Një video e vitit 2013 nga një spital në Egjipt, i prezantuar si Spitali Al Shifa në Gaza

Фото: Принтскрин видео

Video pamjet që po shpërndahen në Facebook nuk janë bërë tani – nëntor 2023, në një spital në Gaza, por janë regjistruar 10 vjet më parë në një spital në Kajro. Videoja është etiketuar gabimisht duke bërë që postimi të humbasë kontekstin

 

Jemi duke shqyrtuar një postim në rrjetin social Facebook në të cilin shpërndahet një artikull me video material dhe thotë:

(Video) Pamjet e para nga spitali Al Shifa në Gaza.

Në fund të shkrimit shkruhet se “në rrjetet sociale po shpërndahen video që tregojnë ambientet e brendshme të spitalit Al-Shifa dhe forcat izraelite brenda”.

Ushtria izraelite njoftoi se kishte hyrë në kompleksin Al-Shifa, spitali më i madh në Gaza, duke u bërë thirrje militantëve të Hamasit të dorëzoheshin, thuhet në tekst.

Megjithatë, videoja e shpërndarë bashkë me artikullin dhe e shpallur në titull nuk është e vitit 2023 nga spitali Al Shifa.

Sipas kontrolluesve të fakteve të Reuters, videoja që tregon kaos dhe të shtëna me armë është e gushtit 2013, nga spitali Raba Al Adawiya në Kajro Egjipt, jo nga spitali aktual (nëntor 2023) Al Shifa në Gaza.

Videoja është keqinterpretuar dhe ka qarkulluar në mediat sociale që kur trupat izraelite hynë në spitalin Al-Shifa më 15 nëntor, pas një rrethimi disaditor. Forcat izraelite thonë se spitali mbulon tunele të përdorura nga grupi islamik Hamas, një pretendim i mohuar nga Hamasi, raportoi Reuters.

Dëshmi se videoja ka origjinën nga viti 2013 është fakti se ajo u postua në rrjetin social YouTube nga media egjiptiane Rassd News Network (RNN) në mesin e gushtit 2013 dhe paraqet të shtëna brenda spitalit Raba. Flamuri egjiptian mund të shihet në sekondën 30 të videos së postuar në këtë link.

Fotot nga qendra mjekësore u publikuan gjithashtu nga The Atlantic dhe The Washington Post duke mbuluar ngjarjen më 14 gusht 2013.

Forcat egjiptiane më pas bastisën spitalin për të shkatërruar protestat në mbështetje të presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi.

Për ngjarjen konkrete të vitit 2013, e cila paraqitet edhe në videon e postimit që po rishikojmë, grupet e të drejtave të njeriut kërkuan përgjegjësinë për vdekjen e qindra qytetarëve egjiptianë që u vranë në vetëm një ditë, kur forcat egjiptiane të sigurisë shpërthyen protestën. që synonte kundër fajësimit të presidentit të parë të Egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ata pretendojnë se më shumë se 800 njerëz u vranë kur forcat e sigurisë hynë në Raba al-Adawiyya, ku protestuesit kishin kampuar për javë të tëra. Qindra të akuzuar për pjesëmarrje në këto protesta u dënuan në vitin 2018 në një gjyq masiv, ku shumë morën dënime me vdekje ose burgime të gjata.

Siç raportoi New York Times, trupat izraelite hynë në spitalin më të madh të Gazës të enjten, duke kërkuar tunele të krijuara nga Hamasi nën spital, edhe pse Izraeli u përball me presion në rritje nga Perëndimi për të shmangur viktimat civile dhe për të zvogëluar vuajtjet e popullsisë së Gazës.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë se i mungon konteksti. Pamjet nuk janë të vitit 2023 nga spitali Al Shifa në Gaza, por nga viti 2013, në Kajro, Egjipt.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.