Është asfaltuar rruga Haraçinë-Grushinë
ARSYETIM: Asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Grushinë me rrugën rajonale të komunës së Haraçinës ishte një projekt i premtuar në kuadër të Komunës së Haraçinës. Projekti ishte pjesë e Platformës zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet e vitit 2014. Si afat për përfundimin e punimeve ishte përcaktuar viti 2015. Deri më tani (03.02.2017), projekti “Asfaltimi i rrugës deri në fshatin Grushinë”, është i plotësuar.
Punimet për asfaltimin e rrugës për në fshatin Grushinë kishin nisur më 20.08.2015.
Filluan edhe punimet në rrugën e f.Grushinë, ku ka qenë e vështirë qarkullimi i lirë i automjeteve (për 850m). Është bërë tamponimi dhe hapja e kanaleve anësore dhe për një kohë shumë të shkurtër do të bëhet edhe asfaltimi i kësaj pjese të rrugës prej 850m (burimi: Shërbimi Informativ- Komuna e Haraçinës, 19.12.2015)
Punimet për asfaltimin e rrugës deri në fshatin Grushinë zgjatën deri më 19.12.2015.
“Ne sot bëjmë promovimin e rrugës me gjatësi prej 2.5 kilometra, rrugë që është bërë në bashkëpunim me Fondin për rrugë rurale dhe Agjencinë për zhvillim rural. Arritëm që në kohë të përfundojmë punimet dhe të lëshojmë në kohë këtë rrugë, është në të mirë të banorëve të Haraçinës sepse lidh ata me rrugën rajonale.” deklaroi kryetari i komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi. (burimi: Tetova Sot, 19.12.2015)
Asfaltimi i rrugës Haraçinë-Grushinë ishte një projekt që filloi dhe u përfundua në kohë të duhur. Prandaj, sipas metodologjisë së Vërtetmatësit mund të përfundojmë që ky premtim është i plotësuar.
BURIME:
⦁ Platforma zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014;
⦁ |20.08.2015| Filloi të asfaltohet rruga Haraçinë-Grushinë (Shërbimi informativ-Komuna e Haraçinës, shikuar më 03.01.2017)
⦁ |19.12.2015| Përurohen dy rrugë të reja në Komunën e Haraçinës (TetovaSot, shikuar më 03.01.2017)
Vlerësoi: Rabie Abazi
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari