Vepra artistike e Rothkos është shitur 7 vjet më parë dhe nuk ka asnjë lidhje me Ukrainën

Piktura “Pa titull (E verdha dhe blu)” është pikturuar nga Mark Rothko, e realizuar në vitin 1954. Është e vërtetë që u shit për 46.5 milionë dollarë, por në maj të vitit 2015, jo tani. Edhe pse ankandi u zhvillua shtatë vjet më parë, tani në vitin 2022 aktualizohet sërish për të manipuluar në rrjetet sociale.

Një postim në Facebook tregon një vepër arti të autorit Mark Rothko që pretendon se është e pavlerë dhe pastrim parash. Për më tepër, postimi është pa kontekst dhe duke qenë se imazhi artistik të kujton flamurin e Ukrainës, përdoruesit e rrjeteve sociale marrin përshtypjen e gabuar.

Art apo pastrim parash? Merr diçka pa vlerë dhe i jep një vlerë të madhe.. Piktura më poshtë shitet për 46 milionë dollarë

Fotot e kësaj vepre filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale pas fillimit të konfliktit në Ukrainë më 24 shkurt, së bashku me përshkrimet për çmimin e saj. Megjithatë, ato u postuan pa kontekst, duke bërë që disa njerëz të besonin se ishte blerë me qëllime politike të lidhura me Ukrainën. I tillë është njoftimi që është objekt i këtij shqyrtimi.

Piktura “Pa titull (verdhë dhe blu)” është e autorit Mark Rothko e punuar në vitin 1954. Është e vërtetë që u shit për 46.5 milionë dollarë, por në maj të vitit 2015, jo tani. Edhe pse ankandi ka ndodhur shtatë vite më parë, megjithatë, tani në vitin 2022 ai po aktualizohet sërish për t’u manipuluar në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që kjo fototografi e shitjes së veprës së artit shpërndahet në rrjetet sociale pa kontekst që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Postime të tilla virale u identifikuan këtu dhe këtu.

Një zëdhënës i kompanisë multinacionale të arteve të bukura Sotheby’s konfirmoi shitjen e pikturës për Reuters:

Vepra e artit u shit në maj të vitit 2015 si pjesë e ankandit të mbrëmjes së artit bashkëkohor Sotheby’s. Dhe po, çmimi përfundimtar ishte 46.5 milionë dollarë.

Komentet poshtë postimit që po shqyrtojmë konfirmojnë se përdoruesit e mediave sociale besojnë se imazhi është krijuar ose shitur gjatë pushtimit rus të Ukrainës. Për shembull, një përdorues shkroi: “Arti abstrakt ukrainas”, një tjetër shkroi “3 në 1 .. Larja e trurit, pastrimi i parave dhe ndjeshmëria e rreme ose thjesht thënë agjendë globaliste ..”, dhe një i tretë thotë “Pastrimi klasik i parave – pra kjo është Ukraina, pastrim i parave”.

Postimi pretendon gjithashtu se bëhet fjalë për pastrim parash. Por nuk ka asnjë provë për këtë. Gjithashtu pretendohet pa asnjë provë se vepra artistike është e pavlerë. Vlerësimi i vlerës së një vepre të caktuar arti nuk është diçka që vendoset nga një postim në Facebook dhe komentimi mbi të. Për këtë ka ekspertë, pra vlerësues për llojin e veprës artistike. Ata vlerësojnë punën dhe japin një deklaratë me shkrim për vlerën e saj. Shuma varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë gjendjen e artikullit, interesat personale të shitësit dhe blerësit, dhe tendencat e tregut.

Abstrakti i Mark Rothkos me vlerë 46.5 milionë dollarë më parë i përkiste bankierit amerikan Paul Mellon dhe më vonë drejtorit francez të luksit, Francois Pinault. Blerësi i fundit i Rothkos është një koleksionist anonim aziatik, i cili i tejkaloi dy rivalët për të blerë veprën. Rothko patitull(verdhë dhe blu) përmban nënshkrimin e ekspresionistit abstrakt, drejtkëndësha shumëngjyrëshe dhe pritej të shitej nga 40 milionë deri në 60 milionë dollarë.

Këtë postim e vlerësojmë si manipulues, vlerësojmë se i mungon konteksti, sepse një vepër e krijuar gati 70 vjet më parë, e shitur 7 vite më parë, po shpërndahet me qëllim, për të krijuar konfuzion dhe për të manipuluar publikun.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.