Sokol Mitrovski
Sokol Mitrovski është kryetari i tanishëm i komunës së Gjorçe Petrovit nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ai është ushtarak i pensionuar.
JETA PRIVATE
Sokol Mitrovski është i lindur në fshatin Kuçovë të Shkupit, me 16 mars të vitit 1948. Rrjedh nga një familje minatorësh. I martuar dhe baba i 2 fëmijëve ndërsa gjysh i katër nipave.
SHKOLLIMI
Pas mbarimit të gjimnazit “Koço Racin” në Shkup, shkollimin e vazhdoi në Akademinë Ushtarake në Beograd, pastaj ka vazhduar shkollimin në kolegjin ushtarak në Paris.
KARRIERA
Ai ka një karrierë të suksesshme ushtarake, diplomatike dhe politike. Sot është gjeneral në pension. Ai është një nga themeluesit e Fakultetit për mbrojtje në Shkup, si dhe profesor shumëvjeçar në Akademinë Ushtarake.
KARRIERA POLITIKE
Sokol Mitrevski është kryetari i tanishëm i komunës së Gjorçe Petrovit nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
Ka qenë anëtar i kabinetit të presidentit të mëhershëm Kiro Gligorov dhe i presidentit të ndjerë Boris Trajkovski. Në karrierën e tij të pasur ka qenë edhe ushtarak i dërguar në Paris dhe Sofje.
Tre herë radhazi ka fituar mandatin si kryetar i komunës së Gjorçe Petrovit. Në vitin 2005 fitoi si kandidat i pavarur, që më pas në zgjedhjet lokale të vitit 2009 të kandidoj si përfaqësues i VMRO-DPMNE-së. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 fitoi zgjedhjet me rezultat të ngushtë përpara kundër-kandidatit Aleksandër Naumovski, me rivotim në dy vendvotime. Fitorja e tij u kontestua nga LSDM, ndërsa kundër tij u ngritë padi penale në gjykatën Kushtetuese për parregullsi zgjedhore.
ИЗВОРИ
Веб-сајт на Сокол Митровски – Биографија
Википедија – Сокол Митровски
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari