Edmond Ademi

 

 

Me 31.05.2017 Edmond Ademi është zgjedhur ministër pa resor në qeverinë e Republikës së Maqedonisë. 

 

JETA PRIVATE

Edmond Ademi ka lindur me 29.06.1975. Ai është i martuar, baba i dy fëmijëve.

Flet: gjuhën shqipe (gjuhë e nënës), gjuhën maqedonase, gjuhën angleze, serbo-kroate, franceze dhe gjuhën sllovene.

 

ARSIMIMI

Shtator 2010 – Universiteti “Shën Kirli dhe Metodij”, Fakulteti Filozofik – Katedra e Filozofisë – kandidat Magjistër i filozofisë

Puna e magjistraturës: Antropologjia politike dhe mendimi politik i Hana Arendt 

Shtatorë 1994 deri në qershor të vitit 2000 – Universiteti Shën Kirili dhe Metodij – Fakultetin Filozofik – Katedra e Sociologjisë – Sociolog i diplomuar

Teza: Poliitika në multikulturalizëm – E drejta e pakicës në teorinë liberale. 

 

KARRIERA

Mars – maj 2016 – Këshilltar i ministrit për Punë të Brendshme

Shkurt 2011 – shkurt 2015 – Drejtor ekzekutiv në “Institutin Liberta” për hulumtime politike dhe ekonomike.

Mars 2009 – shkurt 2011 – Specialist në komunikimin politik në PEN, SHOEN dhe BERLAND (BJB) – SHBA ( KOMPANIA ME VENDNDODHJE – 1110 Vermon avenju në Nju Jork, Suite 1200 NW Uashington 2500)

Shkurt-qershor 2010 – strateg politik për Partinë e re Socialdemokrate në Serbi

Shtator 2009 – shkurt 2010 – Strateg politik i LDK-së (Lidhja Demokrate në Kosovë)

Strateg politik për PSB -në për fushatën zgjedhore të socialdemokratëve në Slloveni.

Strateg Politik për PSB-në zgjedhjet parlamentare në qershor 2009

Këshilltar për KB / UNDP – Maqedoni

Mars 2007 – mars 2009 – Asistent personal i ambasadorit të SHBA-ve në Shkup (Asistent i dy ambasadorëve amerikan me radhë – Xhillijan A. Millovanoviq dhe Filip Riker)

Shtator 2006  shkurt 2007 – Specialit për mediume/diplomaci publike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Shkup

Tetor 2005 gusht 2006 – (Ministër i Mbrojtjes në RM) Këshilltar Politik i ministri të Mbrojtjes

Janar të vitit 2006 u emërua nga ana e ministrit të Mbrojtjes, në pozicion tre mujor (20 shkurt – 20 maj) me mision diplomatik në NATO – Bruksel. Në të njëjtën kohë ka qenë ndërmjetësues mes ministrit maqedonas të Mbrojtjes (në atë kohë) dhe Kabinetit të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri politike të BE-së, negociatat e pjesëmarrjes maqedonase në misionin e BE-së, ALTEA në Bosnje dhe Hercegovinë.

Qershor 2002 – tetor 2005 – Oficer i shtypit te Agjencisë Evropiane për rikonstruktim – Qendra operative Shkup

Tetor 2000 janar 2002 – Instituti Kombëtar Demokrat për marrëdhënie ndërkombëtare – Shkup, Asistent në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (Puna me grupin punues delegues të LSDM-së)

Janar 1999 – Tetor 2000 – Sekretar i përgjithshëm (përgjegjës për Ballkanin Perëndimor) në Transeuropeennes / Reseaux pour la Culture en Europe, Paris/Shkup

 

PUBLIKIME 

“Parlament impotent – si ta përmirësojmë?” – Analiza e modelit të tanishëm në zgjedhje dhe në prurje dhe në modelin alternativ që të vijë deri te mënyra e përmirësimit dhe përforcimit të rolit të deputetëve në Kuvend vis-a-vis qeveri (Publikuar në janar të vitit 2014)

