Nuk ka filluar ndërtimi i kopshtit të ri në Dibër

Dibranët presin çerdhen e re Foto: ommons.wikimedia.org

 

Premtim: Ndërtimi i kopshtit në Komunën e Dibrës me sipërfaqe prej 1000 m2

[Burimi:  Portalb:  Debati për zgjedhjet lokale 2017 për Dibrën, data: tetor 2017]

ARSYETIM:

Në programin politik të kryetarit të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, në pjesën “Investime kapitale” (faqe 5) është premtuar kopshti i ri në Dibër. Të njëjtin premtim kryetari Lata e dha edhe në debatin parazgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale (tetor 2017), të organizuar nga “Portalb”. Ai atëherë duke elaboruar prioritete e tij si kryetar komunë në Dibër, u shpreh se në periudhën përkatëse do të fillojë ndërtimi i kopshtit të ri. Verifikimi i “Vërtetmatësit” tregoi se deri më tani (28.05.2018), ky premtim nuk është realizuar. 

Капитални инвестиции, стр 5 во програмата на градоначалникот Ружди Лата
 Projektet kapitale, faqe 5 në programin e kryetarit Ruzhdi Lata

Përgjatë debatit të përmendur parazgjedhor (të mbajtur me 07,10.2017), Ruzhdi Lata i pyetur në lidhje me ndërtimin e kopshtit në Komunën e Dibrës, deklaroi

Mund të premtoi se në vitin e ardhshëm do të ndërtohet kopsht me sipërfaqe prej 1000 m2. 

Me 06,11.2017, pas fitores në zgjedhjes lokale, kryetari i Komunës së Dibrës duke folur për projektit e tij me prioritet në mandatin e ri, si një prej projekteve me prioritet më të larët përmendi edhe ndërtimin e kopshtit për fëmijë:

Kur janë në pyetje premtimet, mendojë se fjala e dhënë duhet të mbahet. Së pari do të fillojmë me ndërtimin e ujësjellësit, të cilin besojmë se do të përfundojë këtë verë, deri në ardhjen e riatdhesuarit, për atë se projekti është duke u përgatitur. Ndërsa njëkohësisht do të fillojë edhe ndërtimi i kopshtit në Dibër me sipërfaqe rreth 1000 metra katrorë. 

Përsëri, deri më tani (28.05.2018) punë ndërtimore nuk ka. Por edhe me verifikim të detajuar në internet nuk mund të gjendet ndonjë lajm në lodhje me ndërtimin e çerdhes së re në Dibër. Informacione për fillimi e aktiviteteve ndërtimore për çerdhen e përmendur nuk ka as në ueb-faqen e Komunës së Dibrës, as në faqen zyrtare të Facebook-ut.

Se ndërtimi i çerdhes së re të premtuar në fushatën parazgjedhor nuk ka filluar, e vërteton edhe kryetari Lata në intervistën e tij të fundit për Portalb dhënë me 21.05.2018, ku thotë se një çerdhe me sipërfaqe prej 600 m2 do të jetë e gatshme deri në shtator, ndërsa për çerdhen më të madhe prej 1000 m2 ai thotë se janë duke negociuar me disa fondacione, është caktuar edhe parcela në të cilën duhet që të ndërtohet, por nuk jep informacione konkrete për fillimi e punëve ndërtimore.

Prandaj duke pasur parasysh verifikimet e bëra më lartë, këtë premtim zgjedhor të kryetarit Lata për “ndërtimin e kopshtit të ri në Dibër”, e vlerësojmë si të parealizuar. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Drilon Saliu

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.