Është ndërtuar shtegu eko-rekreativ rreth lumit Vardar, Gostivar

Projekti “Turizmi derë e hapur për bashkëpunim ndërkufitar” që u realizua nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Komunën e Dragashit, përshiu vlerën prej 244.698,00 euro, 70% e mjeteve financiare sigurohen nga Programi IPA bashkëpunim ndërkufitar nga ana e Delegacionit Evropian dhe 30% pjesë e kofinancimit nga ana e komunës dhe Ministrisë së pushtetit lokal

ARSYETIM:

Projekti për ndërtimin e  shtegut eko-rekreativ ishte një projekt në kuadër të Komunës së Gostivarit në sferën e zhvillimit të turizmit, i cili u premtua dhe në Platformën Zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014. Projekti do të realizohej me mjetet e siguruara nga IPA Fondet e Unionit Evropian (UE) për bashkëpunim ndërkufitar, në vlerë prej  187.000 Euro. Projekti parashihej të përfundonte maksimalisht për tre muaj. Deri më tani (12.02.2017) ky projekt është i plotësuar. 

Më 16.06.2015 kanë filluar zyrtarisht punimet për ndërtimin e shtegut eko-rekreativ që do të nis nga parku i madh i qytetit dhe do të përfundojë te burimi i Lumit “Vardar” në fshatin Vërtok. Në përurim ishte i pranishëm edhe Kreu i Komunës së Gostivarit.

“Sot fillojmë me punë të realizojmë një projekt për të cilin janë të interesuar të gjithë qytetarët e Gostivarit.  Shtegu është me gjatësi prej rreth 10 km dhe i tëri ndërtohet përgjatë shtratit të lumit Vardar. Nga të dy anët e shtegut do të vendosen anësorë prej betoni, ndërsa shtegu do të shtrohet me rërë për ecje dhe e cila ka ndikim shumë pozitiv në shëndetin e njerëzve. Përgjatë shtegut do të vendosen 200 shtylla për ndriçim publik, tabela informuese, pushimore dhe një kullë vrojtimi. Shtegu do të jetë i gjerë 2 metra dhe punët duhet të përfundojnë në një afat maksimum prej 75 ditëve”. (burimi: Portalb, 16.06.2015)

Sipas Kreut të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta punimet ndërtimore për ndërtimin e  shtegut eko-rekreativ do të përfundojnë në afat prej 75 ditëve. Megjithatë, pati një vonesë të vogël disa ditëshe në përfundimin e punimeve, pasi që punimet përfunduan në muajin tetor, gjegjësisht më 19.10.2015.

Ky shteg është me gjatësi prej rreth 10 kilometra. Do jet me ndriçim, pushimore dhe kullë për vëzhgim. Është shtruar me rërë. Është bërë sinjalizimi i hapësirës, kurse janë rregulluar rrugica për ecje, rrugica për çiklizëm malor, dhe dy rrugica tematike nëpërmjet të cilave do të promovohen vlerat e bashkësive lokale dhe rrugicat dhe biodiversiteti. (burimi: Telegrafi, 19.10.2015)

Projekti për ndërtimin e këtij shtegu, megjithëse pati një vonesë të vogël në realizim (duke u bazuar nga ajo që u premtua) sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, këtë premtim e vlerësojmë si i plotësuar.

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *