Testi PCR nuk hiqet nga përdorimi, por po përmirësohet që të mund të zbulojë njëkohësisht edhe Kovidin edhe gripin

Фото: freepik.com

Rekomandimet e reja nga Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve nuk nënkuptojnë se deri më tani testi PCR nuk ka qenë efektiv, siç pretendohet në postim, por rekomandojnë aplikimin e testeve të reja që mund të zbulojnë njëkohësisht edhe Sars CoV 2 dhe gripin. Pra, të jenë për dy viruse, e jo vetëm për Kovidin, shkruan Vërtetëmatës.

Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilin janë shpalosur dezinformata në lidhje me përdorimin e testit PCR për zbulimin e koronavirusit.

Në postim është bashkëngjitur një lidhje që të çon tek një tekst të publikuar në një faqe e cila njihet për përhapjen e dezinformatave kundër vaksinës. Në tekst thuhet se Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) e refuzon testin PCR. Në tekst gjithashtu problematizohen rastet e deritanishme të konfirmuara me Kovid-19 në mbarë botën, e të cilat mund të zbuloheshin vetëm me ndihmën e këtij testi. Në të njëjtën kohë, parashtrohet edhe pyetja se si masat anti-kovid mund të jenë relevante kur bëhet fjalë për një test që thuhet se është refuzuar nga CDC. Në këtë mënyrë, insinuohet se pandemia e koronavirusit nuk bazohet në infeksione reale, por në infeksione të diagnostikuara me një mekanizëm joadekuat, pra një test PCR joadekuat.

Por, rekomandimet e reja nga Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve nuk nënkuptojnë se deri më tani testi PCR nuk ka qenë efektiv, siç pretendohet në postim, por rekomandojnë aplikimin e testeve të reja që mund të zbulojnë njëkohësisht edhe Sars CoV 2 dhe gripin. Pra, të jenë për dy viruse, e jo vetëm për Kovidin.

Pra, rekomandimi është që të fillohet me përdorimin e një testi që mund të diagnostikojë dy viruse në të njëjtën kohë, dhe arsyeja për këtë është sepse do të lejojë testimin e vazhdueshëm si për gripin ashtu edhe për kovidin, si dhe për të kursyer kohë dhe burime në kulmin e sezonit të ardhshëm të gripit. Detajet e këtij testi mund t’i gjeni në këtë link.

Zëdhënësja e CDC, Jasmine Reed, për „Reuters” tha se paneli i përdorur për diagnostikimin e Kovid-19 luajti një rol të rëndësishëm në kohën kur u zhvillua dhe nuk ka treguar ndonjë problem sa i përket performancës.

Kërkesa për këtë test ka shënuar rënie për shkak të zbulimit të testeve të tjera. Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve i inkurajon laboratorët që të miratojnë një panel të ri testimi për të monitoruar Sars CoV 2 dhe gripin, për të kursyer kohë dhe burime, tha Reed për

Reuters“.

Për vërtetuesit e fakteve Fullfact, ajo shton se vendimi për të tërhequr kërkesën për përdorim emergjent dhe autorizim të panelit të mëparshëm për testim nuk ka aspak të bëjë me probleme lidhur me performacën diagnostikuese të testit PCR. Thjesht, pas testit PCR, tashmë ekzistojnë edhe teste të tjerë të prodhuar nga prodhuesit komercial.

Që të jetë ironia edhe manipulimi më i madh, testi i ri të cilin e rekomandon Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve është test PCR.

Me të merret mostër e cila pastaj mund të analizohet edhe për gripin edhe për Kovidin. Ka edhe teste PCR të tjerë të cilët janë miratuar nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë në SHBA e të cilët tashmë janë në përdorim.

Testet PCR për Kovid-19 janë shumë të saktë dhe zbulojnë material gjenetik të virusit Sars CoV 2. Si edhe tek të gjithë testet e tjerë, edhe tek këto teste ka një numër të vogël të testeve pozitive ose negative të rreme, por me ato nuk diagnostikohet gripi.

Duke marrë parasysh këtë shpjegim që vjen direkt nga Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që testi PCR hiqet nga përdorimi për shkak të mangësive në performacat e tij.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.