Një raund dezinformatash në relacionin Sofje-Beograd-Shkup me një prirje tipike ruse

Фото: принтскрин од „Не се страхувай с Васил Василев“

Rruga nëpër të cilën rrjedhin narrativat disinfo ruse është e njohur – nga Rusia në Serbi, pastaj në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Këtë herë për ndryshim, burimi është nga Bullgaria fqinje. Orteku nis nga emisioni “Mos u tremb me Vasil Vasilev”, më pas përhapet nëpër tabloidet serbe, e arrin edhe në profilet maqedonase në Facebook.

 

Shkruan: Matej Trojacanec

edicionin e javës së kaluar të emisionit në gjuhën bullgare “Mos ki frikë me Vasil Vasilev” („Не се страхувай с Васил Василев“), gazetari dhe prezantuesi Vasilev tha se rënia e “regjimit ukrainas” është afër. Nga ky emision, i cili zgjat njëzet e pesë minuta, janë përzgjedhur vetëm disa segmente dhe janë transmetuar në tabloidet Informer.rs dhe WebTribune.rs. Teksti, i cili është tërësisht identik në të dyja portalet, më pas shpërndahet nga profilet maqedonase në rrjetin social Facebook, duke dërguar një mesazh tendencioz dhe manipulues:

Dështimi ukrainas do të godasë më së shumti Biden dhe demokratët në Shtetet e Bashkuara. Humbja e Zelenskit do të çojë në humbjen e tyre të rëndë në zgjedhjet presidenciale, kushdo qoftë kandidati i Partisë Demokratike…

Zgjedhja e një demokrati si president kërkon një angazhim të quajtur Ukraina për të rënë në harresë dhe për ta zëvendësuar atë me një luftë fitimtare për Amerikën. Mund të duket e çuditshme, por disa demokratë në Shtetet e Bashkuara janë gati t’i vënë flakën gjysmës së botës vetëm për të shmangur humbjen e Shtëpisë së Bardhë. Shpërqëndrimi nga Ukraina ishte i mundur vetëm me ndihmën e një lufte tjetër [Izraeli dhe Palestina ].

Mesazhet kryesore janë të qarta – politikat e Perëndimit kanë dështuar, kolapsi i Ukrainës është i afërt, demokratët amerikanë po “sakrifikojnë” ushtarë ukrainas për të qëndruar në pushtet. Këto janë narrativa klasike të Rusisë dhe Kremlinit që përdoren për të shtrembëruar pamjen reale duke përzier të vërtetat dhe gënjeshtrat. Dhe pjesët që veçojnë Infomer dhe WebTribune nga emisioni i Vasilev nuk janë zgjedhur rastësisht. Në veçanti, për shkak të faktit se mesazhet janë në favor të politikës së tyre editoriale – qartësisht pro-ruse, me imazhe të bujshme të kopertinave dhe tituj klikimesh – Vasilev paraqitet si një burim i besueshëm. Dhe, për shkak se portale të tilla gjejnë audiencë besnike në Maqedoni, ato shpërndahen rregullisht në rrjetet tona.

Ndikimi rusSerbi është i njohur, veçanërisht në krijimin dhe transmetimin e dezinformatave. Vendi ka vite që është nën ndikimin e fortë rus – ka selitë rajonale të Rasha Today dhe Sputnik në Beograd, dhe për shkak të njohjes së gjuhës serbe në rajon, është i përshtatshëm për përhapjen e dezinformatave te fqinjët. Në këtë kuptim, Parlamenti Evropian paralajmëroi që në vitin 2022 se Serbia është “qendra e shpërndarjes” për përhapjen e dezinformatave në Ballkanin Perëndimor. Edhe organizata joqeveritare për promovimin e idesë euroatlantike, Iniciativa Atlantike, theksoi se propaganda ruse gjen terren pjellor në Serbi dhe për këtë kanë shkruar një pjesë të mediave, përfshirë Dojçe Vele, France 24, e të tjera.

Në këtë rast, ajo që është domethënëse është se burimi i narrativave të tilla proruse është nga një vend tjetër – Bullgaria. Tani “megafonin rus” e ka Vasil Vasilev.

Një vallëzim mes faktit dhe trillimit

Ajo që mungon në raportimet e tabloideve serbe është se në emisionin e përmendur Vasilev tenton të frikësojë publikun e tij në disa raste. Ai thotë se në Uashington është thirrur ministri i Mbrojtjes, Todor Tagarev, se sipas direktivës së SHBA-së, Bullgaria do të duhet të pranojë kontingjente të reja amerikane dhe se kjo i hap dyert për vendosjen e bombave atomike në territorin e tyre. Vasilev pohon gjithashtu se e gjithë kjo po bëhet pa pëlqimin e popullit. Sipas Vasilev, qëllimi i Shteteve të Bashkuara është ta bëjnë Bullgarinë armike në sytë e Rusisë. Dhe, siç thotë ai, në rast të një konflikti bërthamor, Bullgaria do të bëhet objektivi kryesor i raketave ruse.

Po humbasim edhe copat e fundit të sovranitetit, thotë Vasilev.

Por ai nuk citon asnjë burim, thjesht thotë “po e zbulojmë”. Pra, nuk është e mundur të kuptohet se për çfarë burimi bëhet fjalë, nëse është konfirmuar nga një burim tjetër i pavarur, apo ndoshta në fund të fundit është i sajuar.

Është gjithashtu e rëndësishme të thuhet se nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar as nga Bullgaria dhe as nga SHBA në lidhje me pretendimet e Vasilev se Bullgaria do të presë armë bërthamore amerikane. Meqë ra fjala, fqinji ynë lindor nuk është ndër pesë shtetet që kanë armë bërthamore amerikane. Dhe nuk citon asnjë burim, thjesht thotë “po e kuptojmë”.

Kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, këto ditë presidenti amerikan Joe Biden tha në një konferencë për shtyp: 

Nëse largohemi – nëse tërhiqemi dhe Rusia mund të mbajë sulmin e saj dhe të rrëzojë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit? Çfarë mendoni se do të ndodhë në Poloni e në Hungari me Orban? Dua të them, seriozisht, mendoni për të. E ndryshon dinamikën …

NBC raporton gjithashtu se situata në Ukrainë mund të komplikohet. Sipas këshilltarëve të Bidenit, Rusia mund ta fitojë luftën brenda disa javësh ose muajsh në rastin më të mirë.

Por këtu është e rëndësishme të dihet rrjedha kohore e ngjarjeve. Vasilev e publikoi këtë spekulim më 16 janar, Biden mbajti një konferencë shtypi më 19 janar dhe NBC ndau lajmin më 20 janar. Që do të thotë se është e pamundur që Vasilev të ketë shkarkuar – përdorur këtë informacion dhe më pas ta rrotullojë (spinoj) atë në avantazhin e tij.

Le të përmendim gjithashtu se Vasilev përdor narrativa klasike antiperëndimore dhe pretendon se sovraniteti i Bullgarisë do të shkatërrohet për shkak të pranimit të “diktateve perëndimore”, duke përmendur dy shembuj kryesorë.

E para është se për shkak të “fobisë ruse të naftës”, Bullgaria, e cila ishte eksportuesi kryesor i energjisë në rajon, tani jo vetëm importon nga Maqedonia e Veriut, por do të duhet të importojë karburant edhe nga Kazakistani dhe vendet e tjera në një nivel më të lartë çmimi që do të duhet ta paguajnë qytetarët bullgarë.

Shembulli i dytë i përmendur nga Vasilev është se vlerat e hapjes dhe tolerancës do të çojnë në pranimin e emigrantëve që do ta kthejnë Bullgarinë në vendin “e tyre”, sepse “ata do të lindin fëmijë”. Çfarë është në vijën e të ashtuquajturit Teoria e “Zëvendësimit të Madh” – një teori konspirative raciste dhe e ekstremit të djathtë që thotë se për shkak të rënies së lindshmërisë së njerëzve “të bardhë”, ata do të zëvendësohen demografikisht dhe kulturalisht nga racat “jo të bardha”, përgjithësisht duke iu referuar vendeve me një popullsi kryesisht myslimane.

E gjithë kjo përfaqëson një taktikë klasike të “ngjalljes së frikës”, pra vendosjes së spekulimeve të pabaza për një rrezik specifik, të supozuar – hipotetik. Për të mos thënë se sa hipokrite tingëllon që Vasilev pohon, ndryshe nga vetë emri i emisionit: “Mos ki frikë me Vasil Vasilev”.

Dhe së fundi, ajo që mund të konkludohet është se mënyra se si Vasilev e pozicionon mesazhin e tij është plotësisht identike me “mbjellësit e mjegullës” . Një ortek teorish konspirative, më pas një sërë të pavërteta, rrëfime klasike të “Perëndimit kundër Rusisë”, të cilat ai i ndërthur me mjeshtëri dhe i përhap në televizionin kombëtar dhe përmes kanalit të tij në YouTube. Dhe, është fare e sigurt se kjo nuk do të jetë hera e fundit që Vasilev shfaqet në rrjetet sociale të rajonit me skenarë të tillë konspirativë me aromë ruse.


 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.