Për tre muaj Stavrevski harxhoi deficitin buxhetor të gjithë vitit 2016 dhe u largua

Stavrevski, Gruevski dhe financat e thyera. Foto: google

Deficiti i lartë buxhetor në tre muajt e parë të këtij viti dhe paralajmërimet për huamarrje të re(i treti për tre vite) tregon se korrupsioni parazgjedhor i votuesve tani kaloi në veprim permanent duke vlerësuar nga fakti se data për zgjedhje të reja është e paditur dhe votat do të duhen në çdo kohë

 

Shkruan: Vlladimir Petreski

 

Për gjithë vitin 2016 qeveria ka planifikuar deficit buxhetor prej 3.2 përqind nga prodhimet vendore bruto, gjegjësisht 300 milion euro. Buxheti u parapa për 3.2 miliard euro shpenzime, ndërsa 2,9 miliard euro  të ardhura. Vetëm në çerekun e parë të vitit, deficitit buxhetori tani numëron 3,9 % prej GDP-së, që do të thotë 21 përqind mbi përqindjen e paraparë për tërë vitin ose, në para, mbi 360 milion euro.

Si çdo herë kjo qeveri në periudhën parazgjedhore, pompon deficitin buxhetor me qëllim të blerjes së votuesve me përfitime të ndryshme, siç janë rritja e ndihmës sociale, pagat në administratë dhe çdo gjë tjetër. Kështu ishte edhe para këtyre zgjedhjeve që u caktuan për 22 prill dhe 5 qershor, të cilat nuk u mbajtën. Mirëpo deri më tani nuk është harxhuar deficiti buxhetor për gjithë vitin dhe aq më pak për një çerek periudhe vjetore. Ky trend nuk u ndal. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski para shumë kohe premtoj se prej 1 shtatori të këtij vitit përsëri do t’i rris pensionet për 5%, që sipas rregullit buxhetit i ka kushtuar 30-35 milion euro për vit. Një premtim i tillë  me të vërtetë u realizua, Maqedonia, e cila edhe ashtu ka pensione me vlerë më të lartë mesatare se shteti fqinj lindor dhe verior, edhe pse është më e varfër se të dyja, me këtë që është lajmëruar rritja e pensioneve do të jetë më e lartë se e atyre në Bullgari edhe atë për 20 % (211 euro përkundër 175 euro) dhe 10 % prej Serbisë (211 euro përkundër 192 euro).

 

GRUEVSKI ME DEKLARATË TË ÇUDITSHËME PËR HUAMARRJEN

Duke pasur parasysh gjithë këtë, nuk duhet të na habisin informacionet për një huamarrje të re, e cila që tani e dimë se kap vlerën prej 230 milion eurosh për t’u arritur shuma prej 500 milion eurosh, e cila është dashur të merret më herët, prej të cilave zëvendësi i ri i ministrit për financa, Kire Naumov i preu pikërisht këto 230 milion eurot dhe në fund huamarrja kapi vlerën prej “270” milion eurosh.

Kjo shumë atëherë u arrit me marrëveshje mes tanimë ish ministrit për financa, Zoran Stavreski dhe Naumovit. Por, ashtu siç pamë, Stavreski dha dorëheqje “për shkaqe shëndetësore”, prandaj nuk duhet të habitemi nëse ai nuk është pajtuar me këtë huamarrje të paralajmëruar, sepse Stavreski edhe ashtu, vite më parë, privatisht, ashtu siç dëgjohet në bisedat e përgjuara, nuk pajtohej me nivelin e lartë zë harxhimeve publik të cilin e praktikon Gruevski, duke u shprehur qartë këtë qëndrim në fjalinë e tij antologjike për harxhime për çokollata në situata kur nuk ka për bukë dhe shpallja e tyre si “të çmendur” në bisedat e përgjuara me Ministren e atëhershëm për Punë të Brendshme, Gordana Jankuloska. Huamarrja e re e shpallur, që tani më numërohet si çeku i tretë në periudhë prej 3 vitesh, dhe të gjithë së bashku me vlerë totale prej 1 miliard eurosh, është e mundur që ta ketë mbushur gotën e Stavreskit. Të lihet anash fakti se kundër tij nuk është hapur asnjë hetim nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, edhe vet LSDM-ja nuk ka ngritur akuza penale ndaj tij për asnjë vepër. Kjo do të thotë se ai nuk mund të mbahet në kolltuk si garanci për lirin personale për dallim nga shumë bashkë partiak të tjerë të tij.

Deklarata e Gruevskit është krejtësisht tregim tjetër për huamarrje të re:

Nuk jam i informuar në detaje, por nga ajo që mbaj mend prej vitit të kaluar, kur LSDM-ja vendosi një lloj bllokade për huamarrje, ato debllokimin e kushtëzuan që ajo të jepet vetëm për 6 muaj, në vend që të një viti ashtu siç është planifikuar më herët dhe siç është praktik e rëndom e secilit shtet. Kështu që, mendoj se do të ketë nevojë për një gjë të tillë dhe se Ministria e financave dhe qeveria do të veprojnë në atë mënyrë, pasi ajo është mënyra më e mirë e financimit të deficitit të një shteti.     

Si fillim, shumë mirë dihet se Gruevski i tërheq zvarrë litarët e kësaj qeveri aktuale, dhe se kryeministri aktual Emil Dimitriev është një shkronjë e pazëshme, e cila pa asnjë kundërshtim i ndjek urdhrat e shefit të tij partiak. Për shembull, tani më nuk dëgjojmë për mbledhje në Komisionin për investime të huaja të qeverisë, por mbledhje partiake që të jetë prezent dhe të udhëheq Gruevski dhe me atë t’i marrë të gjitha meritat për investime të huaja që do të realizohen, më pas komisioni qeveritar këto vendime vetëm do t’i aprovon. Në një situatë të tillë, është shumë e vështirë që të besohet që Gruevski nuk është i “informuar një detaje” për huamarrjen e re. Kire Naumov shumë qartë thekson se Gruevski është ai që ka shtyrë Stavreskin ta marrë edhe këtë çek.

Më pas, asnjëherë deri më tani nuk është përmendur se detyrimi i vitit të kaluar prej 270 milion eurosh ka qenë “e dhënë për 6 muaj, në vend se për një vit ashtu si më parë ka qenë e planifikuar”. Naumov atëherë tha se ai dhe LSDM-ja nuk pajtohen për huamarrjen prej 500 milion eurosh, duke shtuar se për atë nuk ka nevojë (lihet anash rreziku që 230 milion euro shtesë të shfrytëzohen për korrupsion parazgjedhor). Kjo është hera e parë që kuptojmë se huaja e vitit të kaluar ishte “për 6 muaj”. Përkundër Naumovit, edhe Stavreski edhe Gruevski theksojnë se me 270 milion euroshin e vitit të kaluar është dashur të mbulohen të gjitha nevojat financiare të buxhetit për vitin 2016. Që tani të kuptojmë se paskan qenë për 56 muaj. Nëse është ashtu, atëherë pse ka pritur deri më tani? Përse kjo huamarrje nuk është marrë më herët që parat të arrijnë në kohë? Edhe diçka. A do të thotë kjo se në fund të vitit përsëri do të merret edhe një huazim tjetër prej 500 milion eurosh? Pse ashtu siç thotë Gruevski, 270 milion eurot prej më parë dhe 230-tët e tanishëm, në të vërtetë kanë qenë për nevoja buxhetore. A do të thotë kjo se për çdo vit do të ketë nevojë për borxh të ri prej 500 milion eurosh, sepse, sipas fjalëve të Gruevskit, çeqet janë “procedurë normale për financimin e deficitit të të shteti”? Mirë, po 500 milion euro janë 15.6% prej buxhetit të planifikuar vjetor Në cilin shtet një huamarrje aq e lartë është e nivelit normal? Dhe kjo është vetëm një prej shumë instrumenteve për huamarrje përkrah letrave me vlerë dhe kredive, dhe kjo qeveri i përdor që të gjitha. A nuk është normale që buxheti deficitar të pësoj ulje dramatike që të mos duhet të kemi borxh në shuma të kësaj vlere?

 

KAMATAT  THELLOHEN,  POr KRYESORJA TË MOS DJEGIM KAMATAT 

Një borxh prej 500 milion eurosh shkon me 22,5 deri 25 milion euro detyrim vjetor vetëm për kamatat, (që arrijnë rreth 4,6-5 përqind në vjet) edhe atë në situata kur 104 milion euro prej buxhetit shkojnë pikërisht për kamatat të borxhit  publik edhe atë pa këtë borxh të ri prej 230 milion eurosh. Dhe kur prej buxhetit ndaen para për kamata në vend se për shëndetësi ose dyfishë më shumë për aq sa janë harxhimet për parashkollorë dhe arsim fillor. Çka duhet, që kamatat të jenë më të larta se vet buxheti arsimor në vend?

Sipas të gjitha gjasave, deficiti buxhetor duhet të mbulohet prej diku, ndërsa zvogëlimi i harxhimeve buxhetore nuk vinë parasysh. Blerja e votuesve nga ana e qeverisë duhet të vazhdojë, sepse prej asaj blerje varte edhe rezultati i zgjedhjeve parlamentare të ardhshme. Të dhënat për prill tregojnë për suficit minor, por edhe ai është për fatura për investime kapitale, përderisa masat, të cilat kanë ndikim mbi zgjedhjet, vazhdon. Gruevski sapo lajmëroi rritje të re të ndihmesës sociale për 5 %, që do të fillojë të vlej prej muajit të ardhshëm. Duke parë faktin se data e zgjedhjeve nuk dihet dhe se ato mund të mbahen në çdo kohë, blerja e votuesve duhet të jetë permanente që në çdo kohë me ndihmën e saj të fitohen vota të domosdoshme prej të cilave do të varej qëndrimi në liri ose jo i shumë prersonave të pushtetit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.