KUNDËRSPIN: Dinjiteti që moti është vënë në dyshim nga politikanët e korruptuar

 

Ivanovi ka të drejtë të vlerësojë kualitetin e një marrëveshjeje, por nuk ka të drejtë të bëj spinime në emër të patriotizmit dhe dinjitetit, dhe të mos i informojë më parë qytetarët se kush në të vërtetë jua ka marr dinjitetin në 25-27 vitet e fundit dhe mos është kjo diçka “që hahet me bukë”, e paketuar me letër edhe Kushtetutë, ose, përsëri, dinjiteti është jeta reale e qytetarëve…

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Kryetari Gjorgje Ivanov ju drejtua qytetarëve në lidhje me marrëveshjen e arrirë me Greqinë rreth dallimeve për emrin e Republikës së Maqedonisë, me çka, duke e konsideruar si të dëmshme bën spinim:

Spin: A është patriotizëm të ndryshohet preambula dhe të fshihet kontinuiteti shtetëror-juridik i Republikës së Maqedonisë, Republika e Krushevës dhe ASNOM-i? A është patriotizëm fshirja e nenit të Kushtetutës për mbrojtjen pakicës maqedonasve në vendet fqinje? A është dinjitoze që të informohen të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara se keni ndryshuar emrin kushtetues? A është dinjitoze të pranoni kërkesat greke dhe ultimatume?  

[Burimi: Kabineti i Presidentit të RM – dalja e tijdata: 13.06.2018]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996Kundërspin: Presidenti i RM-së, Gjorge Ivanov, ka të drejtë të dal me vlerësim për gjithçka në vend, përfshirë këtu edhe marrëveshjen ndërkombëtare të kalibrit të rëndë, si është ajo e arritur me Shkupit dhe Athinës, por, nuk ka të drejtë që gjatë vlerësimit të shtrembërojë të vërtetën dhe të spinojë. Dhe pikërisht këtë e bëri kur ju drejtuar opinionit në lidhje me këtë dokumente, duke shtrembëruar të vërtetën dhe duke luajtur me kartën emotive me bashkëqytetarët e vet, duke thirrur para së gjithash, në emër të patriotizmit dhe dinjitetit. A është e mirë apo e keqe marrëveshja shoqëria greke dhe maqedonase do ta tregojnë. Me siguri do të nënshkruhet, më Maqedoni do të ketë referendum, dhe fati i saj më tutje do të varet prej asaj se a do të zbatohet a jo. Vet akti, që të mos nënshkruhet, por të negociohet me vendin fqinj rreth pretendimeve absurde se emri është trashëguar me shekuj është irredentiste, jodinjitoze. Por, duke u nisur prej këtu, prej atij momenti ose prej viteve të hershme të pavarësisë së RM-së, duhet që opinionit t’i sqarohet se çfarë është nuk është dinjitoze ose akt jo patriotik që të mund i njëjti opinion të kuptojë këtë gjeneratë të politikanëve në qeveri, të udhëhequr nga Zoran Zaev dhe Nikolla Dimitrov, ka arritur atë që kanë arritur dhe kanë zgjidhur një çështje dhe një konflikt.

PRESIDENT, ÇFARË ËSHTË DINJITOZE DHE PATRIOTIZËM? 

Ivanov, kur flet se me marrëveshje është humbur dinjiteti dhe patriotizmi duket që në mendje të ketë këtë në vazhdim:

