Rekrutimi dhe regjistrimi në regjistrin ushtarak, nuk janë të njëjta
Nga 1 tetori 2022, gratë në Ukrainë do të regjistrohen në regjistrin ushtarak, por kjo nuk do të thotë se ato do të rekrutohen – regjistrohen në shërbimin ushtarak, siç pretendon postimi. Regjistrimi në regjistër nuk është i barabartë me shërbimin ushtarak. Gjithashtu, kur regjistroheni në regjistër, sipas Ligjit të Ukrainës për trajnim mobilizimi dhe mobilizimi, do të ketë një sërë përjashtimesh, dhe jo vetëm nënat me fëmijë nën tre vjeç dhe gratë shtatzëna.
Recensojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin thuhet:
Nga 1 tetori, të gjitha gratë me përjashtim të nënave me fëmijë nën 3 vjeç dhe grave shtatzëna do të regjistrohen në shërbimin ushtarak në Ukrainë.
Gratë që refuzojnë do të gjobiten dhe mund të përballen me akuza penale.
Nuk është e vërtetë që të gjitha gratë në Ukrainë, me përjashtim të nënave me fëmijë nën moshën tre vjeç dhe grave shtatzëna, do të regjistrohen në shërbimin ushtarak të vendit.
Më 19 qershor 2022, u publikua një intervistë me avokatin ushtarak të rajonit të Korovograd dhe kreun e grupit ligjor të qendrës rajonale të rekrutimit territorial, Jurij Hriva, i cili shpjegon gjithçka për regjistrimin ushtarak të grave gjatë gjendjes ushtarake në Ukrainë. Së pari, gratë do të jenë në regjistrin ushtarak, por kjo nuk do të thotë se ato do të rekrutohen – regjistrohen në shërbimin ushtarak, siç pretendon postimi. Regjistrimi nuk është i barabartë me shërbimin ushtarak! Regjistrimi i femrave fillon më 1 tetor 2022 dhe do të pranohen femrat nën moshën 60 vjeç, të cilat nuk kanë kundërindikacione për shkak të gjendjes shëndetësore dhe që profesioni apo specialiteti është i përcaktuar në urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Profesionet që duhet t’i përkasin femrat mund të shihen në urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, i cili ka hyrë në fuqi më 17 dhjetor 2021, dhe aty renditen profesionet për femrat që duhet të jenë në regjistrin ushtarak. Në përgjithësi, në të përfaqësohen disa profesione, si: hotelieri, botues, shtypshkronjë, programacion, mjekë, avokatë, gazetarë, muzikantë, punonjës socialë, kontabilistë, punonjës restorantesh dhe hotelesh etj.
Pasi një grua hyn në regjistrin ushtarak, ajo është në rezervat e forcave të armatosura, gardës kombëtare apo formacioneve të tjera ushtarake. Gratë e regjistruara mund të thirren për shërbimin ushtarak, por gjithashtu mund të punësohen për të kryer punë për të siguruar mbrojtjen e shtetit në kohë lufte.
Aktualisht, nuk ka nevojë për mobilizimin e grave. Megjithatë, në disa raste ata mund të mobilizohen për specialitetet më të rralla ushtarake në forcat e armatosura ose përbërës të tjerë të forcave të mbrojtjes. Në kohë paqeje, gratë mund të pranohen për shërbimin ushtarak dhe shërbimin rezervë vetëm në baza vullnetare, me marrëveshje, tha Jurij Hriva.
Gratë që kanë fëmijë nën moshën 18 vjeçare, nuk i nënshtrohen shërbimit ushtarak përmes mobilizimit.
Ata mund të ftohen në shërbim ushtarak vetëm me pajtimin e tyre dhe vetëm në vendin e tyre ku jetojnë, thotë Hriva.
Ata që nuk i nënshtrohen shërbimit ushtarak gjatë mobilizimit janë renditur plotësisht në nenin 23 të Ligjit të Ukrainës për trajnim mobilizimi dhe mobilizimi.
Ka disa përjashtime të listuara për mobilizimin dhe regjistrimin në regjistrin e shërbimit ushtarak të Ukrainës.
Këtu përfshihen personat me aftësi të kufizuara dhe gratë dhe burrat që rritin në mënyrë të pavarur një fëmijë ose fëmijë nën 18 vjeç.
Për më tepër, përjashtim bëjnë kujdestarët femra dhe meshkuj, kujdestarët birësues, prindërit kujdestarë që rritin një fëmijë me aftësi të kufizuara nën moshën 18 vjeç, si dhe kujdestarët femra dhe meshkuj, prindërit birësues dhe prindër birësues që rritin një fëmijë me sëmundje të rëndë perinatale dëmtim i sistemit nervor, dëmtime të rënda kongjenitale, sëmundje të rralla, sëmundje onkologjike, paralizë cerebrale, diabet tip 1, sëmundje kronike të veshkave, një fëmijë që ka pësuar dëmtim të rëndë, ka nevojë për transplant organi, kujdes paliativ i konfirmuar me dokument lëshuar nga një komitet këshillimor mjekësor, kujdestarët e një personi me aftësi të kufizuara, personat e angazhuar në përkujdesje të përhershme të një personi me aftësi të kufizuara, gratë dhe burrat që kanë një fëmijë të mitur dhe një burrë ose grua që është në shërbimin ushtarak etj. Është e qartë se sipas ligjit, ka përjashtime të shumta tek femrat që nuk duhet të regjistrohen në regjistër, dhe jo siç thuhet në postimin që po shqyrtojmë vetëm nënat e fëmijëve deri në tre vjeç dhe gratë shtatzëna.
Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk është e vërtetë se që nga 1 tetori të gjitha gratë në Ukrainë, me përjashtim të nënave me fëmijë nën tre vjeç dhe grave shtatzëna, do të regjistrohen në shërbimin ushtarak në Ukrainë. Gratë ukrainase nuk do të rekrutohen, por do të regjistrohen në regjistrin ushtarak dhe do të ketë një sërë përjashtimesh, jo vetëm nënat me fëmijë nën tre vjeç dhe gratë shtatzëna.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari