SHMEK “Gostivari”, Gostivar me dritare të reja

Shkolla e mesme ekonomike komunale “Gostivari” – Gostivar ka përfituar 1 milion e 200 mijë denarë nga projekti i USAID-it për integrim ndëretnik, ku me këtë projekt do të zëvendësohen dritaret e vjetra të kësaj shkolle me të reja.

ARSYETIM:  Ndërrimi i dritareve në shkollën e Mesme Ekonomike Komunale (SHMEK), Gostivar u premtua  në fushatën parazjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2013 nën moton ‘Bashkë ndërtojmë‘, kur Nevzat Bejta kërkoi mandat nga qytetarët për Kryetarë të Komunës së Gostivarit si dhe në Platformën zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014 (faqe 282/31). Me këtë projekt do të zëvendësoheshin dritaret e vjetra me të reja. Afati i fundit për realizimin e këtij projekti ishte fundi i vitit 2014. Deri më tani (21.11.2016) premtimi për ndërrimin e dritareve në SHMEK, Gostivar është i plotësuar.

Më 13 qershorë 2014, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, përfaqësuesi i Qendrës maqedonase për arsim qytetar – Projekti për integrimin ndëretnik në arsim të USAID-i (PINA), drejtoresha e Shkollës së Mesme Ekonomike “Gostivarit”, Jovanka Ogjanovksa dhe drejtori i shkollës fillore “Çajla” – Çajlë, Xhevair Jashari, nënshkruan memorandum për bashkëpunim. Me anë të këtij memorandumi, parashiheshin rinovime në Shkollën e Mesme Ekonomike Komunale- Gostivar, në vlerë prej  1.200.000 denar.

“Në shkollën e Mesme Ekonomike Komunale (SHMEK) do të bëhet ndërrimi i dritareve. Edhe në këtë shkollë vlera e investimit është 1.200.000 denar”. (burimi: MIA, 13.06.2014)

13_06_2014_memorandum_usaid_2

                    Foto1. Nënshkrimi i memorandumit për bashkpunim (Shërbimi për Informim– Komuna e Gostivarit, 13.06.2014)

Se kur kanë filluar punimet për ndërrimin e dritareve në këtë shkollë, edhe pas kërkimit të shumtë për informatave nuk kemi patur mundësi të arrijmë në ndonjë burim konkret.

Përkundër kësaj, në një lajm nga KohaNews dhe nga Shërbimi për Informim nga Komuna e Gostivarit, u njoftua se më 26 nëntor 2014 u bë promovimi i dritareve të reja në këtë shkollë. Në promovim morën pjesë kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, Xhesika Os nga Zyrën e Atasheut Ushtarak pranë ambasadës së SHBA-ve në Shkup dhe Jeffrey Van Sickle, shef i zyrës për bashkëpunim ndër ushtarak në ambasadën e Amerikës në Shkup. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Bejta shprehu mirënjohje ndaj ambasadës amerikane për përkrahjen dhe bashkpunimin.

Nëpërmjet USAID-it, është bërë një investim në shkollën e mesme ekonomike me vlerë prej 1 milion e 200 mijë ose mbi 20 mijë euro. Ky projekt është përkrahur nga komuna e Gostivarit dhe ne participojmë me 10% prej vlerës së përgjithshme. Nëpërmjet USAID-it kemi realizuar shumë projekte dhe unë si kryetar komune dhe qytetarët e Gostivarit janë shumë mirënjohës ndaj ambasadës amerikane dhe popullit amerikan që kanë ndarë financat e tyre që tu krijojnë kushte më të mira shoqërisë në qytetin e Gostivarit. Ata kanë investuar në ndërrimin e dritareve dhe me këtë investim do të kursehet energjia në SHMEK dhe nxënësit e kësaj shkolle do kenë kushte më të mira”. (burimi: KohaNews, 26.11.2014)

Nga e gjithë kjo, sipas metodologjisë së Vërtetëmatësit, mund të përfundojmë se premtimi për ndërrimin e dritareve në SHMEK, Gostivar është i plotësuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.