Kundërspin: Kryepeshkop, populli besimtar maqedonas është mendjehapur!

Kryepeshkopi Agatangell. Foto: Dioqeza e Vardarit, ueb-faqja

 

Agatangelli, edhe pse jetën e tij ia ka kushtuar Zotit dhe Kishës, kuptohet, se është edhe qytetar i Republikës së Maqedonisë me të drejtë vote. Ai, sikurse çdo qytetar tjetër, veçanërisht nëse është person publik, ka të drejtë të shpreh haptazi qëndrimet e tij rreth çdo çështje për të cilën mendon se është aktuale, në veçanti të theksojë se qëndrimet e tij nuk janë edhe qëndrimet e Kishës, por janë personale. Por, nuk është në rregull kur kryepeshkopi, duke shprehur qëndrimet e tij thotë gjysmë të vërteta, të vërteta të shtrembëruara ose të pavërteta

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Kryepeshkopi z. Agatangell, dërgoi letër deri të lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në të cilën mund të vërehen shumë spine, prej ku nxjerrim tre:

Spin: Në këtë moment është e nevojshme qetësia, të vepruarit me inteligjencë dhe vendosmëria. Më i forti mund të na e marr lirinë, por assesi nuk munden të na e marrin dinjitetin. Më i dobëti fiton nëse përdor ashtu siç duhet mendjen dhe jeton sipas virtytit. I miri Zot, çdo herë i ka mbrojtur të shtypurit dhe më pak të ndjekurit. Këtë, me maqedonasit më së miri e dim. Kemi kaluar shekuj të pogomeve të tmerrshme dhe gjenocideve, por të parët tanë, me ndihmën e Perëndisë, as nuk jemi asimiluar, as nuk jemi zhdukur prej skenës historike. Përkundrazi, pa ndihmë dhe mbrojtje janë organizuar dhe kanë fituar luftën për liri kombëtare dhe fetare të popullit maqedonas. 

[Burimi: Republika- Agatangell: I gjithë populli i ndershëm …, data: 31.07.2018]

Kundërspin: E vetmja gjë e saktë në këtë rrëfim të Agatangell është se në këtë moment me të vërtetë është e nevojshme qetësia, të vepruarit me inteligjencë dhe vendosmëri. Çdo gjë tjetër është spinim emotiv ose tallje me ndjenjat e lexuesve të kësaj letre, përfshirë edhe vet Mickoski-n.

Për çfarë marrje lirie nga ana e më të fortit në botën e ndërlidhur të shekullit 21 flet Agatangell? Kush dëshiron që të na e merr lirinë? A mendon në lirinë fizike? Ose në lirinë e marrjes së vendimit. Nëse është e dyta, atëherë qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet të kenë të drejtën e zgjedhjes. Në demokraci kjo zgjidhjet përmes kutisë së votimit ku zgjidhjet ose refuzohet diçka, përfshirë këtu edhe referendumin.

Së dyti, kush ia merr me të vërtete dinjitetin popullit maqedonas? Mund të jetë edhe e vërtetë dhe me siguri është kështu: është e padenjë që me kërkesë të fqinjit të dalësh dhe të votosh për emrin e vendit tënd. Por, a është fajtor fqinji që udhëheqësit e popullit maqedonas dhe të të gjithë qytetarëve tjerë e kanë çuar vendin dhe njerëzit në një pozitë kaq të palakmueshme? Për shembull, a janë fajtor grekët që pjesa më e madhe e udhëheqësve të vendit në Maqedoni me dekada pas pavarësisë deri më tani, para së gjithash, kanë menduar për pasurim të vetvetes? Përfshirë këtu edhe pasurimin me para të korruptuara prej biznesmenëve grek! Dhe gjatë kësaj, pas qeverisjes së tyre, padenjësisht, kanë lënë boshllëqe – në ekonomi, arsim, shëndetësi, dhe shërbimi social?

Dhe kur vendi, me gjithë banorët në të, pas tre dekadave prej “politikanëve” të saj janë dërguara deri në një pozitë skajshmërisht jodinjitoze në jetën e tyre të përditshme, të detyruar që shpëtimin ta gjejnë jashtë Maqedonisë, pa marr parasysh nëse janë me arsim të lartë ose të paarsimuar, me të vërtetë pyetja është nëse është më rëndësishme ky dinjitet ose dinjiteti i cili ndoshta do të humbet nëse arrihet deti te momenti i ndërrimit të emrit të shtetit, me qëllim që të ç’bllokohen dyert e Evropës dhe botës.

Prej këtu, parë nga ky aspekt, duhet të dëgjoni Agatangell:
I dobëti fiton përmes përdorimit të mendjes në mënyrë të drejtë dhe jeton sipas virtytit!

 

VETËM ÇMENDURIA MUND TË HEDH NË ERË MAQEDONINË

 

Spin: Qëndroni edhe Ju në anën e drejtë dhe të hapur para gjithë botës dhe para gjithë opinionit maqedonas thirrni për bojkot të referendumit të detyruar i cili në të ardhmen e afërt do të përgatitet që të hedh në erë Maqedoninë dhe popullin maqedonas.

