Nuk është e vërtetë që Ukraina mobilizon edhe të mitur

Фото: Принтскрин видео

Më herët, duke përdorur video të djemve të rinj në rrjetet sociale, u tentua të akuzohej Ukraina për mobilizimin e fëmijëve. Por kjo nuk është e vërtetë, sipas ligjeve të Ukrainës, në ushtri mund të rekrutohen vetëm të rriturit

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin pretendohet se “Ukraina mobilizon edhe të miturit”. Brenda postimit shpërndahen pamjet video ku shihet një djalë i ri me uniformë ukrainase.

Nuk është e vërtetë që Ukraina po mobilizon të miturit. Më herët, duke përdorur video të djemve të rinj në rrjetet sociale, u tentua të akuzohej Ukraina për mobilizimin e fëmijëve. Gjegjësisht, sipas ligjeve të Ukrainës, në ushtri mund të rekrutohen vetëm të rriturit.

Sipas ligjit, të gjithë burrat ukrainas të aftë për punë midis moshës 18 dhe 60 vjeç janë potencialisht subjekt i rekrutimit, raporton Kyiv Post.

Në vitin 2014, BBC raportoi për një djalë 17-vjeçar që mori pjesë në luftë, por për shkak se ai gënjeu për moshën e tij kur aplikoi për batalionin vullnetar. Ky është i vetmi rast i izoluar për të cilin kemi gjetur informacione se një i mitur ka marrë pjesë në luftën në Ukrainë, por jo në vitin 2023, por në vitin 2014.

Ligji ushtarak, i cili ka qenë në fuqi në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022, i ndalon burrat e moshës 18 deri në 60 vjeç të largohen nga vendi. Sipas rregullave të mobilizimit, teorikisht mund të rekrutohet çdo mashkull brenda atij kufiri moshe. Përjashtim bëjnë studentët, prindërit me tre ose më shumë fëmijë nën moshën 18 vjeç, personat që kujdesen për një person me aftësi të kufizuara, si dhe ata që do të vlerësohen si me shëndet të dëmtuar mendor…. Gati një çerek milioni ukrainas do të mbushin 18 vjeç këtë vit, duke i bërë ata mjaftueshëm të rritur për t’u regjistruar për të luftuar, ose nëse janë meshkuj dhe janë ende në vend, dhe i bënë të vjetër për t’u larguar”, shkruan Washington Post në prill 2023.

Kontrolluesit e fakteve në Desinfo Detector hodhën poshtë dezinformatat e ngjashme, sipas të cilave të miturit nga Ukraina dyshohet se nuk do të mund të largoheshin nga vendi sepse së shpejti do të rekrutoheshin.

Kjo nuk është e vërtetë. Fëmijët nuk i nënshtrohen mobilizimit. Me përhapjen e këtij dezinformimi, propaganduesit edhe një herë tentojnë të promovojnë mesazhin e gjoja mobilizimit total në Ukrainë, gjegjësisht se askush nuk lihet të luftojë, madje mobilizohen edhe të miturit, shkruajnë kontrolluesit e fakteve të Desinfo Detector.

Kontrolluesit e fakteve të France 24 kanë hedhur poshtë pretendime të ngjashme, ku videot e ushtarëve të rinj paraqiten në një mënyrë që pretendojnë se janë fëmijë, pra të mitur. Nga France 24 kanë arritur të gjejnë identitetin e këtyre ushtarëve të rinj dhe të konstatojnë se janë mbi 20 vjeç, pra edhe pse duken të rinj, teknikisht, sipas ligjit, nuk janë fëmijë.

Ukraina njoftoi në fillim të vitit 2023 se në territoret e pushtuara përkohësisht të Donetsk dhe Luhansk, rusët mund të mobilizojnë fëmijët dhe për këtë arsye u bëri thirrje prindërve që t’i çojnë fëmijët e tyre në vende më të sigurta.

Kyiv Independent raportoi për të njëjtën gjë.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.


 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.