Goran Petreski: Vallë vërtetë gjenerali Stojançe Angellov po „troket në derë të gabuar?!“

 

Pas insistimit të vazhdueshëm të gjeneralit Stojançe Angellov, lider i partisë Dinjiteti, ku kërkon që RTM të transmetojë „bombat“ e opozitës, kryeredaktori dhe redaktori përgjegjës i programit informativ i këtij servisi publik, Goran Petreski për NovaTV deklaroi:

Mendoj që gjenerali po dërgon mesazhe në adresë të gabuar. Unë jam vetëm redaktor  i programit informativ dhe ne si televizion kemi për detyrë t’i respektojmë rekomandimet e Prokurorisë të mos transmetojmë regjistrimet e opozitës. Televizioni e ka një udhëheqësi, por unë edhe pse nuk kam marrë kërkesë zyrtare për takim me Angellovin, gjithsesi u dëgjova me të dhe do e pranoj për takim sot, por përsëri mendoj se ai po troket në derë të gabuar.

(Burimi:  NovaTV, Data: 16.03.2015)

Горан Претски, главен уредник на информативната програма на МТВ. Фото: видео клип скриншот
Goran Petreski, kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i programit informativ në TVM. Foto: video skrin klipshot

 

Arsyetim:

Regjistrimet e opozitës tregojnë për keqpërdorime të bëra nga ana e partive në pushtet në më shumë segmente, përfshirë këtu edhe korrupsionin në sistemin gjyqësor. Në kushte kur legjitimiteti i pushtetit gjyqësor është vënë nën pikëpyetje, e drejta e qytetarëve për të pasur qasje në informacion për këtë çështje si vlerë që është thellësisht kushtetuese nuk mund të mos vlejë sa i përket ndalesës për publikime të bërë nga prokuroria.

Për ta mbështetur këtë tezë është e domosdoshme të shqyrtohen argumentet sa i përket:

  1. Të drejtës së qytetarëve për të pasur qasje në informacion
  2. Detyrimeve të RTM si servis publik i qytetarëve
  3. Legjitimitetit të vendimit të Prokurorisë publike

E drejta e qytetarëve për të pasur qasje të lirë në informacion është e garantuar me Kushtetutën e RM-së, pjesë për liritë dhe të drejtat qytetare dhe politike në të cilën shkruan (Neni 16, paragrafët 3 dhe 5):

Garantohet qasja e lirë tek informatat, liria e pranimit dhe e përcjelljes së informatave

Censura është e ndaluar

Detyrimet e RTM si një servis publik i qytetarëve burojnë nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele me të cilin është përcaktuar se RTM ka për detyrë  (neni 110, paragrafi 3 dhe 5):

Të sigurojë informim të vazhdueshëm, të vërtetë, të plotë, të pa anshëm, të drejtë dhe në kohë duke krijuar dhe transmetuar programe me cilësi të lartë për të gjitha ngjarjet me rëndësi politike, ekonomike, sociale, shëndetësore, kulturore,arsimore, shkencore, fetare, ekologjike, sportive dhe ngjarje të tjera në Republikën e Maqedonisë, vendet e Evropës dhe nga bota.

Të mos përfaqësojë dhe të mos mbrojë qëndrime dhe interesa të ndonjë partie politike të caktuar, grupeve politike, fetare ose grupeve të tjera, ndërsa programet që i krijon dhe që i transmeton të jenë të mbrojtura nga ndikimi i pushtetit, organizatave politike ose qendrave të tjera të tjera të fuqisë ekonomike dhe politike bota

Në pajtim me po këtë ligj, gazetarët dhe redaktorët e RTM-së kanë për detyrë (neni 111, paragrafi 3 dhe 4 ):

Të sigurojnë informata të paanshme, gjithëpërfshirëse dhe të rëndësishme dhe të njëjtat t’i prezantojnë qartë, pa mëdyshje dhe në mënyrë që do ju mundësojë qytetarëve të formojnë mendimin e tyre lirshëm

Të mos përfaqësojnë ose favorizojnë qëndrime ose interesa të ndonjë partie politike të caktuar, shoqate, interesi personal, feje apo ideologjie dhe në programe në mënyrë të barabartë t’i pranojnë mendimet dhe bindjet e të tjerëve

Më 03.02.2015, Prokuroria publike deklaroi ndalesë për publikimin e materialeve të cilat, siç thuhet në lajmërim, mund të bëhen subjekt i procedure penale. Por, nuk është theksuar se mbi bazë të cilave norma ligjore thirret Prokuroria publike, e as nuk jepen shpjegime se përse bëhet një ndalesë e tillë. Sipas interpretimeve ligjore të profesorit Gordan Kallajxhiev:

Nuk ekziston asnjë mundësi ligjore që prokurori publik të ndalojë paraprakisht publikimin e çfarë do lloj materiali. Prokuroria publike nuk ka kurrfarë baze ligjore të ndalojë dhe sanksionojë publikim të materialeve që do mund të ishin pjesë e ndonjë procedure ligjore të ardhshme, e që për momentin janë të panjohura. Ky aktivitet i tij praktikisht do kishte qenë grushtshtet (deklaratë e dhënë për Shtypin e lirë më 04.02.2015).

Reagim në lidhje me këto ngjarje kishte edhe nga ana e ambasadave të SHBA, Britanisë së madhe dhe Gjermanisë, me ç’rast reagimi i SHBA ishte drejtuar posaçërisht ndaj bazës ligjore për ndalesën e Prokurorisë publike dhe potencialit për imponim të cenzurës:

Mediet e lira janë shtylla e një shoqërie demokratike dhe mediet luajnë një rol qenësor në prezantimin e informacioneve me interes publik, përfshirë këtu edhe informacione të cilat mund të tregojnë për keqpërdorim të pushtetit dhe të kenë si rezultat padi penale kundër personave publik. Jemi të shqetësuar se mediet në Maqedoni mund ta interpretojnë deklaratën e  Prokurorisë sikur ajo të nënkuptonte se ata nuk duhet ta luajnë këtë rol të rëndësishëm. U bëjmë thirrje autoriteteve të japin një shpjegim të qartë ligjor për deklaratën e datës 3 shkurt, duke i përcaktuar më konkretisht rrethanat në të cilat një informacion duhet trajtuar si sekret zyrtar, dhe të shpjegojnë se si gazetarët do e dinë se në cilat raste do ekzistojnë rrethana të tilla konkrete (reagim me shkrim i SHBA, publikuar më 06.02.2015)

Në përgjigjen e dhënë nga ambasada e Gjermanisë për Dojçe Velen, mes të tjerash theksohet se duhet siguruar detyrimi për pavarësi të gjyqësorit dhe institucioneve.

Nga analiza mund të përfundohet se të drejtën e qytetarëve për qasje në informacion e garanton Kushtetuta, RTM ka për detyrë të sigurojë informacion, ndërsa ndalesa nga Prokuroria publike nuk ka bazë ligjore.  Nga kjo del që kërkesa e gjeneralit Stojançe Angellov qëndron.

 

Linqe:

 

Vlerësoi: Milena Josifovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.