KUNDËR-SPIN: Ministri e Financave? Cili është dallimi mes Evropës dhe BE-së?

KUNDËR-SPIN: Ministri e Financave? Cili është dallimi mes Evropës dhe BE-së?

 

 

“Maqedonia është vend i mbytur ne borxh dhe përderisa kalkulohen mjete prej euro-obligacionit, në përputhshmëri janë të dhënat e EUROSTAT që Maqedonia është mes dhjetë vendeve me borxh më të pakt në Evrop me borxh publik nën 50% prej prodhimeve bruto vendore.” 

(Burimi: Ministria e Financave, Data: 20.07.2016)

 

Shkruan: Vlladimir Petreski

 

Në pjesën më lartë të nxjerr prej deklaratës nga Ministria e Financave përsëri ballafaqohemi, kush e di për të satën herë, me një manipulim të vjetër në krahasimin e shkallës së borxhit publik të Maqedonisë me këtë borxh ndaj vendeve të tjera. Kur borxhi publik ishte më i vogël prej këtij sot, gjithandej thuhej se si kemi “mes katër vendeve me borxh më të ulet në Evropë” dhe se”jemi vend me borxh mesatar”. Tani, përsëri, ashtu siç borxhi rritet, thuhet “Maqedonia është mes dhjetë vendeve me më pak borxh në Evropë” dhe thuhet se jemi “vend me borxh mesatar”.

Kontraspin - foto Vistinomer

Në pjesën e nxjerrë më lartë ka mjaftë probleme. E para EUROSTAT nuk ka lidhje me Evropën. EUROSTAT është zyrë statistikash në Unionin Evropian, dhe jo në Evropë. Evropa, ashtu siç njihet, nuk ka zyrë të përbashkët statistikash. Në vazhdimësi të asaj, Maqedonia nuk mundet të jetë mes “dhjetë vendeve me më pak borxh në Evropë”, as që “të dhënat e EUROSTAT përputhen”, sepse EUROSTAT as nuk ka, as nuk publikon të dhëna të tilla.

Pretendimi i cili mund të thuhet, dhe gjatë asaj të shfrytëzohen të dhënat e EUROSTAT në këtë kontekst, mund të thuhet në këtë mënyrë:

Sipas të dhënave të EUROSTAT, Maqedonia është mes 10 vendeve me më pak borxh në krahasim me vendet anëtare në Unionin Evropian. 

EUROSTAT në kalkulimet e veta e përfshinë edhe Norvegjinë, sepse është pjesë e tregut të përbashkët evropian, është privilegj që ky vend skandinav paguan taksat të cilat shërbejnë për mbajtjen e saj dhe funksionimin, njëjtë edhe si vendet anëtare. Por në rastin konkret, Norvegjia, nuk përmendet, sepse ashtu i përgjigjet ministrit të financave që Maqedonia të hyjë (mezi) mes 10 vendeve me borxh më të ulët edhe atë në vendin e dhjetë.

mmf-wb

Grafiku më lartë, i përpunuar prej të dhënave të EUROSTAT e tregon këtë, gjatë të cilit si borxh publik i Maqedonisë është marrë niveli prej 50% nga PBB, për të cilin flitet edhe në deklaratën e dhënë nga Ministria. Mirëpo mënyra e të shprehurit është e ashpër dhe imponuese. Dhe nuk ka kuptim. Sepse krahasim i borxhit publik të Maqedonisë me vendet e tjera do ju referohet vetëm vendeve anëtare të Unionit Evropian, ashtu siç edhe është “sipas të dhënave të EUROSTAT”? Pra Maqedonia nuk është anëtare e Unionit Evropian, aq më pak e EUROSTAT. Më e logjikshme do të ishte që të krahasohemi me vendet të cilat nuk janë pjesë e Unioni Evropian, ngjashëm si nuk jemi edhe ne. Kështu te paktën do të ishte më e logjikshme. Edhe ato nuk janë anëtare të BE-së as ne nuk jemi anëtare në BE dhe është normale që të krahasohemi me to.  Kuptohet, më së miri është që të mos bëjmë ndarje të vendeve me atë se a janë anëtare apo nuk janë anëtare të BE-së dhe të të bëjmë krahasim të borxhit publik të Maqedonisë me atë të të gjitha vendeve të kontinentit. Ashtu siç është bërë në grafikut e poshtë, gjatë të cilës janë përdorur të dhënat nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Eurostat

