Putin nuk thënë se Bullgaria duhet të ndahet

Фото: kremlin.ru

 

Një postim në një blog rus, i cili është mendim personal i dikujt, transmetohet fillimisht në mediat bullgare dhe pastaj në mediat maqedonase dhe në rrjetet sociale, ku i bashkëngjitet një citim i pretenduar i Putinit për ndarjen e Bullgarisë, të cilin ai nuk e tha kurrë.

Në një postim në grupin në Facebook, Maqedonasit kundër Bullgarëve, është shpërndarë një klip nga një raport në media, ku thuhet se presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërkuar që Bullgaria të ndahet në tre pjesë. Kjo nuk është e vërtetë, deklarata është e sajuar.

Postimi i shpërndarë në grupin Maqedonasit kundër Bullgarëve (Македонци vs Бугараши) në Facebook po merr shumë vëmendje pas ndarjes së një klipi mediatik me titullin:

E JASHTËZAKONSHME: Putin kërkon që bullgaria fashiste të ndahet në tre pjesë

Titulli i postimit fillon me fjalën E JASHTËZAKONSHME me shkronjë të madhe, por edhe pse fjala sugjeron se kjo është diçka krejtësisht e re dhe shumë e rëndësishme, nuk ësht,. postimi nuk është as i jashtëzakonshëm dhe as i ri, dhe gjithashtu është i pasaktë.

Gjegjësisht, teksti me të njëjtin titull i publikuar në portalin Mkdenes është në fakt tekst i marrë nga media bullgare faktor.bg, e cila e ka marrë këtë shkrim nga media propagandistike ruse putin-today.ru.

Por në asnjë raport, as në mediat bullgare dhe as në ato ruse nuk thuhet se Putini nuk ka deklaruar ndonjëherë se dëshiron që Bullgaria fashiste të ndahet në tre pjesë. Një deklaratë e tillë e tij nuk mund të gjendet askund, as në asnjë media me famë botërore dhe as njoftime të tilla në mediat ruse. Sigurisht, nëse Putini do të kishte thënë ndonjëherë diçka të tillë, do të ishte raportuar nga disa media dhe do të kishte reagime nga shumë liderë botërorë, sepse një deklaratë e tillë cenon sovranitetin territorial dhe integritetin e një vendi tjetër, aq më tepër që ai tjetër vendi është gjithashtu anëtar i Bashkimit Evropian, por edhe i NATO-s.

Artikulli dhe drama që pason e ka origjinën nga një postim i gazetës ruse të propagandës putin-today.ru. I gjithë portali është i mbushur me postime propagandistike, shumica janë tejet të bujshme, e disa të pavërteta. Artikulli i veçantë është thjesht mendim i shkëputur i dikujt, pasi është një koment i shkruar dhe është në kategorinë e blogut. Në fakt, nuk është as postimi i tij origjinal sepse në fund të shkrimit është emri i autorit Mamomot, kurse poshtë tij është një lidhje nga faqja e internetit telegra.ph. Në këtë faqe interneti telegra.ph kushdo mund të shkruajë çdo gjë dhe ta publikojë atë. Nuk është aspak një media përkatëse që publikon informacione të sakta dhe të verifikuara dhe një media që duhet transmetuar dhe cituar, aq më pak të përkthehett në disa vende. Në të gjithë artikullin, emri i Putinit nuk përmendet askund, në asnjë pikë. Nuk shkruhet askund se ky është mendimi i tij dhe se ka besuar dhe ka thënë dikur se Bullgaria duhet të ndahet në tre pjesë. Është mendimi i vetë autorit. Gjithashtu, emri i Putinit nuk përmendet në tekstin e transmetuar nga putin-today.ru.

Media bullgare Faktor.bg, e cila ishte e para që e përktheu artikullin rus në bullgarisht, shkruan në titull:

“Putini Today” dëshiron që Bullgaria “naziste” të fshihet dhe të ndahet mes Serbisë, Turqisë dhe Rusisë.

Por as media bullgare nuk pretendon se ky është mendimi i Putinit dhe se ai i ka thënë ndonjëherë këto fjalë, vetëm e përkthen tekstin nga mediat ruse, në të cilin emri i presidentit rus nuk përmendet as edhe një herë.

Nga ai tekst për Faktorin Bullgar, arrijmë në njoftimin e portalit maqedonas Mkdenes në fillim të vitit 2023, i cili e përcjell tekstin sikur të ishte mendimi i Putinit. Prandaj në titull është nxjerrë një citim i pretenduar i Putinit, në të cilin ai flet për ndarjen e Bullgarisë. Një vit i tërë pas kësaj, kjo deklaratë inekzistente e Putinit shpërndahet si klip në një grup në Facebook dhe merr shumë vëmendje sikur të ishte reale dhe aktuale.

Ajo shpërndahet në grupin në Facebook Maqedonasit kundër Bullgarëve, në të cilin ka argumente të ndryshme për origjinën e Maqedonisë, pretendimet e Bullgarisë për historinë maqedonase, si dhe mosmarrëveshjen mes këtyre dy vendeve, e cila është pengesë në rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. . Edhe pse teksti i deklaratës së fundit të Putinit nuk ka asnjë lidhje me Maqedoninë, shumica e komenteve në postim i referohen mosmarrëveshjes maqedono-bullgar.

Nga të gjitha faktet e deklaruara mund të konkludojmë se ky postim viral është i pavërtetë. Putini nuk tha kurrë se Bullgaria duhet të ndahet në tre pjesë, është një titull imagjinar i bashkangjitur një teksti koment nga një blog rus.



Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.