Është asfaltuar rruga Haraçinë-Grushinë

ARSYETIM: Asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Grushinë me rrugën rajonale të komunës së Haraçinës ishte një projekt i premtuar në kuadër të Komunës së Haraçinës. Projekti ishte pjesë e Platformës zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet e vitit 2014. Si afat për përfundimin e punimeve ishte përcaktuar viti 2015. Deri më tani (03.02.2017), projekti “Asfaltimi i rrugës deri në fshatin Grushinë”, është i plotësuar.

Punimet për asfaltimin e rrugës për në fshatin Grushinë kishin nisur më 20.08.2015.

Filluan edhe punimet në rrugën e f.Grushinë, ku ka qenë e vështirë qarkullimi i lirë i automjeteve (për 850m). Është bërë tamponimi dhe hapja e kanaleve anësore dhe për një kohë shumë të shkurtër do të bëhet edhe asfaltimi i kësaj pjese të rrugës prej 850m 
(burimi: Shërbimi Informativ- Komuna e Haraçinës, 19.12.2015)

Punimet për asfaltimin e rrugës deri në fshatin Grushinë zgjatën deri më 19.12.2015.

“Ne sot bëjmë promovimin e rrugës  me gjatësi prej 2.5 kilometra, rrugë që është bërë në bashkëpunim me Fondin për rrugë rurale dhe Agjencinë për zhvillim rural. Arritëm që në kohë të përfundojmë punimet dhe të lëshojmë në kohë këtë rrugë, është në të mirë të banorëve të Haraçinës sepse lidh ata me rrugën rajonale.” deklaroi kryetari i komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi. (burimi: Tetova Sot, 19.12.2015)

Asfaltimi i rrugës Haraçinë-Grushinë ishte një projekt që filloi dhe u përfundua në kohë të duhur. Prandaj, sipas metodologjisë së Vërtetmatësit mund të përfundojmë që ky premtim është i plotësuar.

BURIME:

⦁ Platforma zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014;
⦁ |20.08.2015| Filloi të asfaltohet rruga Haraçinë-Grushinë (Shërbimi informativ-Komuna e Haraçinës, shikuar më 03.01.2017)
⦁ |19.12.2015| Përurohen dy rrugë të reja në Komunën e Haraçinës (TetovaSot, shikuar më 03.01.2017)

Vlerësoi: Rabie Abazi


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *