Zoran Stavrevski: Rritje prej 93% e investimeve të huaja të drejtpërdrejta

Përfitimet nga koncepti i zonave zhvillimore teknologjike-industriale janë evidente. Investimet e drejtpërdrejta të huaja në vend në formë të përmbledhur, në periudhën prej viti 2007 deri në vitin 2011 janë 1,5 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 93% në krahasim me periudhën prej vitit 2003 deri në vitin 2006, dhe është me rëndësi se kjo ndodh në një kohë kur ekonomia botërore po i përjeton momentet e saja më të vështira që nga koha e depresionit të madh. [Data: 25.08.2012 | Burimi: TV Sitel]

Arsyetim:

Sipas të dhënave nga baza e EUROSTAT-it e Komisionit Evropian, investimet e drejtpërdrejta të huaja për çdo vit veç e veç, në periudhën prej vitit 2003 deri në vitin 2010 janë:

  • 2003 – 100,13 milionë euro
  • 2004 – 259,72 milionë euro
  • 2005 – 74,91 milionë euro
  • 2006 – 344,68 milionë euro
  • 2007 – 506,85 milionë euro
  • 2008 – 409,36 milionë euro
  • 2009 – 136,91 milionë euro
  • 2010 – 219,94 milionë euro
  • 2011 – 303,5 milionë euro (Burimi – BPRM)

Në formë të përmbledhur, investimet e drejtpërdrejta të huaja për periudhën prej vitit 2003 deri në vitin 2006 janë 779,44 milionë euro, ndërsa për periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2011 janë 1 576,56 milionë euro. Ka rritje të investimeve për 100%, gjegjësisht ka dyfish më tepër investime në periudhën 2007-2011 se sa në periudhën 2003-2006.

Sipas kësaj, kjo deklaratë e ministrit Stavrevski vlerësohet si e vërtetë.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.