  • A është patriotizëm që të miratohet Kushtetutë në vitin 1991 me të cilën që në fillim krijohen probleme me pakicën më madhe të vend, duke jua marr të drejtat e mbrojtura me dokument kushtetues prej vitit 1974?
  • A është patriotizëm dhe dinjitoze të lejosh të vidhen kursimet e shtetit tënd, Maqedonisë në vitet e njëjta, duke lejuar që paratë të tërhiqen në Beograd dhe në Ljublanë (rreth një miliard e dyqind mijë marka gjermane), dhe gjatë kësaj si qeveri të kesh njohuri për këtë dhe të mos bësh asgjë, që kursime të ju kthehen qytetarëve përmes buxhetit shtetëror në dekadat e ardhshme?
  • A është patriotizëm dhe dinjitoze që të lejosh të të ndodh “Bitpazari 1993”, me ç’rast çmimin e pagojtën me jetët e tyre pesë persona, duke aktruar se po zbaton rend në shtet dhe ndjekësh fëmijë të cilët shesin cigare nëpër trotuare, kur po ato cigare deri te fëmijët vijnë përmes personave të aprovuar, të cilëve qeveria ju ka dhënë licenca duqaneve nëpër vendkalimet kufitare në veri dhe në jug të Maqedonisë?
  •  A është patriotizëm dhe dinjitoze të lejosh nën shtypjen e një shteti tjetër të ndryshohet flamuri dhe nenet Kushtetuese, dhe më pas gjatë tërë kohës të pretendosh se janë për të mirën e Maqedonisë dhe të çojnë në drejtim të ruajtjes së emrit?
  • A është patriotizëm dhe dinjitoz atentati mbi vet kryetarin e shtetit në vitin 1995, me siguri para së gjithash vetëm pse i ka thënë elitës politike MJAFTË me tregtinë e cigareve, mallrave të akcizës dhe armëve me Serbinë dhe Malin e Zi?
  • A është patriotizëm dhe dinjitoze të vjedhësh një numër të madh të qytetarëve të tu përmes privatizimit dhe kursimeve piramidale siç ka qenë TAT, që të sjellësh sistemin financiar deri në atë shkallë sa që e ka pasur të detyrueshme të shpall devalvim dhe për të fshehur këtë devalvim të nesërmen të çosh 5.000 policë në një aksion të kotë të zbatimit të Kushtetutës, të hiqen flamujt shqiptar në komunën e Tetovës dhe Gostivarit? (korrik 1997).
  • A është patriotike dhe dinjitoze t’ia shesësh fabrikën e të vetmen dhe më të madhe të çimentos në rajon kompanisë greke në vitin 1998 për 27 milion marka gjermane, dhe e njëjta një vit më pas të realizojë shitje të çimentos për mbi 50 milion marka gjermane në Kosovë dhe të pretendosh se kështu ka qenë më mirë për vendin tënd?
  • A është patriotizëm dhe dinjitoze që t’ia shesësh bankën më të madhe në shtet, Stopanska bankën, bankës shtetërore greke për dhjetë milion marka gjermane, pasi tre herë më parë qeveritë kanë marr vendin që të pastrojnë balanset dhe humbjet për gjithsej 900 milion marka gjermane dhe ato humbje të shkojnë në llogari të buxhetit të RM-së, dhe këto t’i paguajnë qytetarët të cilët nuk kanë qenë as fajtor as borxhlinj?
  • A është patriotike dhe dinjitoze që t’jua shesësh OKTA-në për 25 milion marka gjermane kompanive greke, duke arsyetuar e kanë investuar edhe 100 milion euro për tubacione, dhe të mos i kumtohen opinionit anekset e marrëveshjes, sipas të cilave deri në vitin 2019 shteti do të duhet të blejë 500 mijë ton mazut për të cilin nuk ka nevojë?
  • A është patriotizëm dhe dinjitoze që të shkruash letër si ministër i Tregtisë deri te shefat grek të OKTA-së që të mos respektojnë marrëveshjen shumë vjeçare për furnizim me naftë të papërpunuar me “Mamidakis”, dhe më pas, në vitin 2007, në fund të vitit, pas marrëveshjes ndërkombëtare që ka qenë e qartë se do të humbet, “Mamidakis” prej arkës shtetërore t’i paguash 40 milion euro?
  • A është patriotizëm dhe dinjitoze, që të investosh shuma të mëdha parash si shtet në modernizimin e Telekomit, i cili ka përfitim mbi 100 milion marka gjermane në vit, dhe më pas ta shesësh mbi 360 milion euro, me 40 milion euro provizion, për të cikën me saktësi spekulohet se në cikën bankë greke në Selanik ka përfunduar?
  •  A është patriotizëm dhe dinjitoze, që si kryeministër i një vendi të marrësh miliona euro në dy-tre këste, së bashku me partnerin e koalicionit në qeveri edhe atë nga ana e biznismenit grek (Kontominas), vetëm që të mos lejosh që të hapet një operator i dytë mobil edhe ndonjë vit? (I dëshmuar “rasti Telekom” me fakte të vërtetuara para gjykatës amerikane).
  • A është patriotizëm dhe dinjitoze që të njëjti biznismen grek t’ia shesësh sipërfaqen ndërtuese në sheshin kryesor të kryeqytetit të shtetit tënd për 25 euro metër katrorin,  që t’i paguash qira kur do të jetë gati dhe në të cilën do të vendoset udhëheqësia e Qytetit të Shkupit?
  • A është patriotizëm dhe dinjitoze të hedhësh, në xhepat e korruptuar rreth 800 milion euro për përmendore, ndërtesa dhe fasada, në projektin e ashtuquajtur Shkupi 2014, kur përreth atyre objekteve ekzistojnë spitale universitare të cilat po rrënohen dhe nëpër të cilat jetojnë insekte dhe minj, si dhe shkolla të cilat nuk kanë kushte elementare ose presin donacione për rregullimin e çatisë ose dritareve nga ana e biznismenëve të cilët ndërtojnë përmes PDU të dyshimta (rasti me shkollën “Dr. Zllatan Sremac”).
  • A është dinjitoze dhe patriotike që shohësh me sytë e tu dhe të dëgjosh me veshët e tu se si përgjohet gjysma e shteti për qëllime politike dhe biznesi, dhe më pas të nënshkruash abolim pa arsyetimin për të gjithë ato persona të përfshirë në hetimet e PSP-së dhe gjatës kësaj me filozofi të rreme të pretendosh se e ke bërë këtë për të mirën e popullit?
  • A është patriotizëm dhe dinjitoze që të shohësh tentim të dhunshëm të marrjes së qeverisë ose se si nuk mund të arsyetohet i njëjti, siç ndodhi në prill të vitit të kaluar, duke çuar shtetin deri në shpërbërje dhe luftë civile, dhe të thërrasësh për qetësi, pasi që më parë ke ndihmuar që vijë deri në atë pikë, për shembull edhe me mos dhënien e mandatit shumë gjatë kohë pas afateve?…

