Tortura është e ndaluar me konventa botërore dhe evropiane të ratifikuara edhe nga Maqedonia

Lube Boshkovski në miting dhe pas arrestimit. Foto: Të Bashkuar për Maqedoninë dhe skrinshot.

 

Prokuroria Speciale Publike njoftoi se ka filluar procedurë hetimore të ashtuquajtur “Tortura”, që ka të bëj me arrestimin e kryetarit të partisë Të bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski. Në këtë rast i dyshuari i parë është ish drejtori DSK-së, Sasho Mijallkov.

Sipas prokurores Fatime Fetai, e cila arsyetoi rastin, pjesëtarë të forcave policore “Alfa” kanë vepruar në mënyrë çnjerëzore gjatë arrestimit të Boshkovskit në vitin 2011. Ai ka qenë i diskriminuar në bazë të bindjeve politike, ka qenë i poshtëruar, i janë drejtuar me fjalë vulgare ndaj nënës së tij dhe gruas. Ajo bëri të ditur se Prokuroria Speciale ka filluar procedurë hetimore kundër 7 të dyshuarve, ku si i dyshuar i parë është ish drejtori i Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit, me urdhrin e të cilit të përfshirit janë sjell në mënyrë çnjerëzore.

Fetai tha:

Me 6 qershor të vitit 2011, e hënë, më saktë një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat zgjedhje VMRO-DPMNE fitoi më shumë deputet, i dyshuari i parë si person zyrtarë-drejtor i Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim ( Sasho Mijallkov), për shkak të diskriminimit në bazë të bindjeve të ndryshme politike, i ka shtyrë të dyshuarit e tjerë, zyrtarë të policisë në njësinë “Alfa” që gjatë kryerjes së detyrës zyrtare gjatë privimit nga liria të personit të dyshuar- të dëmtuarit Lube Boshkovsi  të shkaktojnë vuajtje shpirtërore.

ÇKA ËSHTË TORTURA

Termi “Torturë”, sipas konventës së Kombeve të Bashkuara kundër torturës dhe trajtimit mizor, çnjerëzor dhe poshtërues ose ndëshkimit (UNKAT) do të thotë çdo veprim me të cilin shkaktohet dhimbje e qëllimshme ose vuajtje, fizike apo mendore, ndaj ndonjë personi me qëllim që të merren informata nga ai apo ndonjë person të tretë ose të detyrohet pranimi i fajësisë.

Kjo konventë e cila hyri në fuqi më 26 qershor të vitit 1987, e ka ratifikuar edhe Maqedonia me datë 12.12.1994

.Gjatë arrestimit të Boshkovskit, sipas prokurores, është ushtruar torturë psikike, e cila sipas UNKAT, përfshin teknika të detyrimit dhe frikësimit, poshtërim të vazhdueshëm dhe terrorizimit.

Sipas UNKAT, elemente karakteristike të torturës janë:

  1. Akt i qëllimshëm me të cilin shkaktohet vuajtje të rëndë fizike ose psikike;
  2.  Veprimi i cili shkaktohet me qëllim të caktuar;
  3. Nga ana e personit zyrtarë të autorizuar ose personi i cili vepron në cilësinë e personit të autorizuar.

Metodat e torturës, praktika kriminale i klasifikon në dy grupe më të mëdha:

Fizike:

 Shkakton dhimbje të mëdha dhe vuajtje enorme te viktima. Tek format më mizore mund të vijë deri tek  gjymtimi, deformimi ose lëndimi i përhershëm. Metodat e torturës të cilat më së shpeshti përdoren janë: rrahje ma kamxhik, mjete të metalit, gurrë, kabllo dhe shkopinj, shqelmi dhe goditje për murri, Metoda e ashtuquajtura ( fallaka) ose “fallanzh” ( rrahje e ashpër e viktimës në shputat e këmbëve) po ashtu edhe përdorim të gjerë ka edhe metoda e elektro shokut, mbytje, lidhje dhe djegie me cigare ose ekspozimi i viktimës në temperatura ekstreme të ulëta apo të larta.

Mentale:

 Kjo torturë përfshinë teknika të privimit dhe mundimit, siç është privimi nga ushqimi, uji, gjumi, hapësirave sanitare, teknika e privimit nga komunikimi siç është mbyllja në celulë dhe ndërprerja e kontakteve me të burgosurit e tjerë apo me botën e jashtme, teknika e detyrimit dhe frikësimit, siç është pjesëmarrja e detyrueshme gjatë torturimit të njerëzve tjerë, kërcënimi me eliminim, ose simulim i eliminimit, poshtërim i vazhdueshëm dhe terrorizim 

