FDA nuk ka thënë se vaksinat vrasin më shumë njerëz nga ç’shpëtojnë

Steve Kirsch nuk është punonjës në Agjencinë amerikane të ushqimit dhe barnave (FDA), dhe për këtë arsye qëndrimet e tij në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrime të Agjencisë, si dhe as nuk mund të thuhet se në FDA ka pasur mosmarrëveshje për cilësinë e vaksinave. Kirsch nuk është person mjekësor dhe pretendimet e tij nuk janë të bazuara në shkencë. Ai i referohet sistemit VAERS tek i cili çdo person mund të raportojë efekte të padëshiruara pas vaksinimit. Prandaj, pretendimi në këtë postim në Facebook se FDA ka dalur me qëndrimin se vaksinat kundër Kovid-19 “vrasin më shumë njerëz se sa shpëtojnë ” është dezinformatë. Është vetëm qëndrimi i një individi dhe nuk ka të bëjë aspak me FDA, shkruan Vërtetmatës.

Një postim në Facebook përhap dezinformata sipas të cilave punonjësi i Agjencisë së ushqimit dhe barnave (FDA) Steve Kirsch ka deklaruar se vaksinat kundër Kovid-19 vrasin më shumë njerëz se sa që shërojnë. Kjo nuk është e vërtetë, sepse Agjencia nuk ka dalur me një qëndrim të tillë, dhe Kirsch nuk është i punësuar në FDA.

Mosmarrëveshje në FDA!

VAKSINAT VRASTARE, BREJTJE E NDËRGJEGJES OSE ???

Edhe pse Kirsch është një elektroinxhinier në FDA, ai foli publikisht për dorëheqjen e dy zyrtarëve kryesorë, për shkak të ndërhyrjes masive politike në interes të autoriteteve për barnat!

Kirsch kritikoi sigurinë e diskutueshme të vaksinave dhe injorancën e dukshme në raportimin e efekteve anësore të dyshuara.

Askush nuk do që të flasë se VAKSINAT VRASIN MË SHUMË NJERËZ NGA QË SHPËTOJNË. Thuhet në postimin që po e analizojmë.

Postimi thirret në një tekst të publikuar në uebfaqen në të cilën jo rrallë herë publikohen teori konspirative dhe dezinformata lidhur me pandeminë.

Është e vërtetë që Steve Kirsch, që nuk është as mjek e as ekspert mjekësor, ka deklaruar se “vaksinat vrasin më shumë njerëz nga që shpëtojnë”. Këtë deklaratë të tijën FDA e cilësoi si deklaratë “që nuk bazohet në prova shkencore”.

Vërejtjet e Kirsch u bënë gjatë pjesës për komente të hapura në një takim të komitetit të FDA më 17 shtator kushtuar dozës së tretë të vaksinës Pfizer.

Në regjistrimin në të cilin dëgjohet fjalimi i tij gjatë takimit të FDA, Kirsch prezanton veten si drejtor ekzekutiv të Fondit për trajtim të hershëm të Kovid-19, fond ky i cili promovon barna antivirusale.

 

 

Deklaratat e bëra nga z. Kirsch gjatë seancës dëshimore publike të hapur në takim nuk ishin të bazuara në shkencë dhe bien ndesh me misionin e FDA për shëndetin publik, deklaroi për Аgjencinë  „France press“ (AFP) Аbigail Kapobianko, personi për marrëdhënie me publikun në FDA dhe në deklaratë për Reuters“ kanë theksuar se Kirsch asnjëherë nuk ka qenë i punësuar në FDA, e as nuk ka qenë anëtar i Komitetit këshillëdhënës për vaksinat dhe për prodhimet e ngjashme biologjike të FDA.

Sipërmarrësi amerikan ka bërë kërkesë për tu drejtuar në seancën dëgjimore të takimit që është i hapur për të gjithë, thuhet në kumtesën e FDA.

FDA nuk i kontrollon paraprakisht vërejtjet e folësve gjatë seancës dëgjimore publike të hapur të takimit. Për më tepër, deklaratat e bëra nga z. Kirsch në takim nuk ishin të bazuara në shkencë dhe janë në kundërshtim me misionin e FDA -së për shëndetin publik, deklaroi për Reuters zëdhënësi i Agjencisë për ushqim dhe barna.

VAERS ËSHTË SISTEM PËR PARALAJMËRIM TË HERSHËM

Në fjalimin e tij, Kirsch vazhdimisht i është referuar sistemit VAERS, Sistemit amerikan për raportimin e efekteve anësore pas vaksinimit. Në përshkrimin zyrtar të VAERS thuhet se sistemi „përmban informacion mbi raportet e paverifikuara të reagimeve të padëshiruara (sëmundje, probleme shëndetësore dhe / ose simptoma) pas imunizimit me vaksina të miratuara nga SHBA”, dhe se ai pranon raportime „nga kushdo”.

Sistemi VAERS përdor një gamë të gjerë të metodave të informacionit, një qasje shkencore që kombinon sasi të mëdha informacionesh të papërpunuara dhe të paverifikuara për të gjetur lidhje mes tyre. Raportimet individuale dhe të gjitha detajet në to nuk janë të konfirmuara dhe të verifikuara, bëhet fjalë për raste kur informacioni sigurohet nga vetë-raportimi dhe ato nuk janë poenta e VAERS, pra qëllimi i tyre! Ky është një sistem paralajmërimi i hershëm, jo ​​një instrument matës i saktë!

Kapobianko në deklaratën e saj për АFP ka thënë se „FDA kërkon që profesionistët shëndetësorë të raportojnë në VAERS çdo vdekje pas vaksinimit kundër Kovid-19, edhe nëse nuk është e qartë nëse vaksina ka qenë shkaku i vdekjes“.

Kjo do të thotë që raportimet në VAERS për reagimet negative pas vaksinimit, përfshirë vdekjet, jo domosdoshmërisht nënkuptojnë se problemet shëndetësore janë shkaktuar nga vaksina, tha ajo, duke theksuar se vdekjet nga vaksinimi kundër Kovid-19 janë të rralla.

Nga 14 dhjetori i vitit 2020 deri më 13 shtator të vitit 2021 në SHBA janë administruar më shumë se 380 milion doza të vaksinave kundër Kovid-19. Gjatë kësaj kohe, në VAERS janë raportuar 7.653 vdekje (0.0020%) tek njerëzit që kanë pranuar vaksinën kundër Kovidit, ka deklaruar Kapobianko.

Nga kjo që u tha më sipër mund të konkludojmë se Kirsch nuk është punonjës i FDA, prandaj qëndrimet e tij në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrime të Agjencisë, as nuk mund të thuhet se ka pasur mosmarrëveshje në FDA në lidhje me cilësinë e vaksinave. Kirsch nuk është person mjekësor dhe pretendimet e tij nuk janë të bazuara në shkencë. Ai i referohet sistemit VAERS tek i cili çdo person mund të raportojë efekte të padëshiruara pas vaksinimit. Prandaj, pretendimi në këtë postim në Facebook se FDA ka dalur me qëndrimin se vaksinat kundër Kovid-19 “vrasin më shumë njerëz se sa shpëtojnë” është dezinformatë. Është vetëm qëndrimi i një individi dhe nuk ka të bëjë aspak me FDA.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.