Nuk ka më testim ekstern

Në seancën e parë pas zgjedhjes së qeverisë se re, Kuvendi miratoi ndryshime ligjore ne të cilat u hoq testimi ekstern në shkollat fillore dhe të mesme. Foto:Meta

Menjëherë do të heqim testimin ekstern, si projekt i cili shkaktoi aq shumë revolt te mësimdhënësit, ndërsa shqetësoi dhe krijoi pakënaqësi te nxënësit dhe te prindërit e tyre.  Testimi ekstern nuk i arrti qëllimet për të cilat edhe u prezantua dhe shërbeu vetëm për të kryer shtypje mbi mësimdhënësit, duke i kërcënuar me dënime dhe humbje të vendit të punës.  

 

ARSYETIM:

Me 01.06.2017, në seancën e parë plenare pas zgjedhjes së qeverisë së re, Kuvendi miratoi ndryshime ligjore me të cilat hoqi testimin ekstern. Ky premtim është premtim i realizuar i LSDM-së dhënë në tetor të vitit te kaluar (2016) në “Plani për jetesë në Maqedoni”  (Jetë më të mirë në Maqedoni; Arsimi, faqe 224), programi me të cilin partia doli në zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme (11.12.2016).

Heqjen e testimit ekstern, LSDM e lajmëroi në mars të vitit (2017) në Draft Programin për punë të qeverisë në vitet 2017-2020 (Edukimi i në epokën e re):

 Qeveria do të propozojë heqjen e testimit ekstern si projekt i cili nxiti revolt të madhe te mësimdhënësit, ndërsa shkaktojë ankth dhe krijojë pakënaqësi të nxënësit dhe prindërit e tyre. Testimi ekstern devalvloi të gjithë mundin dhe punën e mësimdhënësve përgjatë gjithë vitit shkollor, dhe nuk u rrit kualiteti. Do të vendosim evaluim dhe testim të nxënësve, por pa të dhëna shtesë në certifikatat e notave dhe pa dënime të mësimdhënësve. Vlerësimi i diturisë së arritur do të zbatohet në vazhdimësi. Në ato shkolla të cilat do të tregojnë rezultate më të dobëta, do të ju jepet ndihmë dhe mbështetje për zhvillimin e procesit të mësimdhënies. 

Me 64 vota “për”, asnjë “kundër” ose të “përmbajtur” (deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk ishin të pranishëm në seancë), Kuvendi me një qershor të vitit 2017 votoi ndryshimet në tre ligje nga fusha e arsimit  me të cilët u hoq testimi ekstern. Bëhet fjalë për Ligjin për emërim të Ligjit për arsim fillor, Ligjit për emërim të Ligjit për për arsim në shkollë të mesme dhe Ligjit për emërim të Ligjit për mësimdhënësit në shkolla fillore dhe të mesme. Në arsyetimin e ndryshimeve ligjore të përmendura, janë vendosur arsyet për miratimin e tyre:

Zbatimi disavjeçar i testimi ekstern tregoi se në vend që të përmirësohet cilësia e arsimit, gjendje në arsim vetëm se u përkeqësua. Një pjesë e madhe e opinionit profesional, por edhe pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në procesin e edukimit, para së gjithash mësimdhënësit, pas disa nga këto testime treguan qëndrimet e veta dhe kritikat për testimin esktern. Testimi ekstern si mekanizëm për vlerësim solli vetëm stres dhe frustrim në gjithë procesin mësimor. Jo vetëm testimi ekstern teknikisht u shoqruar me parregullsi dhe pasaktësi, por edhe mijëra njerëz nga administrata u angazhuan që të zbatohet diçka, gjë që shumë pak mund të matet. Politika edhe njëherë, hyri në arsim përmes ndikimit që nota e testimit eskternt mori ne kontekst real. Nota e testimit ligjërisht hyri në certifikatat e tyre dhe ndikoi në suksesin e tyre mesatar. Kjo do të thotë se një operacion burokratik “kontrollon” suksesin e fëmijës. Ishte absurde që në certifikatat e fëmijëve shkruheshin edhe njësha, si nota të cilat ligjërisht nuk janë kaluese. Por, kundërthënia më të madhe solli në karrierën e mësimdhënësve Përderisa nota e fëmijëve në disa lëndë matet me dallimin e notës së mësimdhënësit (për një notë ose dy), mësimdhënësi hyjnë në “listën e zezë” dhe nëse kjo ndodh dy vite me radhë, atëherë mësimdhënësi humb vendin e punës. Drejtori i shkollës do t’a heq nga puna, për shkak të rezultateve të pakënaqshme në vendin e punës.   Ky akt mbushi kupën dhe tregoi se dikush nga qeveria dëshiron “që të qeverisë” me procesin mësimor, por më së shumti me mësimdhënësit. Kërcënimet janë dënime në para dhe zvogëlim i pagës, po ashtu, pjesë e procesit, me siguri si masë ndëshkuese edukative për mësimdhënësit “më të dobët”

Me 02.06.2017 Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) kumtoi:

Me miratimin e ndryshimeve ligjorenë Ligjin për Arsim Fillor, Ligjin për Arsim të Mesëm dhe në Ligjin për Mësimdhënës në shkolla fillore dhe të mesme me 1 qershor u hoq testimin ekstern.

Ndryshimet në të njëjtën ditë janë publikuar në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr.67 dhe hyri në fuqi në ditën e publikimit të saj.

Me këto ndryshime është hequr testimti ekstern dhe nuk do të realizohet. Të gjithë procedurat e filluar në lidhje me kontrollin ekstern të diturive të nxënësve ndalojnë 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.