Tehnomarket nuk dhuron 350 frigoriferë nëse komentoni “urime”

Фото: Принтскрин ФБ пост

Një faqe e rreme në Facebook keqpërdor emrin e markës dhe logon e “Teknomarket” dhe mashtron përdoruesit e Facebook se do t’u japë 350 frigoriferë me gërvishtje nëse komentojnë “urime”. Kjo nuk është e vërtetë. “Tehnomarket” ka faqen e tij zyrtare në Facebook me 180 mijë. i ndjekesve, kontakteve zyrtare, fletushkave, promocioneve, komunikimit te perditshem me klientet, ne faqen e rreme nga ana tjeter ka vetem nje postim pa asnje informacion shtese

Jemi duke shqyrtuar një postim në rrjetin social Facebook në të cilin thuhet:

Jemi krenarë të njoftojmë se do të dhurojmë 350 frigoriferë që nuk mund të shiten për shkak të gërvishtjeve të lehta sepse janë ende në gjendje të mirë. Kështu që ne do t’ia japim atë rastësisht dikujt që ka shkruar “URIME”.

Postimi u shpërnda nga një grup në Facebook që nuk i përket Tehnomarket, një zinxhir dyqanesh të teknologjisë dhe elektronikës, i cili u përdor për të përhapur këtë postim viral i cili në kohën e shqyrtimit ka 590 shpërndarje, 1600 komente dhe 400 pëlqime.

Është një faqe në Facebook që abuzon me emrin, markën dhe logon e “Tehnomarket” dhe është e dukshme nga disa elementë. Së pari, fakti që ky është i vetmi postim në faqe tregon se ai nuk është i besueshëm. Për më tepër, postimi përdor ose keqpërdor fotot e frigoriferëve të marra nga interneti për të krijuar besueshmëri, por në fakt, ato janë foto që nuk përfaqësojnë produkte që do t’i jepen dikujt që komenton “urime”.

Në pjesën e komenteve poshtë postimit, faqja e rreme u bën presion përdoruesve të Facebook-ut që ta ndajnë postimin në sa më shumë grupe, në mënyrë që të fitojë sa më shumë viralitet dhe tërheqje.

Të njëjtat komente sugjerojnë kushte që zbulojnë qëllimin e vetëm të postimit, që është të marrë sa më shumë pëlqime dhe ndjekës në faqen e rreme në Facebook, për ta përdorur më vonë për qëllime të tjera, njëra prej të cilave është që të riemërtohet dhe shitet per tu perdorur nga ndonjë biznes.

Krahas elementëve të shumtë që sugjerojnë manipulimin dhe mosbesueshmërinë e postimit, është edhe fakti që bëhet premtimi “që nëse fitoni çmimin do të kontaktoheni me mesazh privat”. Krijuesi i kësaj faqeje të rreme shmang rrezikun e shpalljes publike të fituesve të supozuar të çmimeve, sepse ata nuk ekzistojnë.

Në rubrikën e rishikimit të faqes, disa qytetarë kanë ngritur alarmin se bëhet fjalë për një faqe të rreme, por kjo nuk e zbeh viralitetin e postimit dhe mashtrimin për më shumë klikime, pëlqime dhe shpërndarje.

Ndryshe nga faqja reale e “Tehnomarket”, ku lihen të gjithë informacion, kontaktet, ndahen fletëpalosjet me produktet, aksionet kanë një adresë dhe një numër telefoni kontakti, në këtë faqe jo të besueshme, nuk ka asnjë kontakt. Mund t’i hidhni një sy sajtit të besueshëm të Teknomarket këtu, ai ka 180 mijë ndjekës dhe një numër të madh postimesh për produktet që ofrohen, por nuk ka asnjë postim si ai që po shqyrtojmë.

Një nga treguesit që duhet t’u tregojë përdoruesve të rrjeteve sociale dyshimin për lojën shpërblyese, është kur shpërndahet një tekst se po shpërndahen mallra të dëmtuara. Kompanitë zakonisht nuk e bëjnë këtë. Për më tepër, nëse do të ishte një lotari e vërtetë, rezultatet nuk do të ndaheshin privatisht në mesazhe, por publikisht dhe do të kishte rregulla për shortin e hartuar në një dokument. Lotaritë shumë të lehta me dhurata të shtrenjta duhet të jenë arsye për dyshimin e përdoruesve të Facebook se dikush po i abuzon për të sjellë reputacion dhe më shumë viralitet në faqen e tyre.

Gjithmonë kontrolloni që faqja nga vjen dhurata është faqja zyrtare e biznesit që e promovon atë, edhe nëse fotografia e kopertinës përmban një logo të markës. Në këtë rast, një foto me logon e Teknomarket është vjedhur dhe shpërndarë pa autorizim për të krijuar përshtypjen e rreme se faqja është e vërtetë.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë. Tehnomarket nuk dhuron 350 frigoriferë nëse komentoni “urime”.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.