Analistë dhe (bashkë)partiakë: Faji për humbjen e thellë të VMRO-DPMNE-së është i Gruevskit

 

Dallimi i votave të marra në zgjedhjet lokalë në raport me zgjedhjet parlamentare që para nëntë muaji e gjysmë është i dukshëm dhe negativ vetëm për një parti. Humbja e 120 mijë votave është humbje shumë e madhe e VMRO-DPMNE-së, edhe nëse merret parasysh dalja e ulët në përgjithësi. Ish bashkpartiak dhe analist fajin e shohin te udhëheqësia dhe te Nikolla Gruevki  

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Askush nuk priste këso rezultate zgjedhore, gjegjësisht humbje kaq të shprehur të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale në vitin 2017, ndërsa fajin kryesorë analistët dhe bashkëpartiakët e shohin te sjellja e lideri të partisë Nikolla Gruevski dhe te udhëheqësia më e ngushtë partiake. lOK-IZBPas 99,5% votave të numëruara KSHZ kumtoi se VMRO-DPMNE në rrethin e parë të zgjedhjeve ka fituar vetëm tre komuna (më të vogla), Pettrovecm Sopishte dhe Ilinden, përderisa në gjashtë do të luftojë edhe në rrethin e dytë. Këto janë Shtipi, Kavadari, Çeshinovo-Obleshevo, Probishtip, Novaci dhe Zërnovci. Në të gjithë fitoret e tjera ose udhëheq LSDM, ndërsa mbi 40 fitore janë realizuar që në rrethin e parë. Dallimi  në numrin e përgjithshëm të votave në listën e këshilltarëve, është si në vazhdim: LSDM dhe Koalicioni kanë marr 415.726, VMRo-DPMNE 335.054, BDI 89.617, Aleanca për shqiptarët 48.767, BESA 46.464. Rezultatet janë pas numërimit të 99,51 përqind të votave. Te VMRO-DPMNE është e qartë se ka ndryshim më të madh në numrin e votave. Nëse LSDM ka dallim vetëm për 15 mijë vota më pak në raport me zgjedhjet në dhjetor të vitit 2016, VMRO-DPMNE ka dallim prej plotë 120 mijë votave, në minus! Ky është numër i madh, edhe pse pjesëmarrja në përgjithësi u zvogëlua për të gjithë partitë për 300 mijë votues në raport me zgjedhjet parlamentare. Rezultate të këtilla zgjedhore nuk u parapanë në anketat të cilat u emetuan në muajin e fundit përmes mediumeve. Anketa më e përafërt ka qenë e përpunuar pas porosisë së një televizioni nacional, por vetëm për një pjesë të komunave të Shkupit, përderisa për Shkupin, për shembull ose për Gazi Babë, u parapa një rezultat shumë i ngushtë dhe shumë i sigurt për rrethin e dytë. Kjo ngjarje për opinioni ishte një surprizë e madhe, por edhe për një pjesë të analistëve politikë dhe ish funksionarë të lart të VMRO-DPMNE-së.

KEKENOVSKI: KUR JU THASH, MË PËRJASHTUAN PA STATUS

Një prej sinjaleve të para se diçka duhet që të ndryshohet në udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së që para tre viteve e dha profesori Jove Kekenovski, një prej themeluesve të VMRO-DPMNE-së, i cili më pas ishte edhe një prej themeluesve të Frontit për Përtëritje  Demokratik në Maqedoni – FRODEM. I pyetur nga “Vërtetmatësi” për arsyet se e kësaj humbjeje të të madhe të VMRO-DPMNE-së, Kekenovski deklaroi:

 Debakli në VMRO-DPMNE ndodhi për disa faktorë. Një politik jokonsistente dhe strategjia e partisë. Dy në faktin se kandidatët e DMPNE-së identifikohen me figurën dhe veprën e Gruveskit dhe një pjesë e madhe e mbështetësve ose një pjesë e një shoqërie kriminele të cilën e pamë se si ka qeverisur. Arsyeja e tretë është fakti se dhe fëmijët e vegjël e din se nuk mund të vi një era e re me udhëheqësi partiake të kriminalizuar. Unë para tre viteve vura në dukje politikë e dëmshme partiake dhe për shkak të kërkesës për dorëheqje dhe përgjegjësi nga Gruevski u përjashtua pa status – shprehet Keknovski

Ai shton se shpëtimi i vetëm i partisë janë dorëheqjet dhe përgjegjësia e udhëheqësve:

 Sipas kësaj, është më se e qartë se rehabilitimi i VMRO-DPMNE-së mund që të ndodh vetëm nëse maja e tanishme e partisë, në krye të Nikolla Gruevskit të jep dorëheqje dhe, kuptohet, të mbajë përgjegjësi për gjithçka çfarë kanë bërë, përfshirë këtu edhe keqpërdorimet në parti – përfundon Kekenovski

 

KONEVSKI: PËRGJIGJE ARROGANCËS SË GREIVSKIT

Koka e shtabit Republikan për reforma në VMRO-DPMNE, anëtari shumëvjeçar i partisë Aleksandar Konevski – Cezar, i bindur se debakli i partisë në zgjedhjet lokale është vepër e arrogancës së liderit të partisë Nikolla Gruevski dhe i udhëheqësisë, të cilët me muaj refuzuan që të pranojnë kritikat për menaxhimin, por edhe për mënyrën se si zgjidhen kandidatët për kryetar komunash dhe bartësit e listave për këshilltarë.