Ja, një krahasim i tillë ka logjik. Ashtu, siç shihet, Maqedonia është në vendin e 23-të nga gjithsej  47 vende në kontinentin evropian. (Në tabelë ka 48 etnitete, sepse është përfshirë edhe Unioni Evropian, gjatë të cilës numri për BE-në paraqet mesataren e borxhit publik të Unionit). Do me thënë kur bëhet krahasimi i borxhit tonë publik me borxhin publik të të gjitha vendeve në kontinenti evropian, ne jemi në pjesën e mesme, ndërsa kur krahasohemi me vendet anëtare të BE-së, atëherë jemi në pjesë më të lartë, gjegjësisht në vendin e 10-të nga gjithsej 28 vende. Për këtë Ministrisë së Financave më së shumti i pëlqen ky krahasim, gjatë të cilit vendet anëtare dhe Norvegjinë i quan Evropë. Aq më shumë, thonë se ne jemi në mesin e 10 vendeve me borxh më të ulët, gjë që mezi është e vërtetë, pasi jemi në vendin e 10.

Kjo tregon që vendet të cilat nuk janë anëtare të EU-së kanë më pak borxh se Maqedonia dhe për atë Ministria e Financave, duke dëmtuar të vërtetën, ik prej krahasimit me to. Ajo, nuk do të thotë, kuptohet, se jeta në atë vende është më e mirë. Përkundrazi. Vendet anëtare në BE janë më të zhvilluara nga ana ekonomike dhe demokratike. Më pas, Ajo që vendet të cilat nuk janë anëtare të BE-së dhe që kanë më pak borxh, nuk do të thotë se janë më të varfra dhe kanë frikë nga borxhi. Shkaqet për borxhin e tyre të ulët mund të jenë të shumta në numër dhe të ndryshme. Në radhë të parë, bëhet fjalë për vendet kryesisht që kanë pasur sistem komunist dhe pjesë e ish Bashkimit Sovjetik, të cilat për herë të parë në tregun evropian patën qasje në fillim të dekadës së kaluar. Para asaj, askush nuk dëshironte të ju huazojë para sepse ose ishin shumë të varfra ose sistemi i tyre juridik nuk jep siguri se parat do të ktheheshin. Më pas, për huamarrjen e tyre kredidhënësit kanë kërkuar dhe kërkojnë kamata të larta dhe ato nuk mund të përballonin borxhin, shumë prej tyre nuk mundnin të marrin shumë hua sepse do të kishin problem me kthimi e parave për shkak të moszhvillimit të tyre dhe për shkak faktit se një pjesë e buxhetit nacional janë harxhime fikse për të cilat prej më herët është ditur se ku duhet të paguhet, dhe nuk kanë pasur shumë hapësirë (para të lira) me të cilat do të paguanin kapitalin dhe kamatën (te ne në Maqedoni, për shembull, 80%e buxhetit paraprakisht është i caktuar për pagesën e detyrimeve ligjore prej të cilave nuk ka ku iket). Kjo është arsyeja se pse këto vende kanë më pak borxh dhe për këtë Ministria e Financave i ik krahasimit të borxhit publik të tyre me borxhin tonë publik, edhe pse jemi të përafërta për nga zhvillimi ekonomik. Mirëpo, ato përsëri janë pjesë e Evropës edhe kur Ministri i Financave bën krahasime të borxhit tonë publik me atë te vendeve të Evropës, ajo duhet t’ju referohet të gjitha vendeve të kontinentit.

As edhe Ministria e Financave, e cila ka fuqi që të mos marrë hua shuma si 450 apo 500 milion euro dhe të menaxhojë buxhetin mbi 3 miliard euro, nuk mund të ndjek vendet e kontinenti në të cilin gjendet, vetëm që borxhi publik i Maqedonisë të duket më i ulët se sa që është në të vërtetë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.