Nuk është ndërtuar sistemi i kanalizimit në Komunën e Tearcës
Projket: Ndërtimi i sistemit të kanalizimit (2013-2017)
ARSYETIM:
Projekti për ndërtimin e “Sistemit për kanalizim”, të premtuar si prioritet i dytë në programin zgjedhor “Bashkë ndërtojmë”, të kryetarit të Komunës nga BDI për Komunën e Tearcës, Isen Asani, tani kandidat në zgjedhjet lokalë në këtë Komunë, nuk është realizuar.
Në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Tearcës, në pjesën “Projekte të ndryshme” ku janë vendosur projektet të përfunduara për secilin fshat në këtë komunë, nuk ka informacion për realizimin e këtij projekti, aq më pak për ndonjë procedurë ose informacion lidhur me fillimin për ndërtimin e sistemit të kanalizimit.
Në Llogaridhënien për 2014-2015, poashtu nuk ka një informacion për fillimin e aktiviteteve në terren për sistemin e kanalizimit në këtë Komunë, ose më pak, ndonjë pengesë eventuale në procedurat dhe përgatitjen e dokumentacionit për këtë projekt.
As në Biltenin informues për prill/maj 2017, në të cilin vendosën që të gjithë projektet e realizuara dhe aktivitete për këtë periudhë nuk ka informacion për fillimin e punëve ndërtuese në lidhje me kanalizimin e premtuat në Komunën e Tearcës.
Poashtu, me kërkimet në internet në bazën e të dhënave në mediume nuk gjetëm ndonjë lajm në të cilin flitet për punët ndërtuese në fshatrat e Komunës së Tearcës për sistemin të kanalizimit.
Ky projekt u vendos si i dyti për nga prioritetet në programin “Bashkë ndërtojmë”, ndërsa është vlerësuar si projekt i parealizuar edhe në hulumtimin e Prizmës për këtë Komunë, në të cilin për këtë projekt thuhet:
Projekti për ndërtimin e sistemit të kanalizimit për Komunën, i cili do të duhej që të përfundojë deri në vitin 2017, nuk është realizuar. Deri më tani është përpunuar vetëm dokumentacioni teknik për kanalizimet për vendbanimet e përfshira në projekt, me gjatësi prej 74 kilometrave. Vlera e investimit është mbi 10 milion euro, mjetet nuk janë siguruar.
Edhe me kontrollin në teren konstatuam së nuk është bërë asgjë për fillimin e punëve ndërtuese për sistemin e kanalizimit në këtë Komunë.
Për shkak të argumenteve të thëna më sipër mund të përfundohet se premtimi i kryetarit të Komunës së Tearcës, Asani, për ndërtimin e “Sistemit për kanalizim”, është i parealizuar.
BURIME:
- (2017) Призма.мк – Општина Теарце – Призма.мк – [Пристапено на 08.10.2017]
- Изборна програма на кандидатот на ДУИ за Општина Теарце, Исен Асани „„Заедно Градиме”, [Пристапено на 08.10.2017]
- Општина Теарце [Пристапено на 08.10.2017]
Vlerësoi: Drilon Saliu
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari