Një video, dhjetëra dezinformata për vaksinat kundër Kovid-19

Një video-lajm i mbushur me dezinformata të ndryshme në lidhje me vaksinat dhe efektet e vaksinave kundër Kovid-19 po shpërndahet në rrjetet sociale. Duke cituar “ekspertë” anonim dhe disa mjek kontrovers dhe konspiracionalist, ky artikull bën “thirrje” të rreme në emër të mjekëve gjerman, gënjen se vaksina ndryshon ADN-në, se është e pasigurt për fëmijët dhe se shkakton sterilitet. Për të gjitha këto, Portalb-i gjeti hulumtime që dëshmojnë të kundërtën.

Ky artikull fillon me dezinformata nga paragrafi i parë, edhe atë, pretendon se mjekët gjerman i kanë bë thirrje botës që të mos vaksinohen kundër virusit korona për shkak se siç shkruan në këtë artikull, vaksinat do të kenë efekte të tmerrshme.

“Zgjohuni dhe veproni, mjekët gjerman apel botës, mos pranoni të vaksinoheni, ja çfarë fshihet. Shqetësimi i lidhur me vaksinën në fjalë e kanë një numër shumë i madh i ekspertëve, zëri i të cilëve nuk dëgjohet nga mediat e kapura peng, por këta ekspertë janë mes nesh dhe ne duhet të bëhemi përçues të shqetësimit të tyre, të mendimit të tyre shkencor për efektet e tmerrshme që do të ketë vaksina mbi dhe për njeriun” shkruan në artikullin që e recensojmë.

Kjo nuk është e vërtetë, deri tani në Gjermani janë dhënë 114 milionë doza të vaksinave

Nuk është e vërtetë që mjekët gjerman një zëri kanë apeluar botës që të mos pranojnë vaksinat kundër Kovid-19. Në fakt, numri i të pavaksinuarve të cilët janë të punësuar në shëndetësi në Gjermani është jashtëzakonisht i ulët apo thuajse joekzistues tashmë. Deri tani, në Gjermani janë dhënë gjithsej 114 milion doza të vaksinave kundër Kovid-19 që i bije se 67,4% e popullit gjerman janë të mbrojtur nga virusi.

Nuk është korrekte kur mediet thirren në ekspert apo mjek dhe më pas të njëjtit nuk i citojnë apo i mbajnë anonim. Në qoftë se deklarohet diçka kaq e ndjeshme në kohë pandemie, duhet së paku lexuesve të ju ofrohet një burim informacioni. Përndryshe, “ekspertët” anonim lënë të tregohet se të njëjtit ndoshta nuk ekzistojnë fare.

Në këtë artikull nuk mungon as dezinformata se vaksinat do të interferojnë në ADN-të tona, e cila disa herë është përgenjshtruar edhe nga Portalb.mk, përsëri, edhe në këtë paragraf autori i këtij “lajmi” thirret në shkencëtarë anonim të cilët sipas tij, kanë bë thirrje për reagim.

“Por, kjo vaksinë që do të interferojë në ADN-në e njeriut nuk do të jetë e dëmshme vetëm për 700 mijë raste por për shumëfish më shumë nga rastet që deklaron Bill Gates, sipas shkencëtarëve të fushës, ndaj e kemi për detyrë të zgjohemi dhe të reagojmë” shkruan në artikullin që e recensojmë.

E pavërtetë, vaksinat nuk ndryshojnë dhe as nuk kanë mundësi të interferojnë në ADN-të tona

Është totalisht e pavërtetë se vaksinat kundër Kovid-19 mund të ndryshojnë apo interferojnë në ADN-të tona. Madje, as vaksinat e quajta si vaksina mARN në asnjë mënyrë nuk ndryshojnë ose bashkëveprojnë me ADN-në tuaj.  Vaksinat e mARN-së i udhëzojnë qelizat tona se si të krijojnë një proteinë që shkakton një përgjigje imunologjke dhe pastaj menjëherë tretet. Kjo ndërton imunitet kundër virusit që shkakton Kovid-19. Në atë mënyrë vaksina mARN (d.m.th., udhëzimet nga vaksina) nuk hyn kurrë në bërthamën e qelizës, e cila është vendi ku ruhet ADN-ja jonë.

Kjo teori është kundërhstuar disa herë nga ekspert botërorë

Profesori Jeffrey Almond nga Universiteti i Oksfordit  për BBC kishte deklaruar se vaksina Pfizer përdor një fragment të materialit gjenetik viral ose mARN.

Kur mARN-ja injektohet në trup, kjo nuk ndikon në ADN-në e qelizës njerëzore në kurrë farë mënyre, tha ai.

MSK qendra për kancerin thekson se mARN-ja shpërbëhet pas 72 orësh dhe eliminohet nga trupi dhe nuk depërton aspak në bërthamën e qelizës (ku ndodhet ADN-ja). 

Aleanca për vaksinimin GAVI, në mënyrë eksplicite thekson se vaksinimi nuk do shkaktojë ndryshime në ADN-në tuaj. 

Më pas, në këtë video autori ju “rekomandon” prindërve që të mos vaksinojnë fëmijët e tyre kundër virusit korona për shkak të kohës së shpejtë që janë krijuar këto vaksina, sipas tij, qëllimi i vaksinave është vetëm fitimprurës dhe jo për shlndetin publik.

“Miliona njerëz supozohet se duhet të vaksinohen. Kjo ndërmarrje është totalisht e papërgjegjshme. Unë dua t’u rekomandoj prindërve të mos lejojnë që fëmijët e tyre të vaksinohen, as edhe ata vetë të mos vaksinohen, me një vaksinë që është bërë, krijuar, në një kohë të shkurtër dhe qëllimshëm. Kjo është veçse fitimprurëse për disa.” thotë autori në këtë video.

Studimet flasin ndryshe!

Vaksinat e autorizuara nga institucionet kompetente janë totalisht të sigurta për fëmijët dhe shkencëtarët këtë e kanë pohuar vazhdimisht. Madje të gjitha studimet janë në favor që edhe grupmoshat e reja të vaksinohen në mënyrë që të mbrohet shëndeti publik.

Pfizer bëri një studim me 2,268 fëmijë në atë grupmoshë të cilët morën dy doza me tre javë diferencë, disa të një placeboje, disa të vaksinës me dozë të ulët. Çdo dozë ishte një e treta e sasisë së dhënë për adoleshentët dhe të rriturit.

Ekspertët llogaritën se vaksina me dozë të ulët ishte gati 91% efektive. Asnjë nga fëmijët e pati rast të rëndë infektimi, por të vaksinuarit kishin simptoma shumë më të lehta sesa të pavaksinuarit.

Për më tepër, fëmijët e vegjël që iu nënshtruan dozave të ulëta zhvilluan nivele antitrupash që luftojnë koronavirusin po aq të larta sa adoleshentët dhe të rinjtë që kanë marrë dozat e rregullta. Ky informacion është i rëndësishëm duke pasur parasysh se shtrimet në spital të fëmijëve kryesisht të pavaksinuar arritën nivele rekord muajin e kaluar.

CDC raportoi se edhe pse rastet me variantin delta u shtuan në mes të qershorit dhe shtatorit, vaksinat Pfizer ishin 93% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital mes moshës 12 deri në 18 vjeç.

Studimi i Pfizer mbi fëmijët më të vegjël arriti në përfundimin se vaksinat me doze të ulët rezultuan të sigurta, me efekte anësore të ngjashme ose më të lehta të përkohshme, si dhimbje krahu, ethe ose dhimbje të tjera që kanë pasur adoleshentët. Studimi nuk është aq i gjerë sa të mund të identifikojë ndonjë efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë, siç është inflamacioni i zemrës që ndodh herë pas here pas dozës së dytë, kryesisht te të rinjtë.

Autori i këtij “lajmi” pretendon se vaksinat kundër Kovid-19 do të ndikojnë drejtpërdrejt tek riprodhimi, sipas tij, edhe kompanitë e prodhimit të vaksinës janë koshiente për këtë.

“Nuk e dimë gjithashtu nëse materiali gjenetik do të jetë i importueshëm edhe tek sperma e femrës dhe e mashkullit, gjë që është e mundshme. Edhe vetë kompanitë e prodhimit të vaksinës janë koshientë për mundësinë e alternimeve, interferencave dhe transformimeve gjenetike. Dhe sërish është shumë e mundshme të ketë ndikim direkt tek riprodhimi” shkruan në lajmin që e recensojmë.

Edhe kjo rezulton të jetë e pavërtetë!

Ekspertët thonë se nuk ka asnjë provë se vaksina do të rezultojë në sterilizimin e grave.

Rebecca Dutch, kryetare e departamentit të biokimisë molekulare dhe qelizore të Universitetit të Kentucky, sqaron për AP se:

“Edhe pse syncytin-1 dhe proteina s kanë disa karakteristika të ngjajshme, ato janë krejt të ndryshme në detajet që njohin antitrupat. Për më tepër, vaksina që po zhvillohet nga Moderna, Pfizer dhe BioNTech, kanë për bazë përcjelljen e ARN-së , i cili i tregon trupit se si të prodhojë proteina s dhe trajnon sistemin imunitar për të identifikuar virusin e vërtetë. Ato nuk përmbajnë synctyn-1”- shpjegon Dutch.

“Ideja që qendron pas kësaj teknologjie është se të dy vaksinat përmbajnë sekuenca të ARN-së e cila bënë kodifikimin për proteinën s të virusit SARS-COV2”- shprehet Matthew Frieman, profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Universitetin e Meriland.

Jacob Yount, profesor në Universitetin e Ohios është njohës dhe studiues i proteinave syncytin, ai madje studion edhe proteinat syncnytin që gjenden në virusin SARS-CoV2. Shkencëtari thotë se vaksinat anti-COVID19 nuk përmbajnë proteina syncyn1.

Ndryshe, këto pretendime se vaksinat mund të shkaktojnë sterilitet janë hedhur poshtë edhe nga autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut si dhe nga kompanitë të cilat kanë krijuar vaksinat, në bazë zë studimeve të cilat i kanë realizuar për këtë çështje.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.