Ohri ende pa pishinë të mbyllur

Bakraçeski e premtoi në vitin 2013, ndërsa ndërtimi i pishinës filloi në vitin 2015. Foto: printscreen.

 

 

Projekt: Ndërtimi i një pishine të mbyllur për not

Përshkrim i projektit: Përmes këtij projekti do të ndërtojmë një pishinë për not me standarde ndërkombëtare të uaterpollos, gjegjësisht me dimensione 33 m – 25 m. Ai do të jetë në dispozicion për përmbushjen e nevojave të klubeve të notit dhe do të shfrytëzohen për trajnim të nxënësve në sportet e ujit, si dhe për rekreacion të qytetarëve të Komunës së Ohrit. (Burim i financimit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë Afati: 2013-2017) 

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Ohrit Nikolla Bakraçeski për zgjedhjet lokale të vitit 2013, premtoi “ndërtimi i pishinës së mbyllur të notit”.  programin e tij zgjedhor “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Ohër më të mirë” (në pjesën Sport dhe Rini, faqe 25), është shtuar se një pishinë e till do të ndërtohet në periudhën (2013-2017). Pishina e mbyllur për not përmendet në mesin e projekteve me prioritet në programin zgjedhor të Bakraçeski (faqe 11) dhe përgjatë asaj thotë se: “Për zhvillim të sportit menjëherë do të kalojmë në ndërtimin e pishinës së mbyllur në Ohër”, (pjesë e shkëputur në hyrjen e programit zgjedhor faqe 10). Përsëri, pishina filloi që të ndërtohet me vonesë prej dy vitesh (në nëntor të vitit 2015) dhe ndërtimi i saj është duke u realizuar, kështu që këtë premtim zgjedhor e vlerësojmë si “pjesërisht të realizuar”

Përndryshe, bëhet fjalë për projekt të cilin VMRO-DPMNE e premton disa herë. Para gjashtë viteve, në nëntor të vitit 2011, qeveria morri vendim për ndërtimin e pishinës së mbyllur në Ohër. Pishinën duhej të ndërtohet nga Agjencia për Rini dhe Sport. Siç u kumtua atëherë, pishina e mbyllur duhej që të ndërtohej në suaza të Qendrës sportive për rekreacion “Atina Bojaxhi” me mjetet e buxhetit shtetëror.

Por, deri në zgjedhjet lokale të vitit 20013 pishina nuk u ndërtua dhe ky premtim i VRMO-DPMNE-së u transformua në programin zgjedhor të Bakarçeskit, në atë kohë kandidat i koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Pishina e mbyllur ishte një prej premtimeve kryesore të Karkarçeskit në fushatën e tij parazgjedhore, në të cilën në mënyrë decide deklaroi se menjëherë pas zgjedhjeve si kryetar do të nis “realizimin e ndërtimit të pishinës olimpike të mbyllur, premtim i dhënë përpara qytetarëve të Ohërit”

Menjëherë pas ardhjes sime në vendin e kryetarit, do të shkojmë kah realizimi i ndërtimit të pishinës olimpike, e ndërtuar sipas të gjithë standardeve ndërkombëtare, me dimensione 33 me 25, me çka do të mundësohet ringjallje të sporteve të cilat kanë qenë simbol i Ohrit- notimi dhe uaterpollo. Do ta vazhdojmë traditën e të parëve tanë në këto sporte dhe do të mundësojmë zhvillim dhe përparim të të rive të talentuar. Do të kontribuojmë në zhvillimin e e frymës së re sportive në qytet, zakoneve të shëndetshme, ndërsa njëkohësisht pishina do të jetë vend ku do të shfrytëzohet për rekreacion dhe shoqërim nga qytetarët (Bakraçeski – 06.03.2013)

Por, edhe përkrah asaj që “pishina e mbyllur për not”, është konsideruar si prioritet, këtij projekti nuk i erdhi radha për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2014. Në atë kohë (prill 2014) “Vërtetmatësi” bëri analizë të përmbushjes së këtij premtimi zgjedhor dhe e vlerësoi si të “parealizuar”

Ndërtimi i pishinës së mbyllur në Qendrën për rekreacion sportiv “Biljanini izvori” në Ohër filloi në fund të vitit 2015. Në shënimin e punëve ndërtuese ishte i pranishëm lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski (në atë kohë edhe kryeministër), kryetari i Ohrit Nikolla Bakraçeski dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Marjan Spaseski. Ashtu siç transmetuan mediumet, Gruevski atëherë deklaroi:

Ndërtimi i pishinës së mbyllur në Ohër është: një prej kërkesave të banorëve të Ohrit i cili ndër vite ka qenë pjesë manipulimeve të ndryshme politike dhe spekulimeve. Shumë persona do të ndërtonin këtë pishinë, por realiteti është ky. Qyteti i jonë më i madh i cili ka dalje në Liqenin e Ohrit, qytet me një numër të madh notuesish dhe admirues të sporteve ujore në te kaluarën nuk u bë me pishinë notuese të mbyllur. Një realitet i tillë përfundimisht ndryshon. Ne premtuam dhe për dallim nga të tjerët nuk harrojmë atë që kemi premtuar. Fjala është fjalë dhe ne e mbajmë fjalën, Për këtë jemi edhe të njohur te populli

Me 23 korrik 2016, gjatë vizitës së në Ohër lideri VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Spaseski informojë se ndërtimi i pishinës së mbyllur është në “fazën e avancuar të realizimit” dhe se pritet që të përfundojë kah mesi i vitit 2008.

Punohet intensivisht për këtë projekt. Është duke u shtresuar edhe pjesa e sipërme e platformës. Kemi disa probleme, të paparashikuara, probleme me ujërat nëntokës, por ato janë tejkaluar dhe është duke u punuar intensivisht. Presim që në përputhshmëri me dinamikën për dy vite, gjegjësisht në vitin 2018 Ohri të bëhet me ndërtesë sportive që do të thotë shumë jo vetëm për qytetin, por edhe për shtetin. Bëhet fjalë për pishinën e parë të mbyllur në vend pas 30 viteve, deklaroi drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (Spaseski)

Në kanalin Youtube para më shumë se një muaji (18.02.2017) u vendos video-materiali (në të cilin qëndron adresa e ueb-faqes së kryetarit të komunës së Ohrit Bakraçeski) në të cilin shihet se janë duke u zhvilluar punët ndërtuese për pishinën e mbyllur.

Prandaj, edhe pse përfundon mandati i kryetarit Bakraçeski, dhe duke konstatuar se janë ndërmarr hapat konkret për realizimin e projektit – ka filluar ndërtimi i pishinës dhe tashmë është ngritur tribuna, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit” ky premtim zgjedhor vlerësohet me notën “pjesërisht i realizuar”.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.