Kundërspin: Në këtë deklaratë të kryepeshkopit ka më tepër të vërteta të shtrembëruara. Së pari thirrja deti te Mickoski që të rreshtohet në “anën e drejtë”. Prej ku mund, vetëm nëse me providencë të Perëndisë, kryepeshkopi Agatangell të dijë se bojkoti është “ana e drejtë”?

E dyta, prej ku kryepeshkopi Agatangell pretendon se referendumi i cili na pret në të ardhmen e afërt është “i montuar”? Nëse kryepeshkopi Agatangell thirret në ndonjë praktikë të mëparshme, të afërt ose në të kaluarën e afërt? A ka Kryepeshkopi njohuri për numrin dhe verifikuesit, për përbërjen e re të KSHZ-së, se do të montojnë rezultatin e referendumit? Kryepeshkopi Agatangell thjeshtë mbjell dyshim të lexuesit, përfshirë këtu edhe Mickoskin.

Së treti, prej ku kryepeshkopi Agatangelli vlerëson se rezultatet e referendumit, i cili “si i montuar” duhet të vërtetojë marrëveshjen për ndryshimin e emrit, “do të hedh në erë Maqedoninë dhe popullin maqedonas”?

Впрочем, во тој контекст гледано може и да се цитираат зборовите на Владиката: As emri i Maqedonisë nuk do të hidhet në erë, as populli maqedonas nuk do të hidhet në erë. Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës, me një përcaktues gjeografikë, ndërsa rreth identitetit është budallallëk të argumentohet, sepse aq herë është vërtetuar, edhe nga ana e vet politikanëve grek, se populli maqedonas mund të identifikohet si popull maqedonas, dhe se çdo individit në veçanti është maqedonas, i cili flet gjuhën maqedone. Sipas kësaj, bëhet fjalë për spin të papërshtatshëm të kryepeshkopit Agatangell, për frikësimin e njerëzve të cilët nuk kanë lexuar ose nuk kanë informacione të nevojshme për marrëveshjen, por eventualisht janë të gatshëm të dëgjojnë “Ndriçimin e perëndisë” të Kryepeshkopit.

Kemi kaluar shekuj të pogomeve të tmerrshme dhe gjenocideve, por të parët tanë, me ndihmën e Perëndisë, as nuk jemi asimiluar, as nuk jemi zhdukur prej skenës historike. 

 

KRYEPESHKOP, POPULLI MAQEDONAS ËSHTË MENDJEHAPUR!

 

Spin: Prej meje dhe prej gjithë popullit ortodoks maqedonas në Dioqezën e Vardarit keni të gjithë mbështetjen që të distancoheni prej shtypjes së të fortëve në këtë botë.

 

Kundëspin: Kryepeshkop, është e vërtetë se eparçi do të duhet të njohë dioqezën e vet. Do të duhet të dijë ose lehtë të vijë deri te informacioni për çdo njeri, për çdo fëmijë në dioqezën në të cilën menaxhon.

Nuk është e njohur se kryepeshkopi Agatangell i njeh të GJITHË fëmijë ortodoks në Dioqezën e Vardarit. Por, është plotësisht e njohuri se fëmijët për të cilët kujdeset janë persona mendje hapur, mes tjerash, qëndrimet e tyre kohë pas kohe i shprehin në zgjedhje. Andaj duke marr parasysh ciklet zgjedhore të mëparshme, të përgjithshme, lokale, tërësisht është e qartë se kryepeshkopi Agatangell spinon kur i thotë Mickoskit dhe opinionit në letrën e tij, se nëse thërret në bojkot të referendumit do të ketë mbështetjen e plotë të “e gjithë popullit besimtar maqedonas në Dioqezën e Vardarit”. 

* * *

Agatangelli, edhe pse jetën e tij ia ka kushtuar Zotit dhe Kishës, kuptohet, se është edhe qytetar i Republikës së Maqedonisë me të drejtë vote. Ai, sikurse çdo qytetar tjetër, veçanërisht nëse është person publik, ka të drejtë të shpreh haptazi qëndrimet e tij rreth çdo çështje për të cilën mendon se është aktuale, në veçanti të theksojë se qëndrimet e tij nuk janë edhe qëndrimet e Kishës, por janë personale.

Por, nuk është në rregull kur kryepeshkopi, duke shprehur qëndrimet e tij thotë gjysmë të vërteta, të vërteta të shtrembëruara ose të pavërteta. Sepse kjo nuk është hera e parë e Agatangellit. Ai aktivisht është përzier edhe në çështjet e shenjta të politikës, duke agjituar për parti politike dhe lider (Gruevski dhe VMRO-DPMNE), duke kundërshtuar edhe marrëveshjen me Bullgarinë,  duke kundërshtuar edhe vet sinodin e tij, dhe gjatë kësaj jo rrallë, në daljet e tij publike ka përdorur gjuhë të përafërt me atë të gjuhët së urrejtjes, ose ka glorifikuar Presidentin Gjorgje Ivanov, duke thënë se Perëndia e ka zgjedhur dhe Perëndia e ka bërë President?!