Zoran Jolevski

 

Zoran Jolevski është ministër i Mbrojtje së qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ish ambasador. Zëri i tij dëgjohet në bisedat e përgjuara të cilat i zbardhi LSDM, në kontekstin e negociatave me Greqinë për emrin nën udhëheqësin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

JETA PRIVATE

Zoran Jolevski ka lindur me 16 korrik të vitit 1959 në Shkup. Ai është i martuar me Suzana Jolevskën, me të cilën ka dy djem: Pero (të lindur në vitin 1988) dhe Filip (të lindur në vitin 1992).

 

ARSIMIMI

Shkollimin e mesëm e ka përfunduar në gjimnazin “Orce Nikollov” në Shkup, ndërsa maturant ka qenë në vitit 1978. Si nxënës i shkollës së mesme ka marr shumë shpërblime në kampionatet shtetërore në matematikë.

Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup në vitin 1983. Ka magjistruar në vitin 1990 në Fakultetin Juridik pranë Universitetit “Shën Kirli dhe Metodij” në Shkup me temë: “Biznes strategjitë në kompanitë multinacionale”. Po ashtu në vitin 1993 ka përfunduar studimet post-diplomike në Institutin e studimeve të përgjithshme në Hag, i cili është pjesë e Universitetin “Erasmo” në Roterdam, Holandë.

Zoran Jolevski në shkurt të vitit 2001 ka doktoruar në fushën e marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare, Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup. Titulli i disertacionit të doktoraturës është ” Regjimi i jashtëm-tregtar në Maqedoni dhe marrëveshjet OTB”.

Përkrah gjuhës maqedonase, flet edhe gjuhën angleze, frënge, serbo-kroate, bullgare.

 

KARRIERA

Prej vitit 1980 ka punuar si udhëheqës turistik. Prej 1.6.2004 deri me 15.3.2006 ka qenë drejtor i Projektit  për arritjen e marrëveshjes së Maqedonisë me Organizatën Tregtare Botërore, Booz Allen and Hamiltin, projekt i vonuar nga USAID.

Prej 9.10.2006 deri me 12.3.2007 ka qenë drejtor në Projektin për përmirësim të klimës tregtare në Maqedoni, Booz Allen and Hamilton, projekt i financuar nga USAID.

Në janar të vitit 2007 Zoran Jolevski merr titullin profesor i rregullt në Universitetin Evropian në Shkup, në lëndën e Marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare, Tregtia e jashtme dhe politika e Unionit Evropian në sferën e ekonomike. Prej 9 korrikut të vitit 2003 merr titullin docent.

 

KARRIERA POLITIKE

Prej 1.1.1998 deri me 1.1.2000 ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Prej 1992 deri në vitin 1994 ka qenë sekretar i grupit Koordinues për sukcesion dhe grupit punuese Ekonomik pranë Konferencës Ndërkombëtare të ish Jugosllavisë.

Prej 15.10.1004 deri me 1.9.1998 është sekretar i parë i Misionit të Përhershëm të Republikës së Maqedonisë në Zhenev. Në periudhën prej nëntorit të vitit 1995 deri në mars të vitit 1996 me vendimin e qeverisë ka qenë përgjegjës për përgatitjen e memorandumit të Republikë së Maqedonisë për qasje në Organizatën Tregtare Botërore.

Në periudhën e viteve 2000-2004 ka qenë zëvendës negociator kombëtar dhe këshillues special në Ministrinë e Ekonomisë për qasje të Republikës së Maqedonisë në Organizatën Tregtare Botërore.

Prej 1.1.2000 deri me 1.6.2004 ka qenë sekretar i përgjithshëm në Kabinetin e Presidentin e të Republikës së Maqedonisë.

Prej 12.3.2007 është ambasador i rregullt dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë në SHBA. Me 22.10.2010 është emëruar si Ambasador i jashtëzakonshëm jo-rezident i Republikës së Maqedonisë në Meksikë, ndërsa me 6.4.2011 është emëruar si Ambasador i jashtëzakonshëm jo-rezident i Republikës së Maqedonisë në Brazil. Me 20.10.2011 është emëruar si përfaqësues i rregullt i R. së Maqedonisë në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Prej 19.06.2014, Zoran Jolevski është Ministër i Mbrojtjes në qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

 

Negociatat për emrit

Në nëntor të vitit 2008 është emëruar i deputet special në bisedimet nën direktiva të OKB me Greqinë për emrin.

 

„Bombat“

Zoran Jolevski është një prej bashkëbiseduesve në pjesën e 33-të të incizimeve në bisedat e përgjuara. Në bisedën e parë ai i thotë ministrit të atëhershëm për Punë të Jashtme, Antonio Milloshovskit, se ndërmjetësuesi Nimic ndjehet i përjashtuar nga procesi, sepse për një periudhë të caktuar nuk ka kontaktuar me asnjë negociator maqedonas ose grek. Në bisedën e dytë, po ashtu shefi i atëhershëm  i diplomacisë, e informon se në bisedë e ka theksuar se për Maqedoninë është i rëndësishëm identiteti, por kjo nuk do të jetë në marrëveshjen e dy vendeve, por do të garantohet me rezolutë…

 

BURIME

Ministria  e Mbrojtjes – Ministri

Wikipedia në maqedonisht – Zoran Jolevski

Vërtetmatësi – Bisedat e përgjuara – pjesa e 33-të: Bisedimet për emrin

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.