Përnjëherë përurohen pishina e mbyllur dhe e hapur në Kumanovë

Pas disa shtyrjeve të afateve, u hapën pishinat për kumanovarët. Foto: Komuna e Kumanovës

 

Para një viti filloi ndërtimi i pishinës së mbyllur e cila kap hapësirën prej 6000 metër katror. Në hapësirën prej 1800 metra katrorë, është paraparë që të ketë një qendër biznesi me salone  bukurie, palestër, hapësira sportive dhe objekt hotelerik. Në këtë kompleks do të ndërtohet edhe AQUA PARK, ndërsa përreth tij në hapësirën prej 500 metër katror do të zë kopshti veror, ku qytetarët mund ta shfrytëzojnë për rekreacion dhe argëtim. Në këtë mënyrë, do to forcohet kapaciteti financues i komunës, gjegjësisht i ndërmarrjes publike dhe eventualisht -partnerit privat publik i cili mund të jetë pjesë e shfrytëzimit të këtyre përmbajtjeve, me çka do të përforcohet kapaciteti fiskal vetëqeverisjes lokale dhe të ndërmarrjeve publike, nëse ndërmarrja publike do të formohet nga Këshilli. Me lëshimin në përdorim të dy pishinave (e mbyllur dhe e hapur) dhe AQUA PARKUT, bashkëqytetarët tanë do të kenë vend të mirë për argëtim dhe rekreacion. Pishina do të lëshohet në përdorim këtë vit, me çka do të fitohet një hapësirë për qëllime sportive në qytete. (Buxheti: nuk është dhënë, afati: viti 2013)

 

ARSYETIM

programin e tij zgjedhor për zgjedhje lokale të vitit 2013, në pjesën investime kapitale, faqet 7 dhe 8, Zoran Damjanovski (si kandidat i opozitës së bashkuar të udhëhequr nga LSDM) premtoi pishinë të mbyllur në Kumanovë deri në mbarim të atij viti, si dhe ndërtim të pishinës së hapur, për të cilën atëherë (në vitin 2013) nuk dha afat se kur do të fillojë të ndërtohet dhe kur do të lëshohet në përdorim. Për pishinën e hapur Damjanovski tha premtim konkret në shkurt të këtij vitit (2016), gjatë së cilës si afat e vendosi fillimin e stinës së verës. Ndërtimi i pishinës së mbyllur, përsëri, filloi përgjatë mandatit të kaluar të Damjanovskit (2009-2013)

Edhe pse që të dy afatet e dhëna kanë skaduar, përsëri pishinat u lëshuan në përdorim me 1 gusht të vitit 2016, prandaj sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, vlerësojmë se që të dy premtimet e kryetarit të Kumanovës Zoran Damjanovski janë të realizuara.

“Vërtetmatësi” shkroi për këtë premtim me 5 prill të këtij viti. Duke përgatitur këtë tekst për “Vërtetmatësin”, erdhëm te informata se hapja e pishinës së mbyllur do të bëhet me 5 maj të këtij vitit. Në suaza të informacionit të njëjtë, është thënë se së shpejti do të fillojë ndërtimi i pishinës së hapur, afër asaj të mbyllur.

. Kumanova do të bëhet me pishinë rekreative të mbyllur. Lokacioni i pishinës sipas informatave të kryetarit të Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski do të jetë menjëherë pranë pishinës së mbyllur, afër sallës sportive. 

Gjithçka është gati për të filluar ndërtimi – informon i pari i qytetit. Investimi do të bëhet me buxhetin e komunës. Është paraparë që pishina do përfundohet deri në fillim  të stinës së verës kur edhe do të lëshohet në përdorim. 

Me 8 prill, tre ditë pas publikimit të tekstit te “Vërtetmatësi”, Damjanovski, rishikoi fillimin e ndërtimit të pishinës së hapur.Atëherë ai shpalli se edhe pishina e hapur ndërtimi i së cilës ka filluar po atë ditë, do të përfundojë prej 15 deri 25 qershor, ndërsa për sa i përket pishinës së mbyllur, përmendi se është lëshuar në përdorim me 5 qershor, edhe pse nga personi kompetent ka pasur paralajmërime se ajo mund të ndodh edhe më herët.

Sot vendoset themeli i pishinës rekreative dhe shpresojmë se me këtë aneks dhe me lejen shtesë për terrenin, pishina rekreative me përmbajtje të shoqëruara do të përfundojë sipas parashikimeve tona prej 15 deri me 25 qershor, ndërsa pishina e mbyllur, sipas supozimeve do të lëshohet me 5 korrik. Ky është angazhimi i jonë, edhe pse ka lajmërime nga personi i angazhuar se mund të lëshohet në përdorim edhe ka mesi i muajit maj, deklaroi Damjanovski.  

Ashtu siç është e njohur, ato afate janë shkelur.

СInformata tjetër e kryetarit të Kumanovës për të dy pishinat është saktë e para një muaji, gjegjësisht e 5 qershorit. Atëherë Damjanovski tha se pishina e mbyllur ka përfunduar tërësisht, por nuk do që hapja të bëhet në veçanti për secilën pishinë, por do të pres që të përfundojë edhe pishina e hapur, dhe të të dyja do të lëshohen përnjëherësh në përdorim. Sipas tij, ajo do të ndodh mes 10 dhe 15 korrikut.

Unë dua të hapjet të bëhen përnjëherë. Lëshimin në përdorim të pishinave, atë të hapurën dhe atë të mbyllurin të mos ta bëjmë ndaras, të hapim atë të mbyllurin, më pas të të hapurën. Shpresat dhe dëshirat tona janë se mes 10 dhe 15 korrikut do të lëshohet pishina e hapur, ky është afati i dhënë nga personi përgjegjës për ndërtim, një fazë është afër deri te implementimi final, edhe pse pishina e mbyllur ka përfunduar tërësisht. Është lëshuar kontrolli teknik, testet e para të pjesës mekanike dhe i njëjti është i mbushur – thotë Zoran Damjanovski, kryetarë i Komunës së Kumanovës. 

Por edhe ai afat nuk është respektuar. Me 27 korrik në ueb-faqen e Komunës së Kumanovës, është publikuar deklarata e Damjanovskit për hapjen e kompleksit të pishinave me 1 gusht. Për hapjen solemne lexojmë edhe në disa ueb-faqe, si dhe në ueb-faqen e Komunës së Kumanovës.

Sipas asaj që të thënë, vlerësojmë se premtimi është realizuar, me vërejtje se afati për realizim të tij disa herë është zgjatur.

 

BURIMET

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.