Putin me dy narrativa dezinformuese nga Vladivostok – armët e reja dhe SHBA janë negativët, jo Rusia

Владимир Путин. Фото: скриншот од видео обраќањето/Претседател на РФ/веб страна

Duke folur për armët e reja, rastet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe gabimet e bëra nga Moska, por më të mëdha paskan qenë ato të Shteteve të Bashkuara, si dhe për rastin e Donald Trump, presidenti rus dërgoi një variant mbi temën e dy narrativave dezinformuese ruse që janë përdorur kohët e fundit, por veçanërisht pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës shkurtin e kaluar – ne kemi/po punojmë për një armë të re të tmerrshme që askush në botë nuk e posedon; SHBA janë negativë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Rusia vetëm mbron interesat e saj

 

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, gjatë një takimi me moderatorët e sesioneve kyçe të Forumit të 8-të Ekonomik Lindor (EEF) të mbajtur në Vladivostok, deklaroi se Rusia po zhvillon armë të reja bazuar në parime të reja fizike, të cilat do t`i mundësonin çdo vendi siguri efektive.

Nëse shikoni sferën e sigurisë, armët me parime të reja fizike do të mundësonin sigurinë e çdo vendi në perspektivën e afërt historike. Ne e kuptojmë shumë mirë këtë dhe po punojmë për të, tha Putin dhe raportuan portalet në gjuhën maqedonase, duke iu referuar Reuters.

Zhvillimi i armëve bazuar në parime të reja fizike përfshin përdorimin e teknologjive dhe parimeve të reja të veprimit. Armët e tilla përfshijnë lazer, ultratinguj, armë me frekuencë radio dhe të tjera, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Putin: Është e gabuar të dëmtosh interesat e kombeve të tjera

Në të njëjtën bisedë, Putin tha se dërgimi i tankeve në Hungari dhe Çekosllovaki gjatë Luftës së Ftohtë ishte një gabim i Moskës, por nuk kishte asnjë informacion nëse ishte bërë një analogji me pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ky ishte një gabim, tha Putin kur u pyet nëse Rusia mund të konsiderohet një fuqi koloniale për dërgimin e tankeve në Budapest në 1956 dhe Pragë në vitin 1968.

Është e gabuar të bësh diçka në politikën e jashtme që dëmton interesat e kombeve të tjera, shtoi Putin, më shumë se 18 muaj pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, e cila është përshkallëzuar në luftën më të madhe të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Putin thotë se SHBA po bën të njëjtin gabim si Bashkimi Sovjetik.

Uashingtoni nuk ka miq, ka vetëm interesa, tha ai gjatë Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok.

Putin tha gjithashtu se ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është viktimë e persekutimit politik për shkak të kandidaturës së tij në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të vitit 2024 kundër kreut aktual të shtetit, Joe Biden.

Ky është një persekutim i motivuar politikisht nga rivali i tij, tha Putin.

Presidenti rus vlerësoi se kjo situatë tregon “perversionin e sistemit amerikan”.

Nuk ka asnjë informacion nëse është përmendur ndonjë analogji me persekutimin e kundërshtarëve politikë në Rusi, gjyqet e tyre dhe dënimet me burgim të gjatë.

Me këto tre deklarata, Putini praktikisht shprehu dy narrativa dezinformuese ruse, të cilat përdoren veçanërisht pas agresionit kundër Ukrainës nga viti i kaluar: ne kemi/po punojmë për një armë të re të tmerrshme që askush në botë nuk e posedon; SHBA-të janë negativët në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Rusia vetëm mbron interesat e saj.



Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.