Rikonstruktimi i Kuvendit kushtoi sa dhjetë shkolla dhe kopshte së bashku

Rikonstruktimi i Kuvendit zgjati gjashtë vite. Nga hapja solemne më 11 tetor të vitit 2016. Foto: Kuvendi i RM-së.

Во Конечниот извештај за ревизијата на финансиските извештаи на сметката на основен буџет за 2015 година на Собранието (стр.12), ревизорите, меѓу другото, забележале дека од 2010 година (кога почнала изградбата) до 2015 година, кон основниот договор се склучени 6 анекси со кои вредноста на работите се зголемила за повеќе од три милиони евра. Но, и тие износи се зголемија свеченото отворање на реновираното Собрание во октомври 2016 година

 

raportin e final për revizion të raporteve financiare të buxhetit të vitit 2015 në Kuvend (faqe 12), revizorët, mes tjerash, vërejtën se nga viti 2010 (kur ka filluar ndërtimi) deri në vitin 2015, ku është realizuar projekti  janë arritur 6 anekse me të cilat vlera e punëve është rritur për më shumë se tre milion euro. Megjithatë, edhe këto shuma u rritën në ceremoninë e hapjes së Kuvendit të rinovuar në tetor të vitit 2016

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

Përbërja e nëntë e mandateve parlamentare do të filloj në ndërtesën e rinovuar të Kuvendit, e cila ka marr pamje krejtësisht të re me tri kupola – një më të madhe qendrore dhe ty anësore, me çka edhe u harxhuan miliona nga arka shtetërore. Realizimi i këtij procesi ndërtimore ka zgjatur gjashtë vite (nga marsi i vitit 2010 deri në tetor të vitit 2016), dhe sipas asaj që kanë publikuar mediumet, i gjithë rikonstruksioni shtetit i ka kushtuar 21 milion euro, dyfishë më shumë nga projeksioni primar prej 10,5 milion euro. Kjo shumë, e cila zyrtarisht nuk u kumtua, por, po ashtu, deri më tani nuk është demantuar (29.12.2016), është e mjaftueshme që të ndërtohen dhjetë shkolla ose kopshte, ose tre spitale!

Se bëhet fjalë për rikonstruksion të shtrenjtë flet edhe Raporti i Entit Shtetëror për Revizion i vitit 2015, i cili ka të bëj me Kuvendin. Në Raportin final për revizion të raporteve financiare të buxhetit për vitin 2015 në Kuvend (faqe 12), revizorët, mes tjerash, vërejtën se prej vitit 2010 (kur ka filluar ndërtimi), deri në vitin 2015, pas marrëveshjes bazë janë arritur 6 anekse me të cilat vlera e punëve është rritur për tre milion euro më shumë, gjegjësisht prej 12,7 milion euro në 15,7 milion euro.

Përgjatë vitit 2010 është paraparë edhe realizimi i punëve ndërtuese, përmirësim, adaptim dhe përforcim të objektit të Kuvendit. Vlera e punëve të cilat duhet të kryhen arrin në 782.036 mijë denarë me TVSH të përfshirë, në afat prej dy viteve nga fillimi i punëve. Me marrëveshjen bazë në periudhën prej 2010 deri në vitin 2015 janë arritur gjashtë anekse me të cilat vlera e punës është rritur në vëllim, lloj, sasi dhe vlerë, dhe tre anekse për vazhdim të hapësirës kohore të realizimit. Anekset janë në pajtim me LHP-në, me procedurë për negocim në konkurs sipas nenit 99 paragrafi 1 pika 4. Vlera e anekseve është në kudër të limit të lejuar me ligj prej 30% nga vlera e marrëveshjes bazë dhe arrin vlerën 189.471 mijë denarë, ashtu që, vlera e përgjithshme e marrëveshjes është rritur në 971.508 mijë denarë…(Raporti i Revizorit Shtetëror, faqe 12)

 

RIKONSTRUKTIM I SHTRENJTË DHE I GJATË

Projekti për ndërtim dhe përmirësim të Kuvendit, adaptim dhe përforcim të sistemit ndërtues dhe rinovimi i fasadës filluan të realizohen që në vitin 2010, gjatë të cilës vlerësimi primar ishte se do të harxhohen 10,5 milion euro, dhe do të jetë gati deri në vitin 2012. Më pas u publikua se projekti do të kushtojë rreth 12,8 milion euro, por edhe ajo shumë disa herë u rrit.

