Nikollçe Acevski: Me paratë nga eksporti i energjisë elektrike mund të ndërtohen shumë kapacitete energjetike
Në gjashtë vitet e fundit për eksport të energjisë elektrike janë dhënë 1,2 miliardë dollarë, para me të cilat mund të ndërtohen shumë kapacitete energjetike. [Data: 01.11.2012 | Burimi: Televizioni Sitel]
Arsyetimi:
Sipas të dhënave nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, eksporti i energjisë elektrike për periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2011 është 1 miliardë e 127 milionë dollarë. Nga ana tjetër, ndërtimi i HC Sveta Petka, që është lëshuar në përdorim para disa muajve, kushtoi 75 milionë euro. Sipas kësaj, nëse bëhet një matematikë, me paratë që janë dhënë për eksportin e energjisë elektrike, kanë mundur të ndërtohen mbi 15 kapacitete energjetike të llojit të HC Sveti Petka. Nga kjo mund të konstatohet se kjo deklaratë e deputetit është e vërtetë.
Linke:
- Banka Popullore e Republikës së Maqedonisëа: НKëmbimi tregtar me jashtë – sipas sektorit të SKNT: Të dhënat vjetore 1994 – 2011 [Qasur më: 09.11.2012]
- Kapital (01.11.2012): Si u ndërtua HC Sveta Petka? [Qasur më: 09.11.2012]
Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari