Nuk është e vërtetë që të vaksinuarit janë “magnet” për Omicron-in

Фото: pixabay.com

Studimi danez i shpërndarë në postim pretendon të kundërtën, gjegjësisht se transmetim të shtuar të llojit Omicron, ka më shumë te njerëzit e pavaksinuar sesa te personat e vaksinuar. Gjetëm rritje të transmetimit te personat e pavaksinuar dhe ulje të transmetimit te personat që ishin të vaksinuar me dozën përforcuese, krahasuar me personat e vaksinuar plotësisht, shkruan në studim.

 

 

Një postimFacebook përmban gënjeshtra dhe manipulime se personat e vaksinuar sëmuren më shumë nga Omicron, gjë që është e pasaktë.

Të vaksinuarit e dyfishtë dhe me dozë përforcuese janë magnet për Omicronin. Shumë më të fortë se të pavaksinuarit. Studim danez.

Comparing households infected with the Omicron to Delta VOC, we found an 1.17 (95%-CI: 0.99-1.38) times higher SAR for unvaccinated, 2.61 times (95%-CI: 2.34-2.90) higher for fully vaccinated and 3.66 (95%-CI: 2.65-5.05) times higher for booster-vaccinated individuals, demonstrating strong evidence of immune evasiveness of the Omicron VOC, shkruan në postim.

Për të manipuluar publikun, është shfaqur një fotografi me titullin: “Omicron po përhapet mes të vaksinuarve më shumë se delta: studim danez“, ndërsa është shpërndarë edhe link i analizës.

Megjithatë, studimi danez i shpërndarë pohon të kundërtën, gjegjësisht se transmetim të shtuar të llojit Omicron, ka më shumë te njerëzit e pavaksinuar, sesa te personat e vaksinuar.

Mes 11,937 familjeve, ne identifikuam 6,397 infeksione dytësore gjatë periudhës së ndjekjes prej 1 deri në 7 ditë. SAR ishte 31% dhe 21% në familjet me Omicron dhe Delta VOC, respektivisht. Konstatuam rritje të transmetimit te personat e pavaksinuar dhe ulje të transmetimit te personat që ishin të vaksinuar me dozë përforcuese, krahasuar me personat e vaksinuar plotësisht. Duke krahasuar familjet e infektuara me Omicron me Delta, kemi gjetur 1.17 (95% -CI: 0.99-1.38) herë më shumë SAR për të pavaksinuarit, 2.61 herë (95% -CI: 2.34-2.90) ) më më shumë për të vaksinuarit plotësisht dhe 3.66 (95) . % -CI: 2,65-5,05) herë më shumë për individët e vaksinuar me përforcues, që tregon prova të forta për evazitetin imunitar të Omicron, thuhet në studim.

Studimi tregon gjithashtu, se Omikroni është më infektues se lloji Delta.

Për njerëzit e vaksinuar me dozë të tretë përforcuese, Omicron u zbulua te 25%, ndërsa vlerësimi përkatës për Deltan ishte vetëm 11%, thuhet në studim.

Megjithatë, studimi danez nuk arrin në përfundimin se vaksinat kundër Covid-19 ndikojnë negativisht në sistemin imunitar ose se ato janë plotësisht joefektive kundër variantit Omicron, shkruan Shërbimi për kontrollin e fakteve i “Reuters“.

Studimi danez nuk arriti në përfundimin se vaksinat mRNA COVID-19 e dëmtojnë sistemin imunitar, dhe autorët as nuk arritën në përfundimin se vaksinat e mRNA COVID-19 ishin plotësisht joefektive kundër variantit Omicron. Megjithatë, shumë në rrjetet sociale i keqinterpretuan vlerësimet për efektivitetin e vaksinës, shkruan “Reuters”.

Ndryshe nga pretendimet në postim, një numër analizash kanë treguar se koronavirusi, përfshirë edhe varianti Omicron, ka më shumë gjasa të prekë individët e pavaksinuar.

Në një intervistë për “New Day” në CNN, Mvuisi Mezukva, nënkryetar i Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, deklaroi se varianti Omicron prek veçanërisht pacientët e pavaksinuar.

Ajo që kemi vërejtur është se njerëzit që janë shtruar në spital si pasojë e llojit Omicron janë kryesisht të pavaksinuar, rreth 90 për qind e tyre, deklaroi Mezukva.

Të moshuarit dhe të pavaksinuarit janë ende në rrezik nëse infektohen me variantin Omicron të Covid-19, paralajmëroi Oguz Karabaj, dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Sakarya në Turqi.

Sipas gjetjeve tona fillestare, të infektuarit me variantin Omicron të koronavirusit kanë tendencë të shfaqin simptoma më të lehta, por gjithsesi popullata e moshuar dhe njerëzit e pavaksinuar janë ende në rrezik, deklaroi Karabaj.

Karabaj thekson se varianti Omicron përhapet më shpejt dhe do të rrisë më tej numrin e pacientëve.

Pavarësisht vaksinës, ai mund të shkaktojë sëmundje. Por vaksinat aktuale janë ende efektive kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes, tha ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raporton se numri i rasteve pozitive në nivel global është rritur me 71 për qind javën e fundit dhe në Amerikë me 100 për qind. OBSH thotë se 90 për qind e rasteve të rënda në mbarë botën janë të persona të pavaksinuar.

Edhe pse Omicron duket të jetë më pak i rëndë se Delta, veçanërisht te ata që janë vaksinuar, kjo nuk do të thotë se duhet të kategorizohet si i butë, tha në një konferencë shtypi këto ditë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejsusd.

Sipas analizës së fundit të Ministrisë së Shëndetësisë (më 11.01.2022), përqindja e të infektuarve me Omicron është në rritje edhe në vendin tonë.

Në laboratorin e virologjisë dhe diagnostikimit molekular të ISHP-së, në periudhën prej 05-10.01.2022 janë sekuencuar gjithsej 152 mostra pozitive të SARS-CoV-2 dhe në 104 prej tyre (68%) është zbuluar varianti Omicron, njoftuan nga ministria.

Duke pasur parasysh të gjitha faktet e paraqitura, këtë postim e vlerësojmë si dezinformatë.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.