A HAHET DINJITETI ME BUKË? 

Siç mund të shihet prej shembujve të dhënë më lartë, pothuasje të gjithë të dëshmuara edhe me fakte, politikanët e korruptuar të elitës politike maqedonase dhe shqiptare që kanë qenë në qeveri prej vitit 1991 deri në vitin 2017, shumë kohë më parë “kanë fshirë dyshemenë” me dinjitetin dhe patriotizmin në Maqedoni. Gjorge Ivanov shumë mirë e di këtë, dhe me një pjesë të asaj elite politike është edhe bashkudhëtar, ish-partiak dhe mik. Gjorge Ivanov, po ashtu, është i informuar saktësisht se në çfarë gjendet është Republika e Maqedonisë sot – me shëndetësi të dobët dhe të korruptuar, arsim me efikasitet të dobët dhe të rrezikuar prej ku dalin fëmijë gjysmë analfabet, me shembuj të shumtë për mosrespektim të të drejtave themelore të njeriut, siç është, për shembull, e drejta për gjykim të drejtë, me mosrespektimin e të drejtës për jetë për shkak të mosfunksionimit të institucioneve dhe sistemeve për mbrojtje sociale. Ivanov e di shumë mirë se rreth 100 mijë maqedonas kanë marr pasaporta bullgare që të shpëtojnë prej varfërisë dhe të kërkojnë ekzistencë diku në BE, po ashtu e di se vendin në kërkim të punës e kanë lëshuar rreth 400 – 600 mijë qytetarë…Prej këtu, Ivanov ka të drejtë të vlerësojë cilësinë e ndonjë marrëveshje, por nuk ka të drejtë që të spinojë në emër të patriotizmit dhe të dinjitetit, dhe të mos i informojë qytetarët se kish më par jua ka marr dinjitetin në 25-27 vitet e kaluara dhe se a është diçka që “ngjyhet me bukë”, paketohet në letër, mos edhe Kushtetutë, ose jeta reale e qytetarëve?


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *