Elena Gosheva: Karrierë e cila priste pensionin për të ngjitur përpjetën

Foto: Мета

Kryetarja e deritanishme në Gjykatën Kushtetuese dhe kryetarja e mëparshme e Këshillit të prokurorëve publik doli prej anonimitetit prej shumë dekadash kur garnitura paraprake e qeverisë i dha pozicion të lartë në sistemin legjislativ. 

 

Kryetarja e deritanishme në Gjykatën Kushtetuese dhe kryetarja e mëparshme e Këshillit të prokurorëve publik doli prej anonimitetit prej shumë dekadash kur garnitura paraprake e qeverisë i dha pozicion të lartë në sistemin legjislativ. 

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski

 

Sistemi jonë gjyqësor  është përplotë me individ për të cilët opinioni ka qenë i ndarë në ato që sulmojnë personat e këtillë, zakonisht për shkak të vendimit të tyre ose procedurës, ose, në ato që i mbështetin. Gjykatësja Elena Gosheva në pjesën më të madhe të karrierës së saj ka qenë e padukshme, duke i kaluar vitet si pjesë e padukshme e mekanizmit të profesionit të prokurorisë. Edhe në vet fundin e stazhit punues, pikërisht në vitet e fundit para pensionit, emri i saj u bë i dukshëm, por për opinioni u bë kontroverse atëherë kur u kthye mbrapsht në profesionin e saj. Me këtë rast vërejtjet shkuan kah ajo se pozicionin e saj në Gjykatën Kushtetuese e ka sakrifikuar për një parti, para të gjithash, të asaj që ishte në qeveria kur asaj ju zhvilluar përfundimisht karriera.

Të kujtojmë se Gosheva me disa vendime në atë institucion, që janë pjesë e vendimeve të saja ose procesimeve të saja në opinion, para së gjithash atij profesional, ktheu kokat. Këtu hynë edhe aktualiteti i saj i fundit lidhur me emrin e saj, kur në mbrëmjen para referendumit me të cilin vendoset për të ardhmen e vendit dhe për kyçjen e tij në aleancat euro-atlantike, dhe me rastin e  parashtrimit të kërkesave prej të huajve, i propozoi Gjykatës Kushtetuese që të caktojnë masë kohore – ndalim të të gjithë aktiviteteve për mbajtjen dhe zbatimin e referendumit.

Më saktë, Gosheva ka qenë gjykatëse raportuese për iniciativën e vlerësimit të kushtetushmërisë dhe legjislacionit në vendimin për caktimin e referendumit dhe ajo në referatin e përgatitur propozoi gjykata të caktojë procedimet ënë seancë (19.09.2018) në të cilën do të shqyrtohet kjo iniciativë. Është i njohur rezultati i deklaruar nga gjykatësit – shtatë prej tyre nuk shohin shkelje të dispozitave kushtetuese në vendimin për shkrim të referendumit, përkundër propozimit të gjykatëses raportuese për iniciativë Gosheva, e cila prapa vetes kishte vetëm një gjykatës i cili e mbështeste (Jovan Josifovski).

Kjo gjykatëse e Koçanit sot ka 70 vjet. Ka diplomuar në vitin 1975 dhe në këtë kohë, gjatë zgjedhjes së saj në Kuvendin e RM-së në maj të vitit 2012, ka nxitur shumë polemika, por jo vetëm për shkak të kthimit të saj të “heshtur”. Për shembull, deputetja Ana Pavllovksa Daneva, profesor në Fakultetit Juridik dhe kontakt i mundshëm deri te dosjen e studentëve të vjetër në të njëjtin, atëherë zbuloi se Gosheva ka fshehur se ka studiuar 9 vite dhe ka pasur mesatare 6,4. Për këtë opozita atëherë atakoi ashpër Goshevën si kuadër jocilësor i VMRO-DPMNE-së, përderisa me të njëjtën energji deputetët e VMRO-DPMNE-së e mbrojtën sikur është shumë e pastër dhe politikisht e pandotur.

Përndryshe, Gosheva pas diplomimit punësohet si stazhier në Prokurorinë Publike e qarkut Shkup, ku merret me akuzat penale dhe lëndët e shkallës së parë dhe të dytë, deri në vitin 1977 kur është pas kalimit të provimit të avokaturës punon si bashkëpunëtor profesional. Në vitin 1984 është zgjedhur zëvendëse në Prokurorinë Publike Komunale në Shkup ku deri në vitin 1997 punon në akuzat penale dhe lëndë. Të njëjtat detyra i ka kryer edhe në suaza të Prokurorisë Publike Themelore si zëvendës si prokurorit deri në vitin 2002 kur është zgjedhur zëvendëse e Prokurori Publik të Lartë në Shkup.