“Përkundër Evropës: Euroskepticizmi në Maqedoni – kërcënim real ose blof” – dokument i cili përmes analizës së diskursit politik dhe hulimtimeve me fakte i jep përgjigje pyetjes nëse euroskepticizmi është shqetësim serioz i qytetarëve ose tentim populist i elitës politike në Republikën e Maqedonisë për lëvizje të lirë, kur duhet që të ndërmerren reforma të thella dhe afatgjate. (Publikuar, shtator 2012)

Kolumna për ngjarje dhe çështje politike, të publikuara në mediume elektronike edhe në gjuhën shqipe edhe në atë maqedonase prej vitit 2009.

“Të rinjtë dhe integrimi social në shoqërinë e pasluftës” – Punë e prezantuar në konferencën e të rinjve në Europën Juglindore: Rregullat e pjesëmarrjes, emërimet dhe përfshirja sociale. Banka Botërore dhe UNICEF. (Romë, Itali. 29-31 maj 2002)

“Bashkëpunimi ndërkufitar – Një hap më tej për rajon të qëndrueshëm” – Punë e prezantuar në konferencën për zbatim të marrëdhënieve dhe marrëveshjeve të mira ndërkufitare – element kyç për rajon të qëndrueshëm. ATA- Shqipëri. (Tiranë, Shqipëri 25-26 janar 2002)

“E drejta e opinionit të dijë edhe detyrimet e organeve publike. Mediumet në demokraci” – Punë e prezantuar në konferencë 10 vjet më pas – mediumet në tranzicion leksion në Evropën Qendrore dhe Lindore. Në qeverinë e Kroacisë dhe Institutin Korat për Mediumet. (Zagreb, Kroaci, 4-7 nëntor 2000)

 

MIRËNJOHJE DHE ÇMIME

AMBASADOR I DIJES – Çmim i ndarë nga ana e Akademisë së mësimit të tërë jetës, dhe Ministrisë sllovene për Zhvillim Ekonomik dhe Teknologji, Ljublana 08 qershor 2016

Ambasada e SHBA-ve në Shkup

MIRËNJOHJE PËR SHËRBIM TË JASHTËZAKONSHËM – Dedikuar në lidhje të afërta me Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë dhe zgjerimit të njohurive, eskpertizës dhe prurjeve për suksesin e Ambasadës së SHBA-ve gjatë kësaj periudhe. [Nënshkruar nga: Filip Riker, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës]

Stejt Departamenti Amerikan 

ÇMIMI FRANKLIN – Për prurje të veçanta në krijimin dhe përmirësimin e sistemeve më efikase të punës në suaza të Ambasadës së SHBA-ve dhe paraqitjeve të jashtëzakonshme në organizimin dhe realizmin e 4 korrikut dhe kontribut në aktivitete tjera. (Shkup, 7 korrik, 2008)

Agjencia Amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) Çmim për:

Kontribut për për mbështetje të Kongresit, mars 2008, delegacioni më i madh në historinë e Misionit në SHBA në Maqedoni. (Shkup, 7 korrik, 2008)

Stejt Depratementi Amerikan

ÇMIMI FRANKLIN – Për paraqitej të jashtëzakonshme dhe mbështetjen e nivelit të lartë të SHBA-ve, Delegacioni qeveritar ne Councilin Euroatlantik – Forumi i sigurisë në Ohër (28-29 qershor, viti 2007 )

Stejt Departamenti Amerikan

ÇMIMI FRANKLIN – Për nxitje të marrëdhënieve efektive në lidhje me mediumet në zhvillimin e qëllimeve të misionit në Maqedoni (Shkup, 9 maj viti 2007)

 Instituti për politikë De Ren, Francë 

Programi  i shkëmbimit të studenëve  nga Evropa Juglindore, Ren, Francë (1996)

 

BURIME