Prokurorja Fetai arsyetoi se i dyshuari i dytë, i cili ka qenë komandant i njësive “Alfa” (Ivica Antevski- Puki) me fjalët, “Shtrijeni për toke, në tokë të arrestohet”, “Shtrije poshtë, shtrije poshtë” ka dhënë urdhër për mënyrën e realizimit të arrestimit, me çka i dyshuari i tretë, katërt, pestë, gjashtë dhe i shtatë kanë përdorur forcë të tepruar fizike, dhunshëm e kanë shtri në tokë, duke e goditur të dëmtuarin Boshkovski në këmbë dhe duke e mbajtur për duarsh. Të njëjtët, e kanë maltretuar, frikësuar dhe nënçmuar me fjalët, “Aj tash le të leh kundër shefit”, “Të erdhi momenti”, ” Në të s’ëmës “,”Erdhi momenti të revanshohem”, “Të qifsha gruan” dhe fjalë të tjera vulgare dhe sharje kundër nënës, gruas dhe fëmijëve, dhe në ato momente i dyshuari i tretë i ka vendosur pistoletën në anën e majtë të fytyrës, duke ju drejtuar me fjalët “ditë të bardhë të mos shohësh”.Menjëherë pas kësaj e kanë dërguar përpara një tualeti publik dhe është mbajtur në këtë pozicion për gjysmë ore, me qëllim që të xhirohet nga mediumet, të cilat kanë qenë të lajmëruara për ngjarjen. Sipas gjithë kësaj, nuk është e vështirë të nxirret përfundimi që të dëmtuarit Lube Boshkovski i është shkaktuar vuajtje shpirtërore, drejtpërdrejt i është fyer dinjiteti njerëzor dhe personaliteti dhe ka qenë i diskriminuar në bazë të bindjeve të tij politike.

Konventa evropiane për të drejtat e njeriut, e cila është konventë për mbrojtje të të drejtave të njeriut është sjellë nga ana e Këshillit Evropian në vitin 1950.

Duke u nisur nga iniciativa e Deklaratës Universale, Këshilli i Evropës e solli Konventën Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore( KEDNJ)- ky është emri i plotë i Konventës. Ajo u ofrua për nënshkrim nga ana e 15 shteteve anëtare në vitin 1950. Konventa ishte e rëndësishme për tre arsye kryesore:

Të drejtat dhe lirit e çdo individi janë të garantuara nga ana e shteteve të përfshira- “Shtetet nënshkruese”  sipas normave të së drejtës ndërkombëtare dhe për herë të parë u miratua marrëveshja ndërkombëtare për të drejtat e njeriut duke siguruar edhe mekanizëm konkret për mbrojtje.

KEDNJ dhe protokollet e saj i garantojnë disa të drejta siç janë: liria e mendimit, liria e bindjeve dhe liria fetare, lira e shprehjes ( duke përfshire edhe lirinë e mediumeve) pronës ose liria e posedimit të pronës, liria e tubimit dhe organizimit

Ajo konventë parasheh edhe kufizime posaçërisht për:

  • Torturë, sjellje jo njerëzore dhe nënçmuese ose ndëshkim

KONVENTA EVROPIANE PËR PARANDALIMIN E TORTURËS

Pak shihet çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura të burgjeve, stacioneve policore, institucioneve për sëmundje psikike etj. Mu për këtë, në vitin 1987 u aprovua Konventa Evropiane për parandalimin e torturës dhe veprimit jonjerëzor dhe degradues, e cila hyri në fuqi në vitin 1989. Konventa e plotësoi mbrojtjen e paraparë sipas Konventës evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke krijuar Komitetin Evropian për parandalimin e torturës i përbërë nga ekspert të pavarur dhe të paanshëm nga fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe drejtësinë, medicinën, politikat dhe çështjet e burgjeve. Komiteti i viziton qendrat e paraburgimit për t’u vërtetuar se si sillen me personat e paraburgosur. Ai ka qasje të pakufizuar në lokacionet e paraburgimeve dhe mund të bisedoj me të paraburgosurin pa prezencën e personit zyrtarë. Ai mund të bisedoj edhe me persona të tjerë të cilët mund t’i japin informata relevante përfshirë edhe organizata joqeveritare të cilat punojnë në fushën e të drejtave të njeriut. Pas çdo vizite, Komiteti përpilon raport për shtetin të cilin e ka mbikëqyrë, duke dhënë rekomandime me qëllim që personat e paraburgosur do të mbrohen në mënyrë adekuate nga tortura dhe keqtrajtimi. Nga Qeveritë kërkohet të japin përgjigje rreth këtij raporti. Në raste të veçanta, nëse shteti nuk bashkëpunon ose refuzon t’i zbatoj rekomandimet e Komitetit për parandalimin e torturës, Komiteti mund të kërkoj që shteti të shprehet publikisht qëndrimin.

 

Shkruan: Vlado Gjorçev

 

LINQE:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.