Petre Latinovski
Petre Latinovski është kryetari i parë i Komunës së Butelit. Ai erdhi në funksion në zgjedhjet lokale të vitit 2005 dhe e tani më është në mandatin e tij të tretë.
JETA PRIVATE
Petre Latinovski ka lindur me 29.10.1954 në fshatin Radishan. Ai është i martuar, dhe babai i dy fëmijëve dhe gjysh i dy nipërve.
ARSIMIMI
Ka diplomuar në Fakultetin Matematiko-Natyror pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”, në degën e Gjeografisë.
KARRIERA
Prej vitit 1978 deri në vitin 1999 punon si profesor në SHMSH për Ekonimi dhe Biroteknik “Arseni Jakov”. Prej vitit 1999 deri në vitin 2003 ka qenë drejtor në të njëjtën shkollë.
KARRIERA POLITIKE
Petre Latinovski në vitin 2005 është zgjedhur si kryetar i parë i Komunës së Butelit, atë funksion e kryen edhe në dy mandatet e ardhshme, gjegjësisht në vitet 2009-2013 dhe 2013-2017.
Kryqi në Kongresin Botëror Maqedonas i cili shkakton tensione
Emri i tij si kryetar i Komunës së Butelit është lidhur me fillimin e ndërtimit të kryqit i cili ishte donacion i Kongresit Botëror Maqedonas nën udhëheqësi të Todor Petrov, si kryetari i saj. Gjatë kohës së vendosjes së themeleve të kryqit me 27 shkurt të vitit 2016 kishte protesta të dhunshme, ndërsa viktimë ishte vet iniciatori Todor Petrov.
Pas vendosjes së kryqit në ditët në vazhdim shkaktoji protesta dhe kundërprotesta. Protestuan shqiptarët me vendosjen e shatorëve, që të pengojnë vendosjen e ndërtimit të kryqit. Ana tjetër e udhëhequr nga Petre Latinovski, protestoi para MPB-së dhe nga ministri i atëhershëm Spaspovski këruan që të sigurojë ndërtimin e kryqit me asistencë të policisë.
BURIME
Ueb-faqja e Komunës së Butelit – Kryetari i komunës
Tellma – Hiqet kryqi në Butel, rrihet donatori (27 shkurt 2016)
Plusinfo – Ndërpriten protestat para MPB (11 mars 2016)
Telegraf – I MBLODHËN SHATORËT: BDI ndërpret protestën në Butel (5 mars 2016)
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari