Promovuesit ekonomik janë shfuqizuar, atashe ekonomikë nuk ka

Foto: pixabay.com

 

PREMTIM: Sistemi ekzistues ekonomik do të lihet tërësisht, sepse është i shtrenjtë dhe nuk jep rezultate të dukura. Në vend të saj, do të futet koncepti i diplomacisë ekonomike dhe do të shfrytëzohen përvojat e vendeve të suksesshme. 

[Burimi: Programi i LSDM-së për zgjedhjet parlamentare 2016„Plani për jetë në Maqedoni“ (faqe 213), data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Lidhja socialdemokrate akoma nuk ka realizuar premtimin se në vend të promotorëve ekonomik, do të vendos atashe ekonomik në ambasada të cilat do të kujdesen për tërheqjen e investimeve të huaja dhe plasimin e prodhimeve maqedonase.

Më saktë, këtë premtim LSDM ka planifikuar ta realizojë në gjashtë muajt e parë të zgjedhjes së Qeverisë dhe për këtë e ka vendosur edhe në Programin “Plani për jetë në Maqedoni” – “Plani 180”. Arsyeja për këtë premtim ka qenë se promotorët ekonomik përgjatë viteve të kaluara kanë shpenzuar shuma të mëdha në para, por efektet e punës së tyre kanë qenë të padukshme.

Përndryshe, promotorët e parë ekonomik, Maqedonia i morri në vitin 2018. Deri në vitin e kaluar (2017) kishte 33 të atillë nëpër botë, dhe më pas numri i tyre u ul në 20. Konkursi për promotorët e rinj ekonomik i cili ka qenë i publikuar në vitin 2016, vitin e kaluar u shfuqizuar. Qeveria paraprake e promotorëve ekonomik aktiv me urdhër të MPJ ju propozoi mandati i cili zgjati deri me 30 qershor të vitit 2017.

Menjëherë pas formimit të qeverisë së re (të udhëhequr nga LSDM) informuan (gusht 2017) se punohet me model të ri.

Tani punohet edhe në rimodelimin e konceptit të deri tanishëm në promotorët ekonomik. Rolin e promotorëve ekonomik do ta marrin atashetë ekonomikë të cilët do të jenë nën kontroll të resorëve ekonomik në Qeveri”.

Në nëntor të vitit 2017 zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev kumtoi se Ministria e Punëve të Jashtme ka krijuar strategji për zgjedhjen e 20 nëpunësve ekonomik të cilët do të dërgohen në vendet më atraktive për ekonominë maqedonase.

Ato nëpunës ekonomik duhet të mësojnë ekonominë maqedonase dhe të trajnohen dy muaj në Maqedoni. Duhet të kalojnë të gjithë ekonominë maqedonase ashtu që kur të shkojnë nëpër botë të dinë se çka mund të shitet prej Maqedonisë. Duhet të jenë komercialistë të ekonomisë maqedonase në botë dhe të tërheqin investime të huaja në Maqedoni, por të atillë që të mund të bashkëveprojnë me ekonominë maqedonase. (Angjushev)

Angjushev atëherë tha se është planifikuar që atashetë ekonomikë të kenë dy detyra:

 Një prej detyrave do të jetë të tërheqin investime të huaja, në të njëjtën mënyrë si edhe tani, gjatë vizitës, animimi dhe sqarimi i metodologjisë për marrjen e ndihmës së huaj, por të njëjtët do të jenë edhe një detyrë të dytë, dhe ajo do të jetë afrimimi i prodhimeve vendore dhe shitja e tyre nëpër gjithë botën.

Sipas asaj që është e njohur, atashetë ekonomikë duhet të zgjidhen në konkurs dhe të fillojnë të punojnë deri në qershor të këtij viti (2018), por Ministria për Punë të Jashtme e cila duhet të publikojë shpalljen për zgjedhjen e atasheve ekonomikë akoma nuk është e ka bërë këtë.

Janë duke u realizuar mbledhjet koordinative me Kabinetin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev. Kemi diskutuar për modele të mundshme të zgjedhjes së atasheve ekonomikë dhe detaje të tjera rreth angazhimit të tyre. (Alsat M – 05.08.2018)

Sipas asaj që u tha më lartë mund të përfundohet se premtimi i LSDM-së për ndryshimin e modelit të promovimit ekonomik në vende të tjera dhe tërheqjen e investitorëve, gjegjësisht zgjedhja e atasheve ekonomikë, e planifikuar për gjashtë muaj prej zgjedhjes së Qeverisë dhe e prolonguar deri në qershor të vitit 2018 akoma nuk është realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni

Your email address will not be published.