Në shator të vitit 2013 mediumet informuar se:

Kompania ndërtuese “Beton” nga Shkupi do të fitojë edhe 49.068.067 denarë rreth 800 mijë euro që të përfundojë tërësisht rikonstruktimin dhe ndërtimin e Kuvendit republikan. 

Sipas kësaj informate aktivitete gjithëpërfshirëse është dashur që të përfundojnë deri në nëntor të vitit 2013, por, kjo nuk ndodhi. Në janar të vitit 2014 kishte informacione që për 10 muaj (fundi i vitit 2014) pritet që të përfundojnë punët ndërtimore për rikonstruktim dhe ndërtim të Kuvendit dhe se përforcimi i mureve të objektit është arsyeja e tejkalimit të afatit për përfundim të këtij projekti.

Në maj të vitit 2014 u tha se projekti për rikonstruktim dhe ndërtim të objektit të Kuvendit do të kompletohet deri në fund të vitit 2014, ndërsa i njëjti do të lëshohet në përdorim në fillim të vitit 2015. 

Por edhe paralajmërimet e tilla nuk u realizuan. Në prill të vitit 2015 mediumet informuan se përfundimi i rikonstruktimit të shtëpisë së parlamentit do të harxhojë 262.922.673 denarë shtesë (rreth 4,3 milion euro) dhe se marrëveshja e fundit e rrit koston e përgjithshme të këtij projekti në 15 milion euro.

Në nëntor të vitit 2015 kishte premtim të ri se i gjithë procesi do të jetë i kompletuar deri në shkurt të vitit 2016. Megjithatë, rikonstruktimi dhe ndërtimi zgjatën deri në gjysmën e dytë të këtij viti dhe me 11 tetor të vitit 2016 u bë ceremonia e hapjes së Parlamentit. Me këtë ndërtim dhe përmirësim, objekti i Kuvendit u bë me sipërfaqe prej 18.000 metra katror, mes tyre veçojmë edhe dy salla të mëdha në ndërtesën e Kuvendit, nën kupolën e madhe. Ndërtesa e Kuvendit tani ka 100 hapësira për parlamentarët në vend. Për seancat e komisioneve të Kuvendit është siguruar hapësirë në gjashtë salla shtesë.

KUPOLAT ISHIN “PARAPARË” QË NGA 2006

Ky në fakt, ka qenë edhe projekti i parë i nxitur nga VMRO-DPMNE menjëherë pas ndërrimit të qeverisë në vitin 2006, iniciativë e propozuar nga kryetari atëhershëm i Kuvendit Ljubisha Georgievski. Përkundër kritikave të ashpra nga ekspertët, përsëri, iniciativa u nis në Kuvend si zgjedhje e problemit të deputetëve me hapësirat. Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore që në fillim kishte qasje  negative për idenë e rikonstruktimit të ndërtesës së Kuvendit, sepse konsiderohet si monument kulturor i kategorisë së parë. Por, më pas Drejtoria ndërroi mendim dhe u pajtua që Parlamenti të rindërtohet, me kusht që të mos përfshihen dimensionet e jashtme të ndërtesës, e cila ka formën e pesëkëndëshit. Katër vite më pas, në vitin 2010 ky projekt u bë pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Ndërtesa e Kuvendit është ndërtuar në vitin 1938 sipas projektit të arkitektit çek Viktor J. Hudak.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.