Gjykatësit do të zgjedhin anëtarë të ri në Këshillat Gjyqësor – modeli i zgjedhjes mbetet i njëjtë

Foto: pxhere.com

 

Gjysmë së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor ju përfundon mandati dhe të gjithë gjykatësit në vend së shpejti do të zgjedhin anëtarë të rinj nga radhët e tyre, të cilët në periudhën e ardhme prej 6 vitesh do të zgjedhin gjykatësit e ardhshëm, dhe do të realizojnë edhe procedura disiplinore dhe do të përjashtojnë gjykatës për shkak të kryerjes jo profesionale dhe pavetëdije të funksionit të gjykatësit. 

 

Shkruan: Sashe Simovski

 

Këshilli Gjyqësor së fundmi konstatoi se ju skadon mandati 6 anëtarëve dhe për to do të shpallen zgjedhe, edhe atë 5 anëtarë nga radhët e gjykatësve, për të cilët votojnë vet gjykatësit dhe një anëtar i Këshillit Gjyqësor i cili duhet të zgjidhjet në parlament, me propozim të Komisionit për zgjedhje dhe emërtim. Në seancën e mbajtur me 27.09.2018 në Këshillin Gjyqësor është formuar edhe komisioni tre anëtarësh për përgatitjen e listave me propozim të kandidatëve për anëtarë në Këshillin gjyqësor.

Pas 6 vitesh në Këshill, mandati i përfundon: Jelica Kërsteva, gjykatëse bë Gjykatën e Larët, Meri Dika Georgievska dhe Vllatko Samarxhiski – gjykatës bë Gjykatën e Apelit Shkup, Aleksandra Zafiroska, gjykatëse në Gjykatën Themelore në Tetovë, Mirjanka Gocevska Stefanovska, gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Shtip. dhe Bekim Rexhepi i zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Për shkak të pensionimit, në më pas se një muaj i përfundoi mandati Bekir Shainit, gjykatëse në Shkupi 2, dhe në vend të tij u zgjodh gjykatësit nga Shtipi Sashko Gjorgjiev.

 

MODELI MBETET I NJËJTË: GJYKATËSIT, KUVENDIT OSE PRESIDENTI PROPOZOJNË OSE ZGJEDHIN ANËTAR NË GJYKATË 

Përsëri modeli i zgjedhjes së Këshillit gjyqësor i cili u kritikua as shumë mbetet i njëjtë edhe më tej: anëtarët do të zgjidhen nga radhët e vet gjykatësve ( 8 prej 15 anëtarëve), tre zgjidhen në Parlament, dy me propozim të Presidentit të shteti, dhe sipas funksionit edhe më tej anëtar mbeten ministri i Drejtësisë dhe kryetari i Gjykatës së Lart.

LSDM në parti, dhe më vonë në programin qeveritar njoftoi Ndryshime Kushtetuese për heqjen e ministrit të Drejtësisë prej Këshillit Gjyqësor, por deri më tani, ndryshime të tilla nuk janë inicuar.

Këshilli Gjyqësor duhet të bëhet kujdestar dhe garantues i pavarësisë së gjyqësorit, dhe jo dorë e zgjatur e qeverisë ekzekutive. Me qëllim të përjashtojmë çdo mundësi të ndikimit të qeverisë mbi gjyqësorin, do të ndërmarr iniciativë për ndryshime kushtetuese të tërheqjes së ministritë të Drejtësisë prej Këshillit Gjyqësor. Për shkak të profesionalitetit më të lartë dhe vetëdijes në punën e këtij organi, do të sigurojmë detyrim ligjor për transparencë të dukshme në punën e Këshillit Gjyqësor

Këtë e premtoi LSDM në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, në “Plani për jetë“, i cili u bë edhe program qeveritar, por deri më tani, edhe pse Ligji për Këshillin Gjyqësor u ndryshua në maj të vitit 2018, nuk kanë filluar proceset e ndryshimeve kushtetuese për tërheqjen e ministrit të Drejtësisë nga ana e këtij trupi, i cili është anëtarë në bazë të funksionit (“Vërtetmatësi”, para pak kohe ka verifikuar këtë premtim dhe e vlerësoi si jo të realizuar)

Me ndryshimet e Ligjit për Këshill Gjyqësor në maj të vitit 2018, nuk ka ndryshime më të mëdha themelore në funksionin e Këshillit Gjyqësor, përveç disa detyrimeve për publikim të vendimeve për zgjedhje ose jo zgjedhje të kandidatëve të caktuar për gjykatës, i cili për atë vendim ka të drejtë të ankesës, dhe ndalesë së anëtari i Këshillit Gjyqësorë të zgjidhet në një pozicion më të lartë në gjyqësor ose të zgjidhet Kryetar i Gjykatës, përderisa është anëtar i Këshillit Gjyqësor, me çka ligjërisht do të ndërpritet përplasja e interesave.

 

PSP: ZAFIROVSKA ËSHTË VENDOSUR NË SHËRBIM TË QEVERISË GJATË ZGJEDHJES SË GJYKATËSVE 

Me stazh më të gjatë në Këshillin Gjyqësor, plotë 23 vite gjykatësja e Tetovës Aleksandra Zafirovska, e cila në Këshill është prej vitit 2006, dhe në dy mandate ka qenë edhe Kryetare e Këshillit. Para se të kryejë mandati, Prokuroria Speciale Publike për atë publikoi raport të posaçëm, në të cilin, mbi baza joligjore të bisedave të përgjuara konstatoi seri të shkeljeve të ligjit gjatë zgjedhjes së gjykatësve, i cili është caktuar në marrëveshje me strukturat e larta qeveritare dhe policore.

