Sasho Mijallkov
JETA PRIVATE
Sasho Mijallkov, politikan maqedonas dhe drejtor i mëparshëm i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoni, ka lindur në Shkup me 15 shtator të vitit 1965. I martuar me prima balerinën Aleksandra Mijallkova dhe ka dy fëmijë me të. Mijallkov është kushëriri i parë i Nikolla Gruevskit. Babai i tij Jordan dhe nëna e Gruevskit, Nadezhda, janë motër e vëlla.
ARSIMIMI
Ka diplomuar në Universitetin Shën Kirili dhe Metodij në Fakultetin Ekonomik në vitin 1998. Ma përfunduar studimet në master në fushën e Administratës së Biznesit. Ka diplomuar dhe ka kryer studimet master në fakultetin Ekonomik në Prag në vitin 1994.
KARRIERA POLITIKE
Në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 2000 në Ministrinë e Mbrojtjes në pozitën e zëvendës-ministrit të Mbrojtjes dhe Intelegjencës.
Në periudhën prej vitit 2000 – 2001, ka qenë këshilltar për çështjet e sigurisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Prej 29 gushtit të vitit 2006 është emëruar Drejtor për Siguri dhe Kundërzbulim. Në atë funksion ka qenë deri në 12 maj të vitit 2015 kur ka dhënë dorëheqje.
Mijallkov në “bombat”
Më i ekspozuari në bisedat e përgjuara nga “bombat” ka qenë pikërisht Sasho Mijallkov. Aj paraqitet edhe si përgjegjësi i drejtpërdrejtë në përgjime të mbi 20.000 qytetarëve në Republikën e Maqedonisë . Nga incizimet ka indikacione të qarta se Mijallkov ka negociuar dhe realizuar edhe emërimet të të punësuarve në gjyqësor, ndërsa është e qartë se është një prej politikanëve i cili ka “dirigjuar” edhe hapësirën mediatike. Personi i cili ka koordinuar mashtrimet zgjedhore dhe drejtpërdrejtë është konfrontuar me politikanët të cilët nuk kanë ndarë mendim të njëjtë me ta edhe atë përmes sistemit gjyqësor. Emri i Mijallkovit drejtpërdrejtë lidhet me arrestimin e Ljube Boshkovskit, me arrestimin e Velija Ramovskit, si dhe mbylljen e A1 dhe disa mediumeve të shtypura.
Me aktin e abolimit të Presidentit Ivanov, Sasho Mijallkov u abolua 6 herë për vepra të ndryshe penale dhe keqpërdorime të pozitës dhe autorizimit. Me vendimin e presidentit Gjorge Ivanov, abolimi i tij u tërhoq me 6 qershor të vitit 2016.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari