Populli i Ukrainës është “sakatosur” nga pushtimi ushtarak i Rusisë

Фото: pixabay.com

Pasojat e luftës në Ukrainë janë të mëdha dhe ende për t’u përcaktuar. Një numër i madh faktesh tregojnë se pushtimi ushtarak që Rusia po kryen në Ukrainë, jo vetëm që ka prekur popullin e Ukrainës, por ka shkaktuar pasoja të pallogaritshme. Sipas Agjencisë së OKB-së për Personat e Zhvendosur, deri më 11/04/2023 ka mbi 8.1 milion njerëz të zhvendosur nga Ukraina në Evropë dhe pothuajse po aq njerëz të zhvendosur brenda vendit në vend. Në përgjithësi, pothuajse një e treta e njerëzve që jetojnë në Ukrainë janë zhvendosur dhe 90 për qind e tyre janë gra dhe fëmijë, pasi burrat qëndruan në Ukrainë për të mbrojtur atdheun

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin është shpërndarë një foto e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ku thuhet:

12.04.2023.

Putin.

Populli në Ukrainë nuk është prekur.

Një numër i madh faktesh tregojnë se pushtimi ushtarak që Rusia po kryen në Ukrainë, jo vetëm që ka prekur popullin e Ukrainës, por ka shkaktuar pasoja të mëdha për të. Sipas Agjencisë së OKB-së për Personat e Zhvendosur, deri më 11/04/2023 ka mbi 8.1 milion njerëz të zhvendosur nga Ukraina në Evropë dhe pothuajse po aq njerëz të zhvendosur brenda vendit në vend. Në përgjithësi, pothuajse një e treta e njerëzve që jetojnë në Ukrainë janë zhvendosur, dhe 90 për qind e tyre janë gra dhe fëmijë, pasi burrat qëndruan në Ukrainë për të mbrojtur atdheun.

Polonia dhe Gjermania morën shumicën e të zhvendosurve, mbi një milion njerëz në secilin prej këtyre vendeve veçmas. Persona të zhvendosur ka edhe në SHBA, Britani të Madhe, Francë, Turqi, Itali Spanjë dhe Republikën Çeke.

Nga tetë milionë njerëz që duhej të largoheshin nga Ukraina, mbi 2 milionë kaluan kufirin në Rusi. Disa prej tyre e bënë këtë për të arritur një shtet të BE-së, por ka edhe raporte shqetësuese për transferime të detyruara të ukrainasve në Rusi.

Sipas Global Citizen dhe raportit të tyre të shkurtit të vitit 2023, të paktën 7,000 civilë ukrainas janë vrarë. Por këto shifra është e vështirë të përcaktohen. Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka verifikuar 7110 civilë që vdiqën gjatë pushtimit rus të Ukrainës deri më 30 janar 2023. Nga këta, 438 janë fëmijë.

Veç kësaj 11 mijë e 547 persona të tjerë u raportuan të lënduar dhe këto shifra mund të jenë më të larta.

Rreth 9 milionë ukrainas jetojnë pa energji elektrike si pasojë e sulmeve nga Rusia. Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, paralajmëroi se Ukraina po përballej me ditët më të errëta të luftës deri më tani, pas raportimeve se gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës ishte dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet ruse.

Një numër i madh i grave ukrainase përdhunohen, abuzohen seksualisht, civilët detyrohen të ecin lakuriq në rrugë, sipas OKB-së.

Rreth një mijë objekte shëndetësore janë dëmtuar ose shkatërruar deri në fund të janarit 2023, duke përfshirë spitalet e fëmijëve, qendrat e trajtimit të kancerit dhe spitalet e lindjes, sipas ministrit ukrainas të Shëndetësisë Viktor Liashko. Tetëdhjetë për qind e infrastrukturës shëndetësore të Mariupolit u shkatërrua.

Të sulmosh më të pambrojturit, foshnjat, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata që tashmë vuajnë nga sëmundjet, si dhe punonjësit e shëndetësisë që tashmë po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetë, është një akt i egërsisë së paprecedentë, tha drejtoresha e UNICEF-it Catherine Russell.

Që nga fillimi i pushtimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, procesi arsimor është ndërprerë për më shumë se 5 milionë fëmijë. Agresioni ushtarak përfaqëson një krizë të madhe për gratë dhe vajzat ukrainase.

Është e vështirë të përcaktohet numri i ushtarëve të vdekur. Për Rusinë, numri i vdekjeve nga pala ruse është sekret shtetëror dhe zbulimi i këtij numri dënohet me 7 vjet burg. Gjenerali amerikan Mark Miley tha se rreth 100,000 ushtarë rusë dhe rreth 100,000 ushtarë ukrainas janë vrarë ose plagosur deri më tani.

Njerëzit që kundërshtojnë pushtimin ushtarak janë arrestuar në Rusi.

Rindërtimi i Ukrainës mund të kushtojë deri në 350 miliardë dollarë. Pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi mbi 97 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta në Ukrainë.

Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që populli i Ukrainës “nuk është i prekur nga lufta”. Pasojat janë të gjera dhe ende nuk janë përcaktuar.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.