Përmes dezinformatave, Kremlini tenton t’i ik fajit për shkaktimin e krizës energjetike
Përmes “tymit, pasqyrave dhe gazit, Kremlini tenton ta shmang fajin për rritjen e çmimeve si pasojë e krizës energjetike. Fraza ‘tymi dhe pasqyrat’ i referohet një iluzion të shekullit të 19-të që magjistarët përdornin për të projektuar një imazh në ajër. Që nga ajo kohë kjo frazë ka marrë kuptimin e mashtrimit dhe deziluzionit, shkruan Euvsdisinfo, transmeton Portalb.mk.
Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës më 24 shkurt 2022 nga Rusia, shteti rus dhe organet pro-Kremlinit kanë qenë shumë aktive në përhapjen e dezinformatave lidhur me energjinë. Qëllimet i dezinformatave në fjalë kanë qenë:
1. përpjekja për të fshehur tentativën e shantazhit të Moskës për furnizime me energji, me qëllim që të sigurojë koncesione politike perëndimore
2. heqja e sanksioneve apo presionit ndaj Kievit për të pranuar kërkesat ruse.
Në këtë fushatë bien në sy tre lloje pretendimesh dezinformative.
-
Narrativa e parë: Fajësimi i sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë
Narrativa e parë pretendon se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë janë fajtore për rritjen e çmimeve të energjisë këtë dimër. Disa media, veçanërisht RT, në mënyrë specifike fajësojnë ‘Brukselin’ për problemet me energjinë në Evropë, ndërsa Rusia nuk ka asnjë faj për pasojat e sulmit të saj të paprovokuar dhe të paligjshëm. Nën-narrativat pretendojnë se sanksionet e BE-së nuk kanë asnjë efekt: “sanksionet po forcojnë Rusinë dhe po shkatërrojnë ekonomitë e BE-së”.
Mediat e lidhura me Kremlinin rrallëherë bëjnë thirrje për shfuqizimin e sanksioneve, ndoshta sepse propaganduesit e Kremlinit pretendojnë se sanksionet po forcojnë Rusinë ose po dëmtojnë Evropën më shumë se Rusinë. Kur mediat pro-ruse ngrenë perspektivën e lehtësimit të sanksioneve, ata priren ta përshkruajnë se “BE-ja po kthehet në politikën e përgjegjshme” ose “duke ndihmuar Evropën, ndërsa Rusia është indiferente”.
Trajtimi i sanksioneve e pasqyruar në narrativën e kabineteve të Kremlinit është çështje e ndërlikuar. Në takimet private, zyrtarët rusë kërkojnë që të hiqen sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe shpesh e vendosin atë si një parakusht për të rënë dakord për ndonjë çështje të caktuar. Për shembull, në gusht zyrtarët rus thanë se sanksionet teknike të BE-së mbi pajisjet duhet të hiqen përpara se gazi të mund të furnizohej përsëri përmes Nord Stream 1 (ende i pa sabotuar në atë kohë). Në fakt, pengimi rus në korrik dha një paralajmërim se Kremlini ishte i vendosur të mbyllte furnizimet dhe të përdorte gazin si një armë politike.
FAKT: Sanksionet dobësojnë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën. Rusia ndaloi furnizimin me gaz në Evropë në përpjekje për të shantazhuar BE-në dhe për të maksimizuar presionin për të hequr sanksionet
-
Narrativa e dytë: Nuk ka alternativë ndaj “Rusisë së besueshme”
Narrativa e dytë kryesore pohon se BE-ja ka pak ose aspak alternativa ndaj karburanteve fosile ruse për përmbushjen e kërkesave të saj për energji. Nën-narrativat përfshijnë pretendime se kalimi në energjitë e rinovueshme është përgjegjës për inflacionin e energjisë dhe se SHBA-ja ka përfituar në mënyrë oportuniste nga kriza e Evropës nëpërmjet shitjes së gazit natyror të lëngshëm.
FAKT: Përveç burimeve të rinovueshme dhe efikasitetit të energjisë, Evropa ka mjaft furnizues alternativë dhe të besueshëm për t’i dhënë fund varësisë së saj nga karburantet fosile ruse.
-
Narrativa e tretë: Evropianët do të ngrijnë së ftohti
Narrativa e tretë pretendon se pa gazin rus, qytetarët e vende evropiane do të ngrijnë gjatë dimrit. Pretendimi shkon më tej duke parashikuar se në Evropë do të plasin protesta të mëdha të cilat supozohet se do të shkaktojnë kaos nëpër rrugë dhe madje mund të rrëzojnë qeveritë e BE-së dhe të shkatërrojnë BE-në. Mediat pro-ruse kanë mbuluar me entuziazëm thirrjet për t’i dhënë fund sanksioneve të BE-së në vendet ku ka pasur protesta për rritjen e çmimeve. Mediat ruse raportuan mbi potencialin për protesta në Gjermani ndërkohë komentatorët e regjimit bjellorus pohuan se zinxhirët normalë të furnizimit gjerman janë prishur dhe njerëzit po përdorin dru zjarri për të ngrohur shtëpitë e tyre. Kjo është një retorikë klasike e Kremlinit: “populli kundër elitës”.
FAKT: Bashkimi Evropian është i përgatitur për dimër. Depot e energjisë janë mbi 90% plot. Protestimi dhe debatimi i politikave është e drejtë e qytetarisë së zhvilluar.
-
Narrativa e katërt: Lëvizja përçarëse e Putinit
Një taktikë e preferuar e manipulimit rus është shfaqja të politikanëve apo protestuesve të caktuar evropianë, të cilët bëjnë thirrje për t’i dhënë fund sanksioneve ndaj Rusisë. Putini përpiqet shkaktojë përçarje midis Shteteve Anëtare të BE-së dhe grupeve të ndryshme të konsumatorëve duke pretenduar se Rusia është gati të rifillojë eksportet e gazit përmes tubacionit Nord Stream 2 dhe duke e paraqitur Rusinë si një “partner të besueshëm të energjisë”. Kjo fjalë e dyfishtë e “besueshmërisë” është në kontrast të plotë me fushatën e bombardimeve të Rusisë që synon veçanërisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
FAKT: Teori konspirative pa asnjë provë. Rusia ka një histori të kryerjes së operacioneve të ngjashme. Rusia ka përfituar nga rritja e çmimit të energjisë dhe ka manipuluar tregjet e energjisë. Gazi rrit çmimet e energjisë elektrike dhe ngrohjes, jo burimet e rinovueshme.
-
Narrativa e pestë: Manipulimi i shteteve fqinje
Si askund tjetër, Kremlini me shumë entuziazëm përdorë gazin si armë tek shtet fqinje. Një shembull konkretë është Moldavia. Mediat pro-ruse botojnë rregullisht artikuj ku pretendohet se Moldavia do të bjerë në një ‘humnerë’ pa importet ruse të energjisë dhe se bashkimi me një platformë të përbashkët prokurimi të BE-së për karburantin rrezikon sovranitetin e shtetit moldav.
E vërteta është se: Rusia, jo BE-ja, po shfuqizon sovranitetin e Moldavisë duke i bërë presion vendit që të vazhdojë të pranojë gazin e saj. Kremlini akuzon BE-në për mëkatet e vetë Rusisë, ndërsa pretendon se është mik i Moldavisë. Me miq si këta, kujt i duhen armiqtë?
FAKT: Tranzicioni i gjelbër dhe investimi në energjinë e rinovueshme e ndihmon Evropën të largohet nga importet e energjisë ruse. Burimet e rinovueshme prodhojnë energji më lirë dhe nuk financojnë një agresor armiqësor.
Narrativa brenda Rusisë, një komplot heshtjeje
Brenda Rusisë, narrativat për krizën energjetike nuk janë shumë të ndryshme nga narrativat e drejtuara nga jashtë. Brenda dhe jashtë, rregulli i pashprehur mbetet çfarëdo që të ndodhë, fajësojnë Perëndimin. Mohoni çdo përgjegjësi për veprimet e vetë Rusisë. Paraqitni Rusinë si viktimë të ‘presionit perëndimor’. Kohë pas kohe paraqitet narrativa se krizën aktuale perëndimorët vuajnë shumë më tepër se sa rusët.
FAKT: BE dhe vende të tjera kanë sanksionuar entitetet ruse për shkak të agresionit luftarak të Rusisë kundër Ukrainës.
Shtjellimi i fakteve:
Siç u theksua, sanksionet e BE-së synojnë Rusinë për shkak të agresionit të saj të paligjshëm dhe pushtimit të territoreve të Ukrainës. Prandaj, përgjegjësia për rritjen e çmimeve nuk mund të shkëputet nga veprimet ruse. Një studim i fundit nga Universiteti Yale zbulon se “sanksionet po e gjymtojnë në mënyrë katastrofike ekonominë ruse”.
Pavarësisht shkurtimeve në rrjedhat e gazit përmes Nord Stream 1 dhe 2 për shkak të sabotimit, Evropa është e përgatitur për këtë dimër. Duhet theksuar se pushtimi rus i Ukrainës ka destabilizuar prodhimin e produkteve të tjera thelbësore, tregjet globale të ushqimit dhe ka rritur çmimet e produkteve për shkak të rritjes së kostove të prodhimit, transportit, shpërndarjes. Rusia gjithashtu ka shkatërruar të korrat dhe fushat në Ukrainë ndërkohë shenjestrimi i portit detar të Ukrainës ka kufizuar eksportet.
Lidhur me pretendimin se BE-ja nuk ka zëvendësues për gazin rus, theksojmë se vendet e BE-së janë angazhuar të diversifikojnë furnizimet e tyre me energji dhe të ulin kërkesën për gaz me 15% këtë dimër. Magazinimi i gazit nëntokësor i BE-së është aktualisht në mbi 91% të kapacitetit, shumë përpara afatit të 1 nëntorit të caktuar për arritjen e 80%.
Sa i përket pretendimit rus se sanksionet nuk përkrahen nga populli evropian dhe dhe se ata duan gazin rus, një studim i Eurobarometrit i publikuar më 6 shtator tregoi se 86% e evropianëve të anketuar donin të reduktonin varësinë nga burimet e energjisë ruse, 87% donin që BE të investonte në energjitë e rinovueshme dhe 78% mbështetën sanksionet e BE-së ndaj qeverisë ruse, kompanive dhe individëve. Duke pasur parasysh veprimet e Rusisë gjatë muajve të fundit, në veçanti mizoritë e tmerrshme, më shumë bombardime të civilëve dhe qëllimin për të shkatërruar Ukrainën, njerëzit duket se e kuptojnë shantazhin energjetik të Kremlinit.
Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari