Trajçe Dimitriev
Trajçe Dimitriev është kryetari aktual i Komunës së Demir Kapisë. Më herët këtë funksion e ka kryer në tre mandate – prej vitit 1996 deri në vitin 2005 në dy mandate të njëpasnjëshme, si dhe prej vitit 2009 deri në vitin 2013, me çka është rizgjedhur kryetar komune.
JETA PRIVATE
Trajçe Dimitriev ka lindur në Shkup, me 13 shtator të vitit 1957.
I martuar dhe është babai i dy fëmijëve.
ARSIMIMI
Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik për ekonomi nacionale dhe botërore në Sofje.
KARRIERA
Ka punuar në NPSHB, në “Cigllana” – Negotinë, më pas në periudhën prej vitit 1982-1990 ka punuar si komercialist në Fabrikën për kabllo – Negotinë.
Më pas ka hapur kompaninë personale – “KORAL”
KARRIERA POLITIKE
Ka qenë i zgjedhur si kryetar komune në Komunën e Demir Kapisë në dy mandate prej 1996 deri në vitin 2005, më pas në zgjedhjet në vitin 2009 dhe në zgjedhjet e vitit 2013, për herë të katërt banorët e Komunës s Demir Kapisë i’a japin besimin për marrje të funksionit të kryetarit të komunës.
BURIME
Ueb-faqja e ZELS – Gazeta prill 2013
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari