Vanço Stojanov

 

Vanço Stojanov – kryetar i Komunës së Vasilevës

 

Vançe Stojanov ka lindur me një janar, të vitit 1967, në Strumicë. Shkollimin e mesëm e ka kryer në shkollën e mesme mjekësore në Shkup, drejtimi – laborant mjekësor, ndërsa më pas në Shkollën e lartë të mjekësisë në Manastir ka arritur të diplomohet si laborant analitik.

Ka qenë udhëheqës i Laboratorit biokimik në Qendrën klinike mjekësor në Strumicë, gjatë të cilës ka arritur eksperiencë për menaxhim, si udhëheqës i punës ekipore.  Flet tre gjuhë të huaja: anglisht, gjermanisht dhe greqisht.

Veprimtaria humanitare dhe mbështetja sociale e njerëzve të rrezikuar, janë aktivitete të cilat e pasqyrojnë karakterin human të Stojanovit,  vlen të theksohet që kënaqësi e potencon anëtarësimin në Këshillin udhëheqës të Kryqit të Kuq – Strumicë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, për herë të dytë qytetarët e zgjedhin për kryetar komune në Komunën e Vasilevës. Nga mandati i mëparshëm të theksojmë projektet të cilat mundësojnë zhvillim më të lartë ekonomik, siç është hapja e zonave industriale, veçanërisht që kanë rëndësi për banorët janë edhe projektet për ndërtim të kopshtit të fëmijëve, sallës së portit në Vasilevë, asfaltimi i më shumë rrugëve komunale, ndërtimin e ujësjellësit. Është anëtar  i Bordit udhëheqës në ZELS nga korriku i vitit 2011.

I martuar dhe babai i dy fëmijëve.

http://www.zels.org.mk/Upload/Content/Documents/Izdanija/Glasilo/2013/MK/Biografii%20APRIL_ANG_NAJFINALNO.PDF

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.