Mund të thuhet edhe se praktikisht 25 vite ka qenë shumë “statike” në Prokurori, ku ka pasur të drejtën e punësimit, deri në vitin 2008 kur ndodh “kthesa” (është viti kur qeveria e re e kryeministrit Nikolla Gruevski përforcoi pozitën e vet). Gosheva atëherë u zgjodh anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publik në Republikën e Maqedonisë, përgjithësisht funksion i lartë të cilin e ka mar për shkak të studimit të tej zgjatur dhe stereotip, lëvizjes së ngadaltë në karrierë. Dhe prej asaj pozite ka mundur të menaxhojë zgjedhjen dhe largim nga puna të prokurorëve publik, me verifikimin e numrit të prokurorëve publik në prokuroritë publike, ndarjen e tyre eventuale, përpunimin e planit për organizim të punës së prokurorëve publik…

Në atë vit, kur ka pasur 60 vjet dhe ka mundur të mendojë për pensionin, Gosheva nga ana e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publik të Republikës shumë shpejtë është zgjedhur edhe kryetare e këtij institucioni, funksion të cilin e ka kryer deri në vitin 2010. Për gjykatëse në Gjykatë Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë është zgjedhur në maj të vitit 2012. Atëherë bie në sy dhe se ekziston një lidhje familjare e mirë me partinë e cila ishte në qeveri.

Ajo është nëna e Sllobodanka Gievska, në mandatin e të cilët si kryetare e Komisionit për regjistrim u anulua regjistrimi i cili filloi të realizohet në vitin 2011. Që në vitin 2004 Gruevska si drejtore e “Telekom”-it të fuqishëm udhëheq me sektorin e resurseve njerëzore.

Dhëndri i Goshevës është Igor Gievski, ish kryetar në UFR të VMRO-DPMNE-së. Ai së pari ishte besnik ndaj ish kryetarit të partisë Ljubço Georgievski, i cili u bë edhe anëtar i Këshillit në qytetin e Shkupit si pasardhës i tij. Si i tillë hyri edhe në Holldingun e EVN-së austriake, e cila të rikujtojmë, ka qenë në luftë me Gruevskit dhe ekipin e tij kur ato erdhën në qeveri dhe nuk pranuan privatizimin e një pjese të ESM.

Në atë kohë, përderisa Gosheva hyrë në Kushtetuesen dhe shumë shpejt u bë edhe kryetare e të njëjtë, u miratuar ndalimi për incizim të seancave me kamera, dhe pa asnjë arsyetim u miratua vendimi që të mbyllen dyert e gazetarëve dhe të vendoset për abolimin e presidentit Ivanov.

Të rikujtojmë se atëherë gjykatësja kushtetuese Gzime Starova konstatoi publikisht: “është e vështirë për vendin kur në krye të Kushtatës Kushtetuese qëndron Elena Gosheva”. Edhe kjo nuk është vetëm për atë se kryetarja e vendosi në rend ditor atë diskutim (procedura e shpejtë me të cilën miratuan procedurë për shfuqizimin e ndryshimeve në Ligjin për abolim i cili i ndalon Presidentit që shteti të fal persona për vepra penale të caktuara), por edhe për faktin se, për shembull ia ndaloi një gjykatëses (!) që të ndajë me proces verbal mendimin e vet, ose të përmirësohet procesverbali në të cilin gabimisht është vërtetuar vullneti i tyre gjatë votimit të katër gjykatësve (nuk kanë qenë, të sqarojmë, për propozimin e Goshevës, por këtë ajo nuk e ka parë). Këto janë fotografitë e përditshme përgjatë procedurave në atë Gjykatë në të cilën u njollos karriera  e  saj, tashmë të përshkruar në më tepër analiza gazetareske (shih më tepër).

Ajo që patjetër duhet të kihet parasysh gjatë gjithë këtyre konstatimeve për mënyrën në të cilën gjykatësja Gosheva, është fakti se mandati i një gjykatësi kushtetues është nëntë vjet dhe ajo praktikisht mbetet në funksion edhe tre vite. Kur do të lëshojë karrigen e saj do të ketë 73 vjet.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.