PSP vozit, por Karakamisheva e huqi në kthesë me 100 kilometër në orë

Tanja Karakamisheva - Jovanovska: Kush i huq kthesat? Foto: screenshot.

Со три тези во својата денешна колумна, универзитетската професорка Тања Каракамишева – Јовановска се обидува да направи класичен спин, игнорирајќи ја очигледно реалната ситуација околу случајот „Пуч“ и динамиката и проблемите на работата на СЈО.

 

Me tri teza në opinionin e saj të radhës, profesoresha universitare Tanja Karakamisheva – Jovanovska mundohet të bëj spinim klasik, duke injoruar situatën reale rreth rastit “Puç”dhe dinamikën dhe problemet në punën e PSP-së

 

Në kolonën e saj më të re “PSP fluturoi nga kthesa me 100 kilometër në orë” të publikuar në “Dnevnik”,  ndërsa e ripublikuar sot në “Kurir”, Tanja Karakamisheva – Jovanovska, profesor universitar e njohur si apologjet “kujdestar” i qeverisë, për gjatë asaj edhe anëtar në disa komisione dhe kryesi të institucioneve dhe trupa shtetëror, por edhe moderatore në radio, nxjerr përfundime të cilat nuk janë në përputhshmëri me faktet, gjegjësisht shtrembërohet e vërteta.

Me vet faktin se në publik ende nuk dihet numri i saktë i materialeve të përgjuara në mënyrë të paligjshme të cilat ekzistojnë në arkivat personale të dikujt, PSP e huqi detyrën e saj kryesore. Nuk i përndjek për krim, kriminelët e dëshmuar, të njohur me emër dhe mbiemër, por krijon paraqitje të rreme se disa persona mund te jenë kriminel. Duke pasur parasysh se PSP nuk dëshiron të dijë prej ku dhe pse Zaevit i erdhën në dorë dhe i përdori në mënyrë të paligjshme materialet e përgjuara, ky organ shtetëror vozit me njëqind kilometra në orë në kthesën e njohur si spiralja e të paligjshmes. Në këtë mënyrë PSP shkakton lëndimin e parë dhe të madh ndaj ligjeve dhe Kushtetutës në vend. 

[Burimi: Kurir, Data: 24.08.2016]

 

Kundër-spin: Përfundimin e Karakamisheva – Jovanovska se Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk ndjek për “krim, kriminelët e dëshmuar”, “krijon shfaqje të rreme se disa persona mund te jenë kriminel”, gjegjësisht me atë “vozit me njëqind kilometër në orë në kthesën e njohur si spiralja e të paligjshmes”, është tentim që të luhet me faktet dhe të shtrembërohet e vërteta. Frazat e përdorura nuk përputhen me situatën dhe është shumë e çuditshme kur dëgjohen prej intelektualëve.

Kontraspin - foto Vistinomer

Autorja në kolonë me të shprehurit e vet mundohet të shkojë kundër disa punëve. Së pari, vlerëson se PSP e ka huq funksionin për atë se në publikë nuk është deklaruar se sa janë në numër materialet nga ndjekja joligjore e komunikimeve. Por, në ligjin për PSP-në askund nuk shkruan se ky trup patjetër duhet të informojë publikun për çdo detaj të punës së saj, veçanërisht që të mos dalin në publik materialet shërbyese të cilët shfrytëzohen për procedurë parahetimore. Neni 8, i cili i referohet kësaj tematike, nuk jep definicione të qarta, por vetëm se thekson se prokurori publik gjatë informimit duhet të baraspeshojë interesin publik me etikën dhe detyrat procedurale.

Prokurori publik rregullisht do të informojë publikun për zhvillim e saj/tij, duke baraspeshuar etikën dhe detyrat procedurale me ligjet përkatëse dhe interesi publik të jetë i informuar përgjatë rrjedhës së hetimeve dhe përndjekjes

Prej ku Karakamisheva – Jovanovska është e sigurt se zbulimi i numrit të materialeve që shfrytëzohen si fakte nuk janë në interes të hetimit. Dhe, fundja, prej ku e di se deri më tani nuk është zbuluar i gjithë numri? Dhe pse pikërisht publikimi i numrit është më i rëndësishëm?

Shpjegim nuk jep, por vazhdon me sulm:

Nuk i ndjek për krim, kriminelët e dëshmuar, të njohur me emër dhe mbiemër, por krijon shfaqe të rreme se disa persona mund të jenë kriminel. 

Karakamisheva me fjalinë në vazhdim “shpjegon” se kush janë ato “kriminel”, duke shtuar Zaevin. Por ajo harron më të rëndësishmen për rastin “Puç”, në të cilin Zaev është i pandehuri i katërt, dhe për atë “vepër penale Dhunë ndaj funksionarëve të organeve të larta shtetërore nga neni 311 i futur në nenin 19 nga Kodi zgjedhor” – gjegjësisht, se rasti nuk ka mbaruar, më saktë nuk ka vendim gjyqësor – dhe në pajtim me të as “kriminal“.

Lençe Ristoska, prokurore dhe zëdhënëse e PSP-së me 5 gusht theksoi që problemet që ky organ i ka pasur në lidhje me punën e rastit “Puç”, gjatë së cilës qartë është thënë se seanca për këtë rast është caktuar për me 16 shtator të këtij viti.

Për shembull, në rastin Puç nuk ishte faji jonë që gjykata nuk na i jepte materialet. Kur i morëm materialet, hapëm rastin dhe me 16 shtator është caktuar seanca dhe do të shohim nëse jemi të njëanshëm. 

Fakti se seanca e rastit “Puç” do te jetë me 16 shtator është fakt më se i qartë se kjo “pëlcitje” e Karakamisheva – Jovanovska e huq cakun. Gjegjësisht, rasti Puç, nuk është mbyllur, ashtu siç ajo mundohet ta paraqes.

Njëkohësisht, autorja e kolonës nuk përmend as edhe se rasti “Puç” e ndoqën një numër kontradiktash, gjegjësisht PSP që nga “hapja” e sajë në dhjetorë të vitit të kaluar nuk mundje që të vij deri te materialet e nevojshme, ashtu siç thekson prokurorja Ristoska. Por, më me rëndësi para së gjithash është se krejt në fund të procesit “Puç” do të shihet nëse PSP nuk dëshiron “që të hulumtojë prej ku dhe pse pikërisht Zaevit i ranë në dorë dhe i shfrytëzoi në mënyrë të paligjshme këto materiale të përgjuara“.

Në fund të rastit do të mund të thuhet nëse PSP “nuk dëshiron diçka”. Për këtë arsye, në këto rrethana, akuza e Karakamishevës se “ky organ shtetëror vozit me njëqind kilometër në orë në kthesën e njohur si spiralja e të paligjshmes“, është vetëm vërtetues i asaj se autorja e opinionit e ka huq kthesën e njëjtë, me shpejtësinë e njëjtë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.