Tashmë katër muaj paralajmërojmë për mënyrën se si Gruevski i zgjedh kandidatët dhe këshilltarët. Ai duhej të lejojë që zgjedhjen ta bëj vetëm anëtarësia. Ai i injoroi thirrjet e tyre për riformimin e partisë, neve dhe një numër i anëtarëve të cilët kërkuam këtë, dhe neve na emërtoi anëtarët e eshallonit “të pesë-të gjashtë”…Ja, janë ata të eshallonit “të pestë-të gashtë”, të cilët e dhanë votën e tyre, masovikisht. De fakto, është një pjesë e madhe e anëtarësisë që nuk kanë dal të votojnë as pro as kundër. Anëtarësia sjell fitoret, ndërsa Gruevski dhe ata rreth tij e kanë harruar këtë.  

Коневски вели дека единствен излез и единствено нешто што е прифатливо за нив се оставки и од Груевски и од раководството, зашто поразот го нарекува „срамен“: Konevski shprehet se dalja e vetme gjë që ata pranojnë për ata janë japin dorëheqje Gruevski dhe udhëheqësia, sepse humbjen e quan “të turpshme”:

Pas kësaj humbje të turpshme, Gruevski dhe kryesia duhet që menjëherë të japin dorëheqje që të mund partia të reformohet dhe të zgjedh udhëheqësi të re e cila do ta sjell drejtë rrugëve të fitores. Gjithçka tjetër është e papranueshme për anëtarësinë. 

Ose, siç shprehet Aleksandar Mihajllovski nga maja reformuese (Deutsche Welle), “secili fund është një fillim i ri. VMRO-DPMNE përsëri do të jetë parti politike e fortë”. 

BILALLI: DËNIM I ASHPËR I NJË POLITIKE ANTIPRODUKTIVE  

Profesori dhe analisti Marsall Bilalli rezultatin e zgjedhjeve e sheh si “dënim të ashpër” për VMRO-DPMNE-në për shkak të “politikës antiproduktive” të gabuar dhe të gjatë, si vetëdijesim të votuesve që ka filluar që në zgjedhjet parlamentare:

Ajo që është shprehur me rezultatin e zgjedhjeve, është vazhdim i vetëdijësimit kolektiv më të madh në krahasim me zgjedhjet parlamentare. Qytetarët me vite ishin pengje të një politike antiprodhuese si një produkt “i bukur” i ambalazhuar me një etno-nacionalizëm që shitet lehtë. U humbën shumë vite, u varfëruan shumë njerëz, migruan shumë të rinj që më në fund të kuptojmë se dikush gjatë gjithë kohës na shfrytëzon se mjet për përfitim dhe mbajtje të qeverisë pa ndonjë përgjegjësi. Më në fund, njerëzit e kuptuan manipulimin dhe u nisën drejt normales dhe racionales. Për këtë e dënuan ashpër qeverinë e kaluar. Dëshmuan dhe treguan se duan prosperitet në jetë, dhe jo të jenë pengje të së kaluarës, duke sakrifikuar të ardhmen. 

Bilalli njëkohësisht shton se aq sa është i rëndësishëm dënimi, po aq është i rëndësishme edhe besimi për qeverinë aktuale:

 Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme edhe për qeverinë ekzistuese, por edhe për dinamikën e përfshirjes së vendit në integrime euroatlantike. Për qeverinë është e rëndësishme që të merr një legjitimitet të plotë dhe kredibil në zgjidhje të drejta, që mund të shpërbejë për pozicion më të fuqishëm në negociatat për integrim, por edhe për reformat e brendshme të nevojshme në shtet. Me siguri tani do të përforcohet edhe dinamika e kyçjes së shtetit në proceset euro-atlantike. Po ashtu, me këto zgjedhje vazhdon që të përforcohet edhe kohezioni ndëretnik. Do të thotë, elementi etnik shtypet nga qytetarët gjë që është shumë e rëndësishme në afrimin etnikumeve dhe përforcimin e besimit mes tyre – shprehet Bilalli.  

Pas një rezultati të këtillë, gjithsesi se do të ketë reflekse nga të gjitha anët, por definitivisht edhe të partia e cila mburrej se plotë 10 vite nuk ka njohur humbje. Ndërsa, se humbja është e rëndë flasin edhe tre fakte të tjera: Në mbrëmjen zgjedhore në Shtabin e VMRO-DPMNE-së, sipas asaj që transmetuan mediumet, jo vetëm që mbizotëronte një atmosferë e zymtë, por edhe Gruevski de fakt është lënë vetëm. Së dyti, faqja e konferencës në ueb-faqen e VMRO-DPMNE-së, deri në momentin kur është përmbyllur ky tekst, mbeti pa asnjë publikim, nuk është as edhe fjalimi i Gruevskit. Së treti, në vetë fjalim, Gruevski na kujtoi, gjegjësisht se për rezultate të këtilla “unë kam përgjegjësinë më të madhe për gjithë këtë dhe drejtimi i ardhshëm do të diskutohet menjëherë pas zgjedhjeve”, që mund të jetë një paralajmërim për ndryshime të mëdha në VMRO-DPMNE.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *