Dinjiteti i bujqve kthehet me më shumë para

Ministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellësit, Ljupço Nikollovski ka prezantuar propozim-buxhetin për sektorin e tij për vitin 2018, me çka vlerësojmë se ekziston jokonsekuencë në njërën pjesë të deklaratës:

Me Propozim buxhetin për sektorin e bujqësisë do të sigurojmë pagesë të plotë, në kohë dhe joselektive për bujqit, më shumë prodhime vendore kualitative dhe ushqime bujqësore,  do t’jua rikthejmë dinjitetin bujqve maqedonas, për atë se vetëm kështu do ta bëjmë bujqësinë maqedonase moderne, konkurruese dhe sipas standardeve evropiane.  

[BurimiQeveria e RM-se/konferenca e min. Ljubço Nikollovski – data, 02.12.2017]

 

ARSYETIM:

Këtë deklaratë të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, Ljubço Nikollovski të dhënë në fund të prezantimit të propozim-buxhetit, është e saktë dhe konsekuente në nota të tjera, por jokonsekuente në pjesën e dinjitetit dhe këtë e argumentojmë përmes parave. Më saktë, Ministri Nikollovski në fillim të prezantimit thotë se Buxheti është përshtatur përmes analizave për nevojat e sektorit më të madh të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, në të cilin përkrah Ministrisë ekzistojnë edhe më shumë agjenci, inspektorate dhe drejtori, të gjitha me buxhete të vetat dhe shuma e përgjithshme arrin “më shumë se 10,1 miliard denarë”. 

Analizuam në veçanti buxhetet e të gjithë subjekteve në sektorët e treguar në prezantimin grafik, veç e veç dhe lart-poshtë vlerësojmë, se shumat janë diku më të vogla, diku më të larta se të këtij viti.

Për shembull, në pjesën ku shpenzohet pjesa më e madhe e buxhetit në sektor, është Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, (e cila është “kompetente për ekzekutimin e masave për pagesat e drejtpërdrejta në bujqësi dhe në zhvillimin rural…”), shuma e cila është paraparë për këtë vit, 2017, është dukshëm më e vogël se ajo e paraparë për vitin (2018).

Edhe për shkak të objektivitetit për një fotografi më të qartë i krahasuam numrat në Sektorin:

Në vitin 2017 në sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, sipas Buxhetit janë paraparë:

10.454.170 (miliard denarë)

Me ribalancin e Buxhetit në vitin 2017, në sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit janë paraparë:

10.228.698 (miliardë denarë)

Në Propozim Buxhetin për vitin 2018 të dorëzuar deri te Kuvendi për sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit janë paraparë:

10.738.139 (miliard denarë)

Në fund, ministri thotë se për sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit për vitin 2018 janë paraparë:

Mbi 10,100.000 (miliardë denarë)

Siç mund të shihet, dallimi është rreth ose mbi 600 milion denarë më pak përmes prezantimit të ministrit dhe propozimit të Buxhetit dorëzuar deri te Kuvendi, ose mbi 9 milion euro. Nuk përjashtojmë mundësinë se në ndërkohë janë bërë llogari dhe reduktime dhe shkurtime shtesë, sepse ministri edhe sikur të thoshte numra të përafërt, dallimi është i madh.

Nëse krahasohen, numrat e Ribalancit dhe Propozim-Buxhetit për këtë sektor mes viteve 2017 dhe 2018, dallimi është rreth 500 milion denarë ose 8,3 milion euro më shumë. 

Nëse, krahasohen numrat të cilat i dha ministri me ribalancin e buxhetit për vitin 2017, dallimi është rreth 128 milion denarë ose rreth 2 milion euro më pak për vitin 2018.

Ajo që është kryesore, është se parat të cilat i marrin bujqit dhe fermerët në formë të subvencione të drejtpërdrejta, gjegjësisht mbështetja e tyre lart poshtë e njëjtë për të dy vitet. Dallimi në mes Ribalancit për vitin 2017 dhe Propozimit për vitin 2018 te Agjencia për mbështetje (Ka ndarë 14004) është 1,7 milion euro më shumë, e cila në shumën totale prej rreth 140 milion euro, është një shifër e papërfillshme.

Prej këtu, mund që të flitet për “t’jua kthyer dinjitetin bujqve maqedonas”,  thënë në kontekstit politik, ka të bëj vetëm me numrin e parave të cilat me ndihmën e Qeverisë drejtpërdrejtë përfundojnë te fermeri për punën e tij.

Kuptohet se ekzistojnë edhe masa të tjera sociale, përmes regullatorëve, deri në zhvillimin e mjediseve rurale, por duke gjykuar prej parave si parametër të cilat i parasheh Ministria, gjegjësisht Qeveria në sektorin, nuk mund që të përfundohet se “do t’ju kthehet dinjiteti“. 

Për shkak të kësaj deklarate ministri Nikollovski në pjesën për kthimin e dinjitetit të bujqve e vlerësojmë si jokonsekuente. 

  

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *