Rasti “Puç” dhe logjika e legjendave të Perëndimit të Egër!

Koncentrimi i shkresave dhe pronave vetëm tek Gjykata krijon një situatë paradoksale, Foto: skrinshot

 

Qëndrimi i deritanishëm i gjykatës në rastin “Puç” tregon se ekziston gatishmëria që i tërë materiali lidhur me këtë ratë të mos u dorëzohet as  Prokurorisë as palës mbrojtëse. Kështu në bazë të “ materialeve ekskluzive”, gjykata do gjendet në një situatë në të cilin ka qenë edhe gjykatësi nga Perëndimi egër-Roi Vin, gjithçka  të mbaj në duart e veta dhe gjithçka të varret vetëm nga ai.

Shkruar nga : Lubomir Kostovski

Ata të cilët i ndjekin procesin e lëndës “Puç” sigurisht tashmë e dinë që me 2 mars erdhi përsëri deri tek shtyrja e gjykimit të këtij rasti. Në të i akuzuar është lideri i LSDM, Zoran Zaev, bashkëshortët Verushevski, si dhe i punësuari i më hershëm në policin sekrete, Gjorgji Llazarevski, Zvonko Kostovski, i punësuar në MPB, si dhe Branko Polifrov, i punësuar në komunën e Strumicës është shtyrë për 3 Maj. I akuzuari Kostovski qysh në fazën e hetuesisë është pajtuar të jetë dëshmitarë –bashkëpunëtorëë, atij ju shqiptua dënim me burg dhe tani më po e vuan dënimin, por gjithsesi ngelet pjesë e procesit.

Të rikujtojmë se me 2 maj 2015 ,“është ngritur akuzë kundër liderit të opozitës, Zoran Zaev. Prokuroria sot komunikoi që “ pas kryerjes të hetimeve gjithëpërfshirëse, shqyrtimit  dhe analizimit të gjithë provave të siguruara dhe fakteve në lëndën “Puç”, prokurori kompetent Prokurorisë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve në Gjykatën themelore Shkup 1 Shkup”.

I akuzuari i parë Z.V ngarkohet për një vepër të vazhdueshme penale për përgjim të paautorizuar dhe audio incizim nga neni 151, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1, lidhur edhe me nenin 23 dhe nenin 45, Spiunim nga neni 316, paragrafi 4, dhe dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore nga neni 311 lidhur me nenin 24 të Kodit penale.

I akuzuari i dytë GJ.LL është i akuzuar për një vepër të vazhdueshme penale për përgjim të paautorizuar, audio incizim nga neni 151, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 23 , dhe nenin 45, si dhe për veprën penale Spiunim nga neni 316 paragrafi 4, lidhur me nenin 24 të Kodit Penal.

E akuzuara e tretë S.V, për veprën penale Spiunim nga neni 316 , paragrafi 4, lidhur me nenin 24 të Kodit penal, ndërsa i akuzuari i katërt Z.Z për vepërën penale Dhunim ndaj përfaqësueseve më të lartë të organeve shtetërore, nga neni 311 lidhur me nenin 19 të Kodit Penal, dhe i akuzuari i pestë B.B, Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të organeve shtetërore, nga neni 311 lidhur me nenin 24 të Kodit Penal.

Shtyrjen e ka kërkuar prokurorja speciale Katica Janeva, e cila ka insistuar që në seancën e ardhshme të jetë i pranishëm edhe i dëmtuari i cili është edhe dëshmitar( mendohej në ish kryeministrin Nikolla Gruevski) dhe njëkohësisht rikujtoi që Gjykata themelore ka refuzuar t’i dorëzoj kopjet e të dhënave të cilat janë si prova me arsyetimin se janë të klasifikuara.

Pas shtyrjes Prokuroria Speciale lëshoi komunikatë që Gjykata i bën obstruksione në kryerjen e detyrës.

Dy punë ngelën “pezull”  pas shtyrjes të fundit , e para  pse askush nuk i jep në dispozicion prokurores të gjitha lëndët të cilat në kushte normale duhej t’i kishte në posedim për këtë proces? Si që këto lënda dhe prova dhe deklarata të dëshmitarëve eventual, dhe të tjera, duhet t’i ketë edhe mbrojtja e të akuzuarve.

Enigma e dytë është lidhur me autorizimet e pjesëmarrësve në proces, t’i kenë në posedim edhe  dokumentet të cilat janë të karakterit të dokumenteve të klasifikuara.

Të kujtojmë se:

Gjykata duke menduar se Prokuroria për ndjekjen e veprave penale të cilat dalin nga ndjekja e paligjshme e komunikimit i ka marrë kompetencat për lëndën konkrete, për çka shkresat e lartpërmendura dhe provat elektronike nuk janë dorëzuar nga Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjykata konstatoi se ka pengesa ligjore për dorëzimin e kopjeve të shkresave të lartpërmendura dhe provave elektronike, nga shkaku se në këtë rast bëhet fjalë për prova të klasifikuara  më parë si sekret shtetëror, pastaj me deklasifikimin janë vlerësuar si “fshehtësi zyrtare”. Nga ana tjetër, bëhet fjalë për shkresa dhe prova elektronike të cilat janë përpiluar nga organe të ndryshme shtetërore të cilat i kanë klasifikuar si fshehtësi shtetërore, prandaj gjykata në asnjë rast nuk mundet t’i lëshoj kopjet apo përshkrimet e këtyre provave të klasifikuara, posaçërisht pa lejen dhe pëlqimin e organeve shtetërore që i kanë lëshuar ato më parë, nga se ato nuk mund të jenë kopje të besueshme në pajtim me ligjin dhe normat tjera, ndërsa gjykata nuk është burim orgjininal për dhënien e provave dhe shkresave të atilla” (shiko këtu)

Kjo gjithsesi mund të rezultojë në shumë dilema dhe nën pyetje. Për shembull, pse PSP prej Prokurorisë themelore publike nuk i ka marrë të gjithë shkresat kur është dorëzuar lënda “Puç”?

Si ka ardhur deri tek njohuria se ka “mungesë” të materialeve te Janeva dhe bashkëpunëtorët? A është ajo mungesë e madhe-përmenden mbi 1000 faqe?! Kush është i autorizuar t’i  posedoj këto të dhëna të klasifikuara-Prokurorja Janeva, e gjunjëzoi Këshillin gjyqësor me disa njohuri mbi këtë bazë !

-Është fakt që Prokuroria Speciale mendon se ka më shumë materiale relevante për këtë lëndë të cilat nuk janë dorëzuar prokurorisë, e cila e përfaqëson interesin publik. Nuk kam njohuri saktësisht  sa është voluminoz ky materiale dhe si është siguruar ky material por ka të ngjarë se Prokuroria themelore publike, është dashtë atë që ja ka dorëzuar Prokurorisë Speciale të ja ketë dorëzuar edhe gjykatës. Gjykata tash nuk e jep atë material, i ofron Prokurorisë shikim të materialeve, edhe pse nuk duhej të kishte problem në atë drejtim. Edhe më herët janë humbur lëndë të tëra në procedura të ndryshme gjyqësore, po Prokuroria  ka bërë kopje të vërtetuara  të lëndëve dhe anasjelltas! – na tha në bisedë për “Vërtetëmatësin” avokati FIlip Medarski.

Ai shtoi se edhe ai si pjesë e ekipit për mbrojtje të akuzuarit Zaev duhej të ketë në posedim këtë material dhe se gjykimi pa të nuk është relevant.

Kërkova nga gjykata gjithçka që ato posedonin, për shkak se pa atë material nuk mund të jem mbrojtës relevant, por edhe unë jam refuzuar! Theksova se kjo duhet të jetë e shënuar në procesverbal- vazhdoi Medarski.

Avokati Medarski si dhe disa kolegë të tij të tjerë, të cilët folën për këtë rast në televizione (Aleksandër Tortevski, për shembull), pajtohet që kushtet për të shikuar lëndë të caktuara në zyrat e gjykatave janë tejet të papërshtatshme, posaçërisht për lëndë të ndjeshme, siç është rasti “Puç”, në të cilin flitet për tentim për rrënimin e rendit kushtetues.

PROCEDURË PËR SHIKIMIN E LËNDËVE

Në pajtim me dispozitat e LPP, të akuzuarit dhe personave të cilët kanë interes të arsyeshëm të bëjnë shikimin e lëndëve për të cilat vendos Gjykata themelore Shkup 1 Shkup, mund t’i lejohet të bëjë shikim në lëndë. Procedura për shikim realizohet pas kërkesës me shkrim e cila i dorëzohet sektorit për pranim në gjykatë, për të cilën ka vendos gjykatësi i cili vendos për lëndën në situatë kur procedura për të njëjtin është në proces, në rast kur lënda është e arkivuar, për kërkesën vendos kryetari i gjyqit. Për rrjedhojën e procedurës pas kërkesës, kërkuesi mund të informohet tek zyrtari i cili vepron për lëndën në fjalë, gjegjësisht në sportelin adekuat të gjyqit. Pas sjelljes së vendimit lidhur për kërkesën për shikim të lëndës nëse e njëjta është pozitive, kërkuesit do t’i mundësohet shikim i lëndës në dokumentet e lëndës së kërkuar, pas paraqitjes paraprake tek zyrtari në sportelin adekuat.

Siç shihet në Rregulloren e cituar të Gjykatës shikimi jepet në favor të të akuzuarit, por nuk është e paraparë edhe për Prokurorinë. Avokatët thonë, këtë e vërteton edhe Medarski, që kushtet janë tejet të këqija- në hapësirë të vogël, ku ka roje i cili i kryen edhe punët e veta, ndodh shpesh të dëgjoj edhe muzikë, madje duhet një numër i madh njerëzish ta kërkojnë shkresën e duhur. Mund të përshkruaj por jo edhe t’i kopjoj dhe kështu me radhë, edhe atë e gjithë kjo për një apo dy orë.

Kërkuam shtyrjen, për shkak se kemi një vendim ekipor që tërë javën kërkuam nga gjykata hapësirë që i tërë ekipi t’i analizoj provat në rastin Puç dhe pastaj të vendosim si do të veprojmë edhe ndaj prokurorit i cili e përfaqëson lëndën. Sa i përket provave nuk na lejojnë që t’i marrim, por duhet të vijmë këtu për t’i parë në Gjykatën penale, vlerësojmë që kjo është një praktik e re e gjykatës, sepse më parë nuk i kanë dorëzuar lëndët në prokuroritë tona amë. Këto prova Prokuroria publike i dorëzon në gjykatë dhe është logjike që ato prova në pajtim me Ligjin e ri të procedurës penale duhet të jenë tek ne. Për këtë shkak kërkesa jonë është që provat të na dorëzohen, por për shkak se këtë gjykata nuk e lejon, ne e respektojmë gjykatën dhe do të vijmë këtu për shikim- tha Janeva gjatë muajit shkurt kur filloj të bëj shikimin e lëndëve.

Pyetja e radhës lidhur me këtë proces është qasja e palëve në aktet të cilat janë të klasifikuara dhe të besueshme. Kjo në të vërtetë është me rëndësi ngase gjykatësi në këtë lëndë e arsyeton pamundësinë e qasjes së palëve në të gjithë aktet e rastit “Puç”

-Nëse diçka është klasifikuar si e besueshme ndërsa ju nuk keni certifikatë nuk mund vini deri tek ai dokument, as edhe për ta shikuar, thotë Merdarski, edhe pse ai posedon certifikatë përsëri nuk i jepen shkresat.

Sipas njohurive që ka Merdarski, atë e kanë të gjithë bashkëpunëtorët e Janevës, dhe ajo personalisht. Ndërsa ai ka informacione që Këshilli gjyqësor i cili ka posedon shkresat për “vete” nuk ka certifikatë të atillë. Nuk i kanë as gjykatësit nuk i kanë as edhe gjykatësit porotë, nënkuptohet. Këtë e vërtetoi edhe prokurorja Janeva gjatë daljes nga salla e gjykimit në 2 mars të këtij viti.

Përndryshe kjo lëndë është anuluar tetë herë, dy herë me kërkesën e Janevës, e cila morri në shqyrtim një lëndë voluminoze dhe të pa kompletuar.

Për veprat të cilat dalin nga incizimet, Katica Janeva dhe ekipi i saj kanë duart e lira për veprimet hetimore, gjegjësisht për të marrë pjesë në procedura gjyqësore, të shtrojnë ankesa, të kenë qasje në të gjithë provat materiale nga çfarëdo burimi, si dhe të kenë lehtësime për kontrollimin e informatave të besueshme edhe në ato të cilat nuk janë të njohura për opinionin- i citon ligjet “Nova Makedonija”.

Përqendrimi i shkresave dhe provave vetëm në gjykatë, natyrisht krijon një situatë paradoksale. Procedura edhe më tej do të jetë si në gjykatoren e legjendës së njohur të Teksasit për Perëndimin e Egër- Roi Bin! Ai ka qenë gjithçka- edhe avokat edhe prokuror, gjykatës si dhe ekzekutues i dënimit. Përveç kësaj të  fundit, me përjashtim të rolit të rojës së burgut, këtu shumë përkon me thyerjen e funksionit të prokurorisë ( e cila mundet, të mos harrojmë, të tërheq ndonjë provë nëse ajo e sheh të arsyeshme nga ato që i ka vetëm gjykata, gjegjësisht të thirr ndonjë dëshmitar etj, ose të marrë në pyetje dëshmitarin prezent për të cilin nuk i din të gjithë faktet…). si dhe të përgatitet mbrojtje efikase dhe e suksesshme, e cila kështu siç është, në mungesë të materialeve është thjeshtë e cunguar.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.