Neni 3 prej Ligjit për Këshill Gjyqësor në Republikën e Maqedonisë është decid:

Këshilli me punën e vet pamundëson ndikimin politik në gjyqësor. 

Por, bisedat e publikuara telefonike në mes Aleksandra Zafirivska, atëherë kryetare e Këshillit në Republikën e Maqedonisë me funksionarë të lartë në Qeveri në Republikën e Maqedonisë, si dhe komunikime telefonike të papublikuara të cilat i ka në dispozicion Prokuroria Publike, janë tregues se e njëjta me sjelljen e saj jo vetëm që pamundëson ndikimin politik në gjyqësor, por përkundrazi ka hapur derën duke mundësuar që partia qeveritare e atëhershme të marr nën kontroll të plotë institucionin e sistemit gjyqësor përmes zgjedhjeve me porosi të gjykatësve, drejtpërdrejt intervenim në marrjen e vendimeve ligjore, korrupsion, revansh dhe me një fjalë politizim të të gjithë segmenteve në qeverinë gjyqësore.

Prej fakteve të cilët ka në dispozicion Prokuroria Publike, në veçanti bisedat e përgjuara të Aleksandra Zafirovska, në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2013, një pjesë e të cilëve edhe u publikuar, del se e njëjta ka kryer funksion të kryetares së Këshillit Gjyqësor në Republikën e Maqedonisë, ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me qeverinë ekzekutive. Përmbajtje e audio-materialeve padyshim se çon në përfundim se kryeministri i atëhershëm (Nikolla Gruevski), jo vetëm që është njoftuar dhe konsultuar gjatë marrjes së vendimeve të rëndësishme në Këshillin Gjyqësor, por i njëjtë i pasur rol kryesor gjatë zgjedhjes së gjykatësve dhe bashkëpunëtorëve profesional.

Kryetari i atëhershëm i Këshillit Gjyqësor në Republikën e Maqedonisë, kryeministri, ministri i Drejtësisë, ministri për Punë të Brendshme dhe drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, kanë vendosur për zgjedhjen e gjykatësve “më të mirë” dhe largimin e gjykatësve “jo të përshtatshmeve”, bashkëpunëtorët profesional i kanë zgjedhur në bazë të listave partiake, kanë menaxhuar punën e gjykatësve, kanë intervenuar në procese gjyqësore etj. Vërtetimi për ekzistimin e një numri të parregullsive dhe keqpërdorime të ashpra të sistemit informatikë dhe mbikëqyrës mbi ndryshimin e dispozitave të Rregullores gjyqësore, të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, përmbajtja e të cilës para së gjithash identifikon mosfunksionimin e dukshëm të Këshillit gjyqësor – konstaton PSP në Raportin e veçantë kushtuar gjykatësve të caktuar. 

Prokuroria Speciale Publike thekson se ka “shkelje të dukshme”, dhe ato janë:

Është e qartë se kufijtë kushtetues për sigurimin e pavarësisë dhe mëvetësisë së këtij organi gjyqësor dhe vendimet ekzistuese ligjore nuk mund të ju përgjigjen në mënyrë adekuate ndikimeve të vazhdueshme ligjore dhe shtypjeve. Të pamjaftueshme janë edhe standardet e vendosura për sjellje etike dhe morale të anëtarëve të cilët anëtarët e Këshillit i pranojnë si detyrim personal dhe profesional. Duket sikur nuk ekziston dispozitë nga Kodeksi etik për anëtarët e Këshillit Gjyqësor në Republikën e Maqedonisë, që ka mbetur pa mos u shkelur nga sjellja joprofesionale e Aleksandra Zafurovska. Prej këtu parashtrohet pyetja nëse shteti mbetet i pashpresë në sanksionimin e sjelljeve të këtilla duke pasur parasysh se Aleksandra Zafirovska akoma është anëtare e Këshillit gjyqësor dhe se prej saj pritet si individ të rregulloj pavarësinë dhe funksionalitetin e gjyqësorit – përfundon PSP. 

 

VANGELLOVSKI NUK VJEN NË “GJYKIM” NË KËSHILL 

Në raportin e tyre është përshirë edhe Jovo Vangellovski, i cili në këtë moment është Kryetar i Gjykatës së Lartë, ndërsa në të njëjtën kohë është edhe anëtar i Këshillit gjyqësor. Kundër Vangellovskit, Këshilli Gjyqësor kryejnë procedurë për largim për shkak të joprofesionaliteti dhe mungesës së vetëdijes, lidhur me vendimin e marr për Goran Gruevski dhe Nikolla Boshkovski, të dy të DSK-së, të akuzuar për përgjim të paligjshëm, të cilët ikën në Greqi,

Por, Jovo Vangellovski nuk paraqitet para Komisionit në Këshillin Gjyqësor i cili po udhëheq procedurë, duke gjetur vazhdimisht “detyrime personale ose zyrtare” për shkak të të cilave nuk mund të vi dhe të përgjigjet për lëshimin e bërë. Mosardhja e tij e fundit ishte javën e kaluar.

Të gjithë gjykatësit në Maqedoni (më pak se 600) do të votojnë për zgjedhjen e 5 gjykatësve të cilët do të bëhet pjesë e këtij trupi me mandat 6 vjeçar. Anëtarin e gjashtë e zgjedh Kuvendit, ndërsa gjashtë anëtarëve ekzistues të zgjedhur në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2016, mandati ju zgjat akoma. Kryetari i Këshillit gjyqësor është Zafir Karaxhoskit, i cili në këtë funksion është dy vite e gjysmë.


Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .