Vaksinat kundër Kovid-19 nuk shkaktojnë “një lloj të ri të SIDA-s”

Vaksinat kundër Kovid-19 nuk shkaktojnë imunosupresion. Kjo është një dezinformatë e ngjashme me atë se toka është një pllakë e sheshtë. Këto vaksina tashmë u janë administruar miliona njerëzve në mbarë botën dhe të dhënat tregojnë se ato janë jashtëzakonisht efektive dhe të sigurta edhe te njerëzit me një sistem imunitar të dobësuar, thotë Pablo Penalosa McMaster, profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Universitetin Northwestern, shkruan Vërtetmatësi.

Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin pretendohet se te personat e vaksinuar me dy doza të vaksinës zhvillohet një sindromë imunodeficitare.

Ose siç themi ne, bëhen sidaxhinj. Është një lloj i ri SIDA-s ose një derë e hapur për çdo sëmundje. Duke e pranuar një dozë përforcuese ju e rrezikoni jetën tuaj. Të dhënat zyrtare nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar sugjerojnë se njerëzit e vaksinuar zhvillojnë sindromën e mungesës së imunitetit të shkaktuar nga vaksina, thuhet në postimin që e recenzojmë.

Në kuadër të postimit është ndarë edhe një  tekst nga Daily Expose.

Të vaksinuarit nuk zhvillojnë SIDA. Raportet në të cilat bazohet teksti në Daily Expose dhe i cili është ndarë në postimit që po e recenzojmë burojnë nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, që tregojnë numrin e personave të infektuar me Kovid-19 çdo javë në Angli, midis atyre që janë vaksinuar dhe atyre që kanë nuk janë vaksinuar.

Duke krahasuar të dhënat, Daily Expose përllogarit se nga java në javë efektiviteti i vaksinës po bie dhe arrin në përfundimin se ata që nuk janë vaksinuar janë më të mbrojtur nga Kovid-19 sesa ata që janë vaksinuar. Pretendohet se çdo person mbi 30 vjeç që ka marrë dy doza brenda pak muajsh do të humbasë aftësinë imunologjike të trupit.

Kjo është e pamundur. Së pari, nuk ka asnjë vaksinë që është efikase 100 përqind. Por sipas Daily Expose, vaksinat janë 100 përqind efikase, që do të thotë se ata që nuk janë të vaksinuar nuk infektohen dhe ata që janë të vaksinuar infektohen.

Kjo nuk do të thotë se të vaksinuarit nuk janë të mbrojtur nga virusi. Shumë prej tyre mund të ekspozohen ndaj virusit por të mos infektohen. Ata që infektohen ka të ngjarë të kenë një përgjigje imunologjike që parandalon zhvillimin e një forme të rëndë të sëmundjes. Ka prova që vaksinat kundër Kovid-19 me kalimin e kohës e humbin aftësinë e tyre mbrojtëse, prandaj sugjerohet pranimi i një doze përforcuese. Por nuk ka asnjë provë që dëshmon se doza përforcuese sugjerohen sepse ato punojnë kundër sistemit imunitar dhe krijojnë një formë të SIDA-s: Nuk ka as edhe një arsye pse vaksinimi do ta zvogëlonte mbrojtjen tuaj kundër Kovid-19.

Përveç kësaj, siç kanë konstatuar vërtetuesit e fakteve, shifrat e përdorura nga Daily Expose nuk mund të përdoren për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës. Këto shifra janë të nënvlerësuara tek të pavaksinuarit. Personat e vaksinuar gjithashtu mund të sillen ndryshe nga personat e pavaksinuar për sa i përket asaj se sa do të socializohen.

Dr. Grant McFadden, drejtor i Qendrës së Imunoterapisë në Universitetin Shtetëror të Arizonës, për Аssociated Press tha se vaksina nuk shkakton SIDA.

“Duke pasur parasysh se miliona njerëz në mbarë botën tashmë janë vaksinuar kundër Kovid- 19, deri tani do të ishte zbuluar nëse pas vaksinimit personat e vaksinuar janë sëmurë nga SIDA”, tha Dr. Grant McFadden për Associated Press.

Kërkimi në  literaturën biomjekësore legjitime nuk zbuloi termin “sindromi imunodeficitar vaksinal” që përmendet në postimin që po e recenzojmë.

Hulumtimi i realizuar nga Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve tregon se vaksinat kundër Kovid-19 e përforcojnë përgjigjen imunologjike.

Zëdhënësi i Agjencisë britanike të shëndetit publik për Polifact e demantoi pretendimin se vaksinat kundër Kovid-19 e zvogëlojnë dukshëm imunitetin tek cila do grupmoshë.

Dr. Peter Nordstorm i Departamentit të mjekësisë sociale në Suedi  thotë se është një dezinformatë që vaksina kundër Kovid-19 e dobëson ndjeshëm imunitetin tek çdo grupmoshë.

Gjithashtu është gënjeshtër edhe pretendimi se vaksinimi shkakton dobësim të sistemit imunitar ose mungesë të imunitetit të fituar, nëse një gjë e tillë ekziston, thotë Peter Nordstrom

Me këtë pajtohet edhe Pablo Penaloza McMaster, profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Universitetin Northwestern.

Vaksinat kundër Kovid-19 nuk shkaktojnë imunosupresion. Kjo është një dezinformatë e ngjashme me atë se toka është një pllakë e sheshtë. Këto vaksina tashmë u janë administruar miliona njerëzve në mbarë botën dhe të dhënat tregojnë se ato janë jashtëzakonisht efektive dhe të sigurta edhe te njerëzit me një sistem imunitar të dobësuar, thotë profesori Pablo Penaloza McMAster

Për shkak të të gjitha fakteve të lartpërmendura, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që vaksinat kundër Kovid-19 shkaktojnë një lloj të ri të SIDA-s.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.