Pensionet rriten, Fondi Pensional fundoset?

Fondi vazhdon që të bëhet edhe më i varur nga buxheti.

Според економистите, ликвидноста на фондот сè повеќе е зависна од буџетски пари, што упатува на алармантна состојба која не може да биде одржлива.

 

Raporti i ri i Bankës Popullore bëri me dije se madje 89% e vendeve të reja të hapura të punës janë me ndihmë shtetërore. Vetëm gjatë vitit të kaluar prej 21 mijë të punësuarve, madje 18.700 vende pune kanë qenë të stimuluara nga qeveria.

 

Shkruan: Aneta Dodevska 

 

Në dhjetor, shpenzimet për pagesën e pensioneve të rreth 300.000 pensionistëve do të rriten për 3,2 milionë euro. Qeveria paralajmëroi pensione më të larta për pothuajse 11 euro, në mënyrë lineare. Njoftimi për këtë rritje të re të pensioneve u bë vetëm një ditë pasi Banka Botërore theksoi se Fondi shtetëror pensional është në rrezik për shkak të varshmërisë gjithnjë e më të madhe nga buxheti, shkruan në analizën e re ekonomike të Portalb.mk. Llogaritjet e analistëve treguan se madje 89% e vendeve të reja të punës janë me ndihmë shtetërore, gjë që tregon se ka rritje të shpenzimeve buxhetore për këtë qëllim.

 

E RE E PENSIONEVE – A ËSHTË E QËNDRUESHME?

Në dhjetor me pagesën e pensionit të nëntorit do të paguhet edhe rritja e premtuar e pensioneve. Mbi 300.000 pensionistë do të marrin rritje të pensioneve prej 670 denarësh, që paraqet rritje mesatare prej 5 për qind – deklaroi ministri për financa, Kiril Minovski në momentin kur e mbante fjalimin hyrës për buxhetin më të madh deri tani prej 3,3 miliardë eurosh për vitin 2017

Sipas planit të qeverisë, rritja do të jetë lineare te të gjithë pensionistët, ndërsa te ata me pension më të vogël se 9.000 denarë, rritja do të jetë 8 për qind. Që të mbulohet ky shpenzim i ri, duhet të sigurohen 3,2 milionë euro shtesë. Sipas propozim-buxhetit për vitin 2017, transferet nga buxheti i RM-së në FSPIM do të arrijnë vlerën prej 453 milionë eurosh, që është pothuajse gjysma e shumës së përgjithshme që nevojitet për pagesën e pensioneve. Varësia e Fondit pensional shtetëror nga paratë e buxhetit është duke u rritur. Këtë trend, i cili tregon se ka përkeqësim të qëndrueshmërisë së fondit, përveç ekonomistëve, e potencoi edhe Enti shtetëror për revizion, mirëpo edhe Banka Botërore.

Edhe gjatë viteve të kaluara ka pasur varshmëri të FSPIM-së, ndërsa konkretisht sivjet kjo përqindje është rreth 45% dhe kjo është varshmëri e konsiderueshme e sistemit pensional nga transferet e buxhetit qendror – deklaroi për Portalb.mk Bojan Shimbov, ekonomist i Bankës Botërore.

Sipas ekonomistëve, likuiditeti i fondit, i cili gjithnjë e më tepër varet nga paratë buxhetore, flet për gjendejn alarmante e cila nuk mund të jetë e qëndrueshme

Raporti aktual pensionist – i punësuar nuk është i qëndrueshëm. Për çdo vit kemi gjeneratë të re prej rreth 22 mijë njerëzish të aftë për punë, ndërsa nga ana tjetër kemi rreth pesë mijë punësime. Konsideroj se veprimi aktual për blerjen e stazhit bëhet në kontekst politik, që të ruhen votuesit aktualë dhe eventualisht të përfitohen të papërcaktuarit, mirëpo përsëri e them se kjo do të jetë goditje për fondin pensional, i cili edhe tani nuk është i qëndrueshëm dhe varet nga dotacionet prej buxhetit të vendit, sqaron për Portalb.mk profesori Semi Bislimi. 

Sipas tij, fondi pensional edhe deri tani ballafaqohej me probleme që të sigurojë para për pagesën e pensioneve.

Ajo që është me rëndësi është se kemi trend të rritjes së kufirit të moshës, ndërsa numri i të punësuarve është i njëjtë, përveç në disa sektorë, si për shembull në sektorin publik. Burime fiskale për financimin e pensionistëve të rinj nuk ka, për shkak se nuk hapen vende të reja të punës që do të sigurojnë të hyra në fond. Mënyra e vetme me anë të së cilës do të siguroheshin para është marrja e huave dhe këtë praktikë e shohim tashmë 5-6 vite – thotë për Portalb.mk profesori Bislimi.

 

ZGJEDHJA ËSHTË TE PUNËSIMET E REJA

Raporti i ri i Bankës Popullore bëri me dije se madje 89% e vendeve të reja të hapura të punës janë me ndihmë shtetërore. Vetëm gjatë vitit të kaluar prej 21 mijë të punësuarve, madje 18.700 vende pune kanë qenë të stimuluara nga qeveria. Te këto vende të punës, punëdhënësi është i liruar nga pagesa e kontributeve sociale dhe të dhënave të ngjashme, kështu që deficiti në FSPIM plotësohet me para buxhetore. Аnaliza, gjegjësisht parashikimet e Bankës Botërore kanë treguar se papunësia prej 24,8% gjatë këtij viti, do të zvogëlohet në 22,7% në vitin 2018, ndërsa për zvogëlimin e papunësisë kanë kontribuar edhe investimet e huaja, që mbështeten në subvencione shtetërore.

Maqedonia në të kaluarën ishte një lloj starlete e Ballkanit Perëndimor, duke e gjetur formulën për tërheqjen e investimeve që kontribuan për rritjen ekonomike. Ky element kohët e fundit u zhduk, deklaroi Marko Montovaneli, drejtor i Bankës Botërore për Maqedoninë dhe Kosovën.

Qeveria përveç investitorëve të huaj, kushte të volitshme tatimore u ofroi edhe firmave të vendit. Koncepti i subvencionimit të vendeve të reja të punës nga shteti u përcoll edhe në projektin “Maqedonia punëson 2”. Sipas të dhënave, nëpërmjet këtij projekti, për dy muaj e gjysmë janë realizuar 1.500 punësime në rreth 1.160 kompani, nga të cilat 1.000 kompani janë të vogla me 10 të punësuar.

Këto kompani kanë gjetur mënyrë që nëpërmjet këtij projekti ta rrisin biznesin e tyre, të punësojnë akoma më shumë njerëz, të realizojnë rrogë për vete dhe për të punësuarit dhe në një farë mënyre të ecin përpara, dhe me këtë të ndikojnë në zvogëlimin e papunësisë në Maqedoni – deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Sipas ekonomistëve, edhe përkundër trendit të zvogëlimit të papunësisë, për të cilën gjë kontribuon edhe shpërnuglja, mirëpo edhe heqja e dorë e të papunësuarve që në mënyrë aktive të kërkojnë punë, raporti ndërmjet të punësuarve dhe pensionistëve zvogëlohet.

Raporti aktual pensionist-i punësuar nuk është i qëndrueshëm. Për çdo vit kemi gjeneratë të re prej rreth 22 mijë njerëzish të aftë për punë, ndërsa nga ana tjetër kemi rreth pesë mijë punësime. Konsideroj se veprimi aktual për blerjen e stazhit bëhet në kontekst politik, që të ruhen votuesit aktualë dhe eventualisht të përfitohen të papërcaktuarit, mirëpo përsëri e them se kjo do të jetë goditje për fondin pensional, i cili edhe tani nuk është i qëndrueshëm dhe varet nga dotacionet prej buxhetit të vendit, sqaron për Portalb.mk profesori Semi Bislimi.

Gjendja financiare dhe e likuiditetit të Fondit pensional shtetëror u theksua edhe në raportin më të ri të revizionit kushtuar punës së FSPIM-it. Për pagesën në kohë të pensioneve, Fondi për sigurim pensional, për çdo muaj ka marrë hua nga buxheti, të cilat pastaj i ka kthyer me para nga llogaria në të cilën bëhet pagesa e kontributeve – konstaton revizioni shtetëror duke theksuar se në vitin 2015 ka pasur probleme edhe me transferimin e mjeteve për fondet private pensionale.

Madje 2,4 milionë euro konsiderohen si të kërkesa të dyshimta dhe kontestuese që kanë të bëjnë me pensione të paguara pas vdekjes së shfrytëzuesve të pensioneve, dhe për këto raste janë formuar edhe lëndë për padi.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.