VMRO-DPMNE: Rekonstruim rrugës rajonale Kavadar – Mushov Grob
Ky aks rrugor me gjatësi prej 16,3 km me gjerësi të korsisë prej 6 metrash kalon edhe nëpërmjet rrugëve lokale lidhte me disa vendbanime edhe atë: Vatashë, Dabnisht, Begnisht, Kosani, Dragozel, Resavë dhe Stragoevë. Vlera e projektit është 2,6 milionë euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga huaja e marrë nga Bank Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, si dhe një pjesë është konfinancim nga buxheti i Republikës së Maqedonisë. [Afati: qershor 2012]
Arsyetimi:
Rekonstruimi i rrugës rajonale Kavadar – Mushov Grob ka filluar, ndërsa vërtetim për fillimin kemi si nga Komuna e Kavadarit, ashtu edhe nga qytetarët e komunë. Në fillim të nëntorit të vitit 2012, punët ndërtimore janë ndërprerë për shkak të mospërmbushjes së afateve nga ana e realizuesit të punëve.
Më 8 shkurt 2013, në ueb-faqen e BERZH-it është publikuar tender për ndërtimin dhe rekonstruimin e rrugëve rajonale, në mesin e të cilave është edhe rruga rajonale Kavadar – Mushov Grob. Tenderi është i hapur deri më 29 mars 2013, ndërsa sipas deklaratave të personave zyrtarë, rruga rajonale Kavadar – Mushov Grob duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2013.
Linke:
- Duma (06.11.2012): Tërhiqen makinat ndërtimore nga rruga Kavadar – Mushov Grob [Qasur më: 13.02.2013]
- Build.mk (14.07.2012): Deri në fund të vitit do të përfundohen 74 kilometra rrugë rajonale dhe 176 kilometra rrugë lokale [Qasur më: 13.02.2013]
- Sitel (14.07.2012): Gjorgiev: 176 kilometra rrugë lokale dhe 74 kilometra rrugë rajonale deri në fund të vitit [Qasur më: 13.02.2013]
- Sitel (26.01.2013): Lëshohet në përdorim aski rrugor Surdulicë – Radiçevë në rrugën magjistrale Shtip – Strumicë [Qasur më: 13.02.2013]
- Build.mk (08.02.2013): Shpallet tenderi për rekonstruimin e katër rrugëve rajonale [Qasur më: 13.02.2013]
- European Bank for Reconstruction and Development (08.02.2013): Project: Rehabilitation and Improvement of Regional Roads [Qasur më: 13.02.2013]
Vlerësuar nga: Marija Tegovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari