Nuk është e vërtetë që fëmijët nuk sëmuren nga kovidi!

Фото: Amanda Mills, USCDCP/Pixnio

 

Recensojmë një postimFacebook në të cilin thuhet se fëmijët nuk infektohen mekovid. Autori i postimit pyet se si fëmijët mund të testohen dhe të mbajnë maska, kur “ata nuk infektohen fare nga kovidi”.

Kjo nuk është e vërtetë. Si në këtë vend ashtu edhe në botë, fëmijët sëmuren nga Covid-19. Harvard raporton se fëmijët, përfshirë ata në moshë shumë të re, mund të zhvillojnë Covid-19. Shumë prej tyre nuk kanë simptoma, por ata që janë të sëmurë mund të kenë simptoma të lehta si ethe, lodhje dhe kollë. Disa fëmijë kanë komplikime serioze, por kjo është më pak e zakonshme. Fëmijët me sëmundje shoqëruese mund të jenë në rrezik të shtuar nga sëmundja serioze.

Këto komplikime serioze quhen sindromë inflamatore multisistemike dhe janë kërcënuese për jetën sepse përfshijnë probleme me zemrën dhe organet e tjera në trup! Në këtë sindromë të shkaktuara nga kovidi, zemra, mushkëritë, veshkat, truri, lëkura, sytë ose trakti gastrointestinal mund të preken nga inflamacioni. Simptomat e sindromës inflamatore multisistemike është temperaturë që zgjat më shumë se 2 ditë, skuqje të lëkurës, sy të kuq, dhimbje barku, të vjella dhe diarre, nyje limfatike të fryra dhe dhimbje të qafës, buzë të kuqe, gjuhë të kuqe si luleshtrydhe, pëllëmbë dhe këmbë të fryra, nervozizëm dhe dobësi e pazakontë.

Jo vetëm që fëmijët mund të infektohen me kovid, por mund të ndodh që të kenë komplikime më vonë. Dr. Aspazija Sofijanova, drejtoreshë e Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve në Shkup, në një intervistë e deklaroi këtë.

Fëmijët vuajnë shumë më tepër në fazën post-covid. Fëmijë të tillë kemi parë në nëntor, ku dy ose tre fëmijë erdhën në gjendje shumë të vështirë. Ata nuk ishin PCR pozitivë, por ata kishin titër të lartë të antitrupave që u shkakton atyre komplikime shumë të tmerrshme. Dhe ne menduam se virusi i kishte kaluar fëmijët, por nuk doli kështu. Doli se gjendja post-covid te fëmijët me titra të lartë të antitrupave ndikuan në traktin gastrointestinal, shtojcën, zemrën dhe trurin, doli të ishin shumë më të frikshme dhe ne kemi parë dy gjendje të tilla post-covid. Njëri ishte në terapi mbështetëse, edhe pse ishte vetëm tre vjeç, dhe kjo terapi tani u jepet të rriturve në raste të rënda. Fëmija erdhi në gjendje jashtëzakonisht të rëndë me anemi, me puls të shpejtë, duhej të merrte koncentrat oksigjeni. Që do të thotë se faza që kaloi fëmija pas kovidit është shumë më dramatike sesa ajo që kaluan prindërit e tij, tha dr. Sofijanova.

Jo vetëm që fëmijët mund të infektohen me kovic-19, por ata gjithashtu mund të transmetojnë koronavirusin tek të rriturit, tek njerëzit me shumë sëmundje kronike, të cilët gjithashtu janë më të ndjeshëm ndaj komplikimeve. Prandaj, në fillim të pandemisë, qeveria vendosi orë policore në të cilën të rinjtë dhe fëmijët lejoheshin të dilnin nga shtëpitë e tyre në periudha të ndryshme të ditës në krahasim me të rriturit dhe të moshuarit, në mënyrë që të mos takohen dhe të kenë interaksion, gjë që është rrezik për transmetimin e virusit.

Për fëmijët ekzistojnë gjithashtu vaksina, dhe deri tani është miratuar vetëm ajo e prodhuesit Pfizer, për fëmijët nga 12 deri në 16 vjeç.

Klinika Mayo në Shtetet e Bashkuara citon të dhëna nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, se në Shtetet e Bashkuara, 13 përqind e të gjitha rasteve me kovid, janë tek fëmijët.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne konsiderojmë se postimi që është subjekt i recensimit tonë është i pavërtetë dhe është